Të braktisurit
Autori i Lajmit: red.
Prof. Asoc. Dr. Ago Nezha
Me ndryshimin e pronësisë, krijimin e pronës private, ekonomisë së tregut dhe iniciativës së lirë, në vëndin tonë kanë lindur mardhënie të reja ekonomiko-shoqërore, ku individi, në raport me kolektivin, zë vënd qëndror, shpreh aftësitë krijuese e fantazinë e vet dhe vë në lëvizje dijet tekniko-shkencore e energjitë potenciale që zotëron. Ndryshimi i sistemit, solli pështjellime të mëdha në sektorin e bujqësisë, ku për shumicën e specialistëve pati një kosto të lartë morale dhe ekonomike. Ata u ndodhën në udhëkryq. Të befasuar në “semaforin” e papunësisë, ishin para një prove të madhe. Një pikpyetje që kërkonte përgjigjie, për format e mbijetesës. Një pjesë u ndodhën në rrugët e papunësisë, dikush në rrugët e kurbetit, të tjerë u përplasën me dallgët e jetës për të gjetur shtigje të pa njohur e të pa shkelur, për të sfiduar këtë braktisje e padrejtësi shoqërore. Specialisëtët e bujqësisë, gjithmonë janë gjendur të privuar e të “persekutuarit e profesionit”, që u është dashur të përballen me vështirësi serioze, si dje edhe sot. Por, kurrë nuk janë ankuar e kthyer në qaramanë. E kanë përballuar jetën me dinjitet. Një ndër këta specialistë të braktisur në shoqërinë e tranzicionit, ishte edhe Agim Rameta, i cili punon e jeton në Maminas të rrethit të Durrësit. U ndodh para një prove të vështirë jetësore. Do përballej me shumë të papritura. Në këtë arenë peripecish, do dukej se kush do mund t i rezistojë. Një realitet i hidhur. Një situatë e mjergullt. Një “semafor” ku nuk ka as një orientues që të hapi dritën jeshile e të tregojë rrugën se nga duhet të kalosh, vështirësitë e pengesat që të kanë dalë përpara. Këtë situatë e sfiduan ata specialistë që kishin një formim profesional të lakmushëm, nivel të lartë kulturor, një strukturë morale dhe dinjitet njerëzor të palëkundur para çdo pengese. Ishte ky kontigjent, që kishte largpamësi për të parë dritën në fund të një tuneli të pa njohur. Si kudo edhe në zonat rurale trashëguam një varfëri ekonomike të mjerushme, mungesë eksperience për ekonominë e tregut, resurse të pa administruara e motivuara nga pikpamja shoqërore. Ndryshimi i sistemit ekonomiko-shoqëror, i nxori specialistët e bujqësisë të zhveshur nga të gjitha vlerat, intelektuale, morale e shoqërore. Ata u ndien të braktisur, të çorientuar. Shumica e tyre morën rrugët e kurbetit. Të tjerë u futën në punë të rëndomta. Fare pak e gjetën vehten në punët e bujqësisë. Ata që qëndruan në frontin e vështirë të bujqësisë, treguan se kanë një vizion të qartë për rrugën që nisën në biznesin e inputeve bujqësore. Bujqësia, si një degë prioritare për vëndin tonë, ka hapësira për t u angazhuar një kontigjent i madh aktorësh profesionalisht të aftë e pse jo, edhe amatorë e pasionantë që kanë një ambicje e dëshirë për të bërë investime kapitale të fuqishme në tokat e tyre. Këtë dukuri e ndeshim të sukseshme në mjaft ferma në zonat rurale. Po të monitorosh veprimtarinë e Agim Rametës, që nga hapat e para që ka nisur rrugën e biznesit, shohim një dinamikë tepër aktive. Ai e ka nisur biznesin si një “cigan”, me një trastë të hedhur krahë-qafë, që për mentalitetin patriakal shqiptar, quhej turp për një specialist të shkolluar. Për psikologjinë e shqiptarit, trasta ishte simbol i përbuzjes. Në metaforën shqiptare, për një të varfër thuhej: “i mbeti trasta në krah”. Nuk e besonte kush që udhëtari me një trastë në dorë, një ditë do të ngarkonte anije e trena me inpute bujqësore, që do ushqente e furnizonte tregun bujqësor, për të përballuar nevojat dhe kërkesat e fermerit. Kjo situatë përligji faktin se trashëguam shumë specialistë të lartë të bujqësisë, me një begraund dhe kapital profesional të admirushëm. Shpërbërja e sistemit, nxori në një treg anarkik resurset e sistemit të centralizuar, që u thithën nga një grup njerëzish, që ditën t i administrojnë e manaxhojnë, për të nxjerrë fitime e akumulime, për të ndërtuar një biznes privat. Agim Rametës, jeta i mësoi si të eci me kujdes, me hapa të sigurt, duke mos i djegur etapat. Në filozofinë e tij, udhëhiqej nga parimi që suksesi nuk kërkon zhurmë, por punë. Me një punë këmbëngulëse, të palodhur, insistuese, ambicioze, për të arritur majat e suksesit. Ai shkeli rrugën e pa njohur. Fillimisht vështirësitë ishin të shumta. Ishin vështirësi të njohjes, të mungesës së eksperiencës, të varfërisë së fermerit, të mungesës së mjeteve monetare e materjale, të njerëzve që me guxim u futën në rrugën e vështirë të biznesit. Ishte një nismë e vështirë. Ekzistonte një dilemë se si do zhvillohet bujqësia në kushtet e ekonomisë së tregut, ku mekanizmi funksionues është: kërkesë-ofertë. Në momentet e para të pluralizmit, bujqësia ishte në një krizë identiteti. Nuk po orientohej dot se si do funksionojë, kush do ta manaxhojë, çfarë strukture do të ketë,etj. dilema të pa njohura. Fshatari që u pagëzua me emrin fermer, nuk dinte se çfarë ishte ferma familjare, si do ndodhte ndryshimi në jetën e tij. Ndryshimi social-ekonomik dhe organizativ i familjes fshatare, bëhej në një terren të panjohur. Këtë dekor të ndryshimeve të jetës së fshatarit, e njohu dhe e administroi mirë specialisti Agim Rameta, duke parë se fshatarët e konvertuar në fermerë, të pa orientuar në ekonominë e tregut, kishin kërkesa për inpute bujqësore që të zhvillonin bujqësinë në rrugë ekstensive. Jo vetëm Durrësi, por edhe rajonet e tjera të vëndit, ishin të orientuara për tu furnizuar në dinamikë me plerat më të domosdoshme. Ky sfond ishte shtysa që e nxiti Agim Rametën, fillimisht të hapte një farmaci bujqësore. Aktiviteti i tij hodhi shtat, falë punës këmbëngulse e me besim në veprimtarinë që filloi. Nga person fizik, shumë shpejt kaloi në person juridik me firmën “Arli- International”. Ky ishte një subjekt që mishëronte kontributin familjar. Dhe vetë emri i firmës përbëhet nga bashkimi i inicialeve të pjestarëve të familjes, e shoqëruar me një mbiemër me nuanca kombëtare. Një foshnjë kur lind, kërkon kujdes, shërbim e përkushtim të vazhdueshëm, derisa të rimbëkëmbet. Dhe këtë obligim nuk e kurseu për t i dhënë jetë firmës që krijoi. Ai fillimisht sakrifikoi kënaqësitë personale dhe privilegjet që të jep prona private dhe fitimi, për ta shtuar e fuqizuar atë më tej. Këtë synim e arriti shpejt, me një punë sistematike. Gama e biznesit të tij sot është mjaft e gjërë. Ai tregëton farëra të ndryshme, fidanë, plehra kimike, pesticide, etj. Në themel të punës së tij, Agimi ka vendosur ndershmërinë, korrektësinë, mardhënjet njerëzore me gjithë stafin që punon e drejton firmën. Fillimisht aleancat dhe marrveshjet i realizoi me subjekte private vendore. Më vonë e zgjeroi vështrimin dhe vizionin, duke kapërcyer kufijtë kombëtarë, duke u lidhur e bashkëpunuar me kompani të huaja. Emrat e tyre kanë ardhur vazhdimisht duke u shtuar në librin e firmës “Arli-International”. Në këto vite të jetës së firmës, ai ka regjistruar mardhënje me firma të njohura si “Sipcam-oxon” në Milano të Italisë për pesticide, “Giannoçaro” në Bari, për fidana frutorë, “ Euralis” në Francë, për farën e misërit, “Sementilarosa emanucle” në Andria të Italisë, për farërat e perimeve e luleve, “Eftimadhis” në Greqi, për pesticide,etj. Këtë “krushqi” që ka bërë me këto firma, e ka prej disa vjetësh dhe mardhënjet e tyre janë tepër korrekte, në lidhje të ndërsjellta. Në “gjëndjen civile” të firmës, ka të regjistruar gjithë këto emra që e pasurojnë dhe e garantojnë suksesin në çdo hap të veprimtarisë së tij. Rruga e biznesit është garë që fitohet nga ata aktorë që bashkëveprojnë me ekspertë të kualifikuar, të përkushtuar e të orientuar drejt objektivit që ka përcaktuar qartë lidershipi i firmës. Trinomi që ka krijuar biznesmeni Agim Rameta, midis aparatit të firmës, specialistëve dhe fermerëve, është një unitet dialektik që të çon pashmangshmërisht drejt suksesit. Arritjet dhe ndryshimet dinamike të rezultateve që shënohen çdo vit, i ka promovuar në panaire e ekspozita kombëtare e ndërkombëtare, për ta bërë të interesuar klientelën që është e fokusuar për të njohur tregun e inputeve bujqësore. Për njohjen, përhapjen dhe përgjithësimin e eksperiencës të kompanisë “Arli-International”, janë përdorur të gjitha format dhe mjetet e informacionit,të shkruar, gojor dhe vizual. Kompania synon ta zgjerojë veprimtarinë e saj, duke shtuar dhe futur lloje të reja inputesh, në strukturën e tregut. Krahas drejtimit të firmës private, Agim Rameta prej dy vjetësh drejton edhe në rrugë shtetërore Drejtorinë e Ujrave të rrethit të Durrësit. Përvoja e tij si drejtues, e ka bërë të suksesshëm si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Megjithë arritjet e deritanishme, tedenca është që të rritet shkalla e informacionit me të gjitha format dhe mjetet e mundshme. Nga ana e kompanive private, duhet vlerësuar më shumë roli i informacionit, si një mjet i fuqishëm në qarkullimin e mallrave dhe si një shtysë që e çon përpara prodhimin. Në këtë kontekst, duhet të rritet shkalla e investimeve në drejtim të informacionit, për t i dhënë një frymëmarrje më të madhe zhvillimit dhe gjallërimit të sektorit privat, si promotorr i arritjeve të standarteve të larta në sektorin e bujqësisë.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2009