Vendoset sot për kodet e sigurisë dhe kamerat
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot projektvendimet për miratimin e modelit të kutisë së votimit, kutisë së materialeve zgjedhore dhe kodeve të sigurisë që do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Ndonëse ka qenë në rendin e ditës, KQZ, me kërkesë të përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj, shtyu për në mbledhjen e radhës shqyrtimin e këtij projektvendimi. Gjonçaj kërkoi shtyrjen me arsyetimin se nuk është njohur në kohë me materialet që shoqërojnë këtë projektvendim. Sipas projektvendimit, përmasat, transparenca dhe elementet e sigurisë në kutinë e votimit do të jenë të njëjta me ato që u përdorën për zgjedhjet vendore më 2007, çka do të thotë se KQZ do të përdorë kutitë e 2007-ës edhe në zgjedhjet e 28 Qershorit. Kutitë e vjetra do të rivihen sërish në përdorim, pasi kanë rezultuar të përshtatshme dhe tepër të sigurta. Kodet e sigurisë që u përdorën për mbylljen e kutive të votimit në zgjedhjet lokale, edhe pse janë në gjendje në magazinën e KQZ nuk do të përdoren në zgjedhjet e qershorit, pasi mund të përbëjnë rrezik për ecurinë e procesit elektoral. KQZ pritet të vendosë sot për blerjen e kodeve të reja me elemente të tjera sigurie në sasinë 90 mijë copë. Ndërkohë që në rendin e mbledhjes së sotme është dhe përcaktimi i modelit për tabelën e rezultateve, mënyra e organizimit të punës për personelin e përkohshëm si dhe kamerat që do të përdoren në qendrat e votimit për monitorimin e procesit. Pas përcaktimit të vendimit për to, pritet shpallja e tenderit për blerjen e këtyre materialeve. Gjatë mbledhjes së zhvilluar dje është shtyrë dhe miratimi i memorandumit të mirëkuptimit mes KQZ-së dhe Këshillit të Ministrave ku përcaktohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni që përgatit, mbikëqyr dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Miratimi i tij do të bëhet pas marrjes së ok nga qeveria.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2009