Rreziqet që kërcënojnë ekonominë shqiptare
Autori i Lajmit: red.
Rreziku i dobësimit të monedhës dhe pasojave që kjo mund të ketë tek sistemi finanicar ekziston edhe në Shqipëri. Ky nuk është një rrezik i ri për sa kohë që pjesa më e madhe e kreditimit është në valutë të huaj
“Fondet e kontigjencës nuk duhen shpenzuar, por duhet të ruhen për të financuar buxhetin në rast se të ardhurat do të bien, çka ka shumë gjasa të ndodhë”
A do të pësojë rritje ekonomia shqiptare gjatë vitit 2009, kur pjesa më e madhe e vendeve më të zhvilluara të botës parashikohet të kalojnë një krizë të rëndë financiare?
Ish-shefi i misonit për Shqipërinë, Gerëin Bell, i mbërritur këto ditë në Tiranë shprehet skeptik në lidhje me shifrat e rritjes ekonomike të vendit tonë, që janë parashikuar të paktën 3.5 %.
Deklarata e Gerëin Bell
“Nuk mund të thuash kurrë se çfarë do ndodhë. Me të dhënat që kemi deri tani, ne mendojmë se Shqipëria do të ketë rritje, por kjo ka një marzh të lartë pasigurie. Në fillim ne parashikonim 6 për qind, në nëntor e ulëm në 3.5 për qind dhe në një intervistë që kam dhënë para pak kohësh thashë se edhe kjo shifër ka nevojë të rishikohet në ulje. Nuk e dime çfarë do të na thonë shifrat pas dy apo tre muajsh. Pra, ka shumë pasiguri, gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Bell.
Kriza
Vendet e Evropës Qendrore dhe asaj Juglindore po preken fort nga kriza aq sa së fundmi po etikotohen si epiqendra e saj, ku pasoja më e rrezikshme që po shfaqet është ajo e zhvlerësimit të shpejtë të monedhave. “Ne po e shohim këtë në disa vende të tjera të rajonit. Rreziku i dobësimit të monedhës dhe pasojave që kjo mund të ketë tek sistemi finanicar ekziston edhe në Shqipëri. Ky nuk është një rrezik i ri për sa kohë që pjesa më e madhe e kreditimit është në valutë të huaj. Por, në një farë mënyre Shqipëria i ka paraprirë kësaj situate. Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë të kujdesshme duke vënë kushte, duke vendosur provigjone të larta dhe kushte të tjera sigurie dhe një pjesë e mirë e atyre që kanë kredi në valutë, kanë edhe të ardhura në valutë, çka e limiton këtë rrezik”, theksoi Bell. FMN, thotë se kjo situatë delikate, kërkon ruajtjen me çdo kusht të stabilitetit buxhetor duke dhënë dhe sugjerimet përkatëse për qeverinë. “Fondet e kontigjencës nuk duhen shpenzuar, por duhet të ruhen për të financuar buxhetin në rast se të ardhurat do të bien, çka ka shumë gjasa të ndodhë. Paratë nga privatizimet të mos përdoren për investime të reja, por të vihen në funksion për të kompesuar buxhetin. Sa u takon lehtësirave fiskale për sektorë të ndryshëm duhet të bëhet kujdes, sepse nëse do të lehtësoni një sektor rrezikoni të merrni paratë nga të tjerët dhe t ja jepni atij. Por, kryesore është të ruhet buxheti dhe të ndërmerren politika të matura, sidomos në këtë vit zgjedhjesh”, theksoi Bell.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2009