PS: “Berisha, kryeministri që u dha prona vetëm familjarëve e miqve”
Autori i Lajmit: red.
Ka reaguar menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë Partia Socialiste, duke thënë se kryeministri Berisha u dha pronat vetëm familjarëve dhe miqve të tij. Në një deklaratë publike anëtari i Asamblesë Kombëtare, Ilir Gjoni, ka thënë se “Partia Socialiste denoncon edhe një herë mashtrimin e radhës së kryeministrit Berisha, lidhur me pronat në përgjithësi e pronarët e vjetër në veçanti. Në qoftë se ka një qeveri që ka abuzuar me të drejtën e pronës e me pronarët e vjetër, është qeveria e Sali Berishës, i cili do të mbahet mend si Kryeministri që pronësoi e pasuroi familjen e miqtë e familjes, ndërkohë që korrupsioni me pronat publike e private në qeverinë e tij kapi nivele të frikshme. Ne i kërkojmë Sali Berishës të fokusohet tek garantimi i të drejtës së votës më 28 qershor, sepse pronarët e vjetër, ashtu si gjithë shqiptarët, nuk presin asgjë nga Sali Berisha, veç daljes së tij nga zyra, ku nuk ua ka zgjidhur, por ua ka shtuar hallet”,- përfundoi Gjoni në daljen e tij publike për mediat.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2009