E Shtunë, 31 Tetor 2026

A duhet një EULEX në çdo vend me ligj të frikësuar?

Me duket një përcaktim interesant iEULEX-it ai i dhënë nga e përditshmja britanike “TheIndipendent”, duke shprehur se ka për mandat të “trimërojë” sundimin e ligjit në vendet ku ka mungesë të tij.

Shtrohet pyetja: A ka ndonjë tregues të prekshëm qëpërcakton se në cilët shtete të Evropës, madje dhe anëtare të Bashkimit Evropian, që ligji është 'frikësuar' dhe duhet një EULEX?

Nëse 'trimërimi' i ligjit i besohet një xhandari mbareuropian, i cili domosdo ka një kosto jo të vogël, atëherë pse janë të nevojshëm xhandarët vendalinj, që e 'frikësojnë' ligjin dhe që nuk mëshojnë pak mbi kurrizin e taksapagueseve? A ka simbiozë: 'Shtet i pavarur' - EULEX?!

A është problematike 'trimërimi' i ligjit vetëm për shtetin e ri të Kosovës, apo ka shumë shtete ku ligji përdhunohet çdo kohë dhe është bërë tejet invalid? Shembujt janë të shumtë, por ai më i freskëti është Greqia fqinje, e cila kohët e fundit pësoi një cunam të vërtetë, sigurisht sepse thika po shkonte në palce dhe pasiguria nga mos 'trimërimi' i ligjit po merr përmasa të papërmbajtshme.

Dhe këto përgjegjësi duhet t’i mbajnë përfaqësuesit e shtetit demokratik dhe jo EULEX-et! Nëse me përgjegjësimendohet se terapia EULEX do të jetë e suksesshme, kjo terapi duhet bërë në shumë shtete të sëmurë, brenda apo jashtë BE-së, ku ligjit i është futur frika në palcë. Ligji nuk frikësohet nga interesa etnike, siç thuhet për Kosovën sinjë shtet multietnik (ka shumë të tillë), sedo kishim deripërplasje shtetesh me etni të ndryshme.

Madje, edhe në Kosovë, siç e citon edhe “The Indipendent”, kjo gjë nuk ka ndodhur, me përjashtime sporadike. Ligji, kam bindjen sefrikësohet nga korrupsioni, klanet, mosmenaxhimi i mirë i pasurive shtetërore, nga mbjellja e urrejtjeve politike, fetare, nacionale, etj. Nëse BE-ja në Kosovë bën një eksperiment me modelin EULEX, nuk e dimë si është modeluar ky eksperiment, megjithatë, përgjigjësinë e mban ai që ka planizuar eksperimentin, por popujt s'kanë kohë dhe durimtë suportojnë eksperimente, kur dihet tanimë se kush quhet shtet dhe ai do respektuar dhe do forcuar demokratikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›