Obama bën emërimet e reja, kinezi Stephen Chu, Sekretar për mjedisin
Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama ka emëruar Stephen Chu, fituesin e çmimit Nobel për fizikën në vitin 1997, si Sekretar të Energjisë kur administrata e tij të marrë drejtimin më 20 janar.
Dr Chu tha se sfidat mjedisore, me të cilat përballej bota nuk duhet të nënvlerësoheshin, por ato nuk ishin të pakëpërcyeshme: "Ajo që do të bëjë bota në dekadën e ardhshme do të ketë rrjedhoja të jashtëzakonshme që do të zgjasin për shekuj."
"Është e domosdoshme që të fillojmë pa vonesë. Presidenti i zgjedhur Obama ka krijuar kushtet për ta çuar vendin përpara me optimizëm, qetësi dhe vendosmëri." "Me këto virtute SHBA-ja dhe bota mundet dhe do të triumfojë mbi sfidat ekonomike, të energjsë dhe të ndryshimeve të klimës," tha zoti Chu.
Duke njoftuar emërimin e tij presidenti i zgjedhur, tha se prioritetet e administratës së re ishin për t'i dhënë fund varësisë së Amerikës ndaj naftës së huaj dhe të luftonte ndryshimet e klimës.
Ai tha se megjithë një numër politikash të Uashington, varësia e Amerikës ndaj furnizimeve me energji është rritur në një kohë që burimet e botës po shteronin.
Presidenti i zgjedhur tha gjithashtu se kishte mundësi pafund për të krijuar vende pune në industrinë e mjedisit.
Ai njofoti se Carol Browner, ish kreu i Agjencisë për Mrojtjen e Mjedisit në presidencën Clinton, do të koordinonte politikat e Shtëpisë së Bardhë për energjinë dhe klimën.
Zoti Obama emëroi Lisa Jackson, aktualisht kreu i Shtabit për guvernatorin e Nju Xhersit, si drejtuese e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Nancy Sutley, zv/kryetaren e Bashkisë së Los Anxhelosit si kryetare e Këshillit për Ambjentin në Shtëpinë e Bardhë.