E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naimi thoshte: E ditë më të mira paskëtaj do të vijnë

"Çdo popull ka qeverinë që meriton", - ka thënë babai i demokracisë amerikane dhe asaj botërore, Abraham Linkolni. Ushqyesit, ndriçuesit, punëdhënësit tanë, në vend të mirëqenies, për të cilën paguhen, na ngopin me... dosje. T’i hapim apo të mos i hapim! T’i hapim .... yrysh milet! Të mos i hapim, se bëhet hataja milet! T'i hapim, të mos i hapim! E lagu, s'e lagu !

Çdo popull ka politikanët që meriton!? Dje, sot, nesër."E ditë më të mira paskëtaj do të vijnë", - thoshte Naimi. Kur!? Këtë e kemi në dorë vetë. E vetmja armë është vota e lirë e qytetarëve të lirë! Peshojeni mirë votën para se ta hidhni vëllezër (!?) Mos hani dosje vëllezër! Mos pini dosje vëllezër! Mos u ndriçoni me dritën e dosjeve të pahapura vëllezër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›