E Shtunë, 31 Tetor 2026

A e zhvati letersia e Kadarese gegerishten

Real-kultura/ Ne ciklin e zberthimit analitik qe Arshi Pipa i ben gjuhes se njesuar shqipe ShNjL pas prezantimit ne librin e tij Politika e gjuhes ne Shqiperine socialiste botimet Princ si gegerishtja u be gjuhe praktikisht e vdekur nga ndryshimet strukturore me poshte paraqesim dy ane e para si eshte unifikuar ne shqipen e njesuar letrare gegerishtja dhe toskerishtja letrare dhe zberthimi i kumteses qe mbajti Androkli Kostallari si udheheqes grupi per variantin e njesuar ne Kongresin famekeq te Drejtshkrimit me 72

I ashtuquajturi njesim i gjuhes shqipe Arshi Pipes ne monografine Politika e gjuhes ne Shqiperine socialiste i rezulton vetem mashtrim. Pasi nje dite me pare ne standard u hodh nje veshtrim mbi kete liber se si shihet zanafilla e ngritjes se mekanizmit spastrues te gegerishtes ne emer te fushates policore staliniste per te krijuar sistemin Shqipe e Njesuar Letrare sot do te verejme se Pipa kalon ne raste konkrete te kesaj skeme. Si eshte unifikuar ne shqipen e njesuar letrare gegerishtja dhe toskerishtja letrare Qe nis heret.

Gjuha e folur dhe e shkruar prej partizaneve gjate Luftes Nacionalclirimtare qe ishte toskerishtja eshte thelbi i reformes ku eshte bazuar ShNjL per njesimin. Pipa i referohet pothuaj ne gjithe logjiken e tij Janet Byronit kur me 1976 ai mori ne analize rastin e shqipes ne standardizimin e gjuhes.

Fjalia qe sjell Pipa nga Byroni eshte

Toskerishtja perben berthamen burimore te shqipes standarde. Kur udheheqja toske shtiu ne dore pushtetin ajo ngriti dialektin e vet te perpunuar por modelet e shkruara te rendesishme toskerishte letrare ishin te larmishme kjo shpjegohet pjeserisht me historine e gjate te perdorimit te toskerishtes se shkruar dhe pjeserisht me prejardhje te ndryshme te shkrimtareve letrare toske. Perpunimi me dashje i variantit letrar ne socializem i ka ngritur shkalle-shkalle disa elemente te ketyre modeleve deri ne krye te vendit dhe ne te njejten kohe ka transformuar e njesuar dialektin letrar. Si pasoje e perpunimit funksionet e zgjeruara vecanerisht ai politik-ideologjik si dhe ndryshimet ne gramatike e leksik berthama e toskerishtes letrare fitoi tipare te cilat tani pas gati tri dekadash ndryshimi te planifikuar e bejne ate te dallueshme por njekohesisht edhe vazhduese te toskerishtes letrare e cila u shkrua ne vigjilje te clirimit e gjate viteve te para te qeverisjes revolucionare. Kesisoj gjuha kulturore e Shqiperise rreshqiti nga sistem policentrik dyvarianteshhellip ne sistem monocentrik. Ne vazhdim te ketij transformimi gegerishtja letrare u zbrit shoqerisht nga nje variant i larte ne nje variant te ulet. Eumlshte fakt i mirenjohur se gegerishtja ka shkuar duke e bjerre perdorimin e saj letrar qe prej vitit 1944 e ketej.

Pipa analizon pas kesaj leshimet qe gegerishtja ka bere ndaj toskerishtes nen emrin e ShNjL duke mberritur ne rezultatin se jane vetem nja dy forma foljore qe u moren hua nga geget pa kapercyer ne sistemin e saj. Nga ana tjeter studiuesi veren se nuk eshte prekur asnje grime gramatika tradicionale e toskerishtes letrare. Me shume ishin leshime per boshlleqet qe kishte toskerishtja ndaj Pipa thote se i ashtuquajturi njesim ne ShNjL ka qene vetem nje mashtrim.

Gjuha shqipe e njesuar ndoshta nuk ka pasojen vetem se duhej perdorur politikisht e perdhunshem ne kufijte shqiptare. As pse nje grup gjuhetaresh e perkrahen ate per krijimin e modelit stalinist ne politiken e gjuhes. Nese do te vazhdonim logjiken e Pipes kjo do te ishe me e pakta pasi rrjedhoja e pasoja kane ngulitjen e tyre ne kohe. Mendojme se kete kerkonte te deshmonte mes te tjerash Pipa kur pas denoncimit se si fjalori i Kostallarit duhej praktikisht te hynte ne histori. Instrumenti me natyral qe do te sherbente per kete ishte letersia. Ndaj ne krahasimet e tij Pipa hidhet ne gjuhen e shkrimtareve per te pare se si gegerishtja ka bere leshimet sipas te gjitha direktivave staliniste mbi njesimin e shqipes.

Noli Konica dhe Kadare jane kaviet per krahasim te dallimeve te Pipes per te na dhene nje perllogaritje statistikore se pse gjuha shqipe eshte nje dhe e vetme ne strukturen e vet te thelle edhe pse dy dialektesh ne strukturen e siperfaqes. Prej tyre Pipa veren se cfare leshimesh ben nje shkrimtar gege ndaj toskerishtes. Referenca e ketyre leshimeve gjithnje eshte fjalori i Kostallarit ai qe udhehoqi ne krijimin e gjuhes staliniste duke verejtur se ky perdor ne raport perqindjesh te larte gegizma . Per ta konkretizuar eshte Kadare si shkrimtar qe shkroi letersine nen diktature e per pasoje edhe rrjedhojat e gjuhes se njesuar teorite e saj mund te ishin ilustruar apo instaluar mbi te. Pipa e paraqet rastin e Kadarese si shkrimtarin me tipik toske. Ne fragmentin e romanit Kronike ne gur qe merret per referim Pipa konkludon se Kadare e ka mbushur me fjale gege disa prej te cilave te toskezuara. Kadare fut ne pune me bollek leksikun gege e madje perdor edhe frazeologji gegehellip dhe me raste fuqizon fjalen toske me te barasvlershmen e saj gegehellip

Po te vihet re ne kete liber Pipa merr shembuj te mirefillte letrare dhe analiza e tij mund te sherbeje edhe si histori letersie e realizmit socialist qe perflitet pa arsye aq shume. Pra mjafton sipas pasqyres se Pipes qe diktatura prodhoi Kadarene.

Nga hulumtimet e tij Pipa nxjerr se ne nje kohe qe gegerishtja letrare ka dhene ndihmese thelbesore ne afrimin e dialekteve - vecanerisht ne te shkruarit e e-se pazane gege sipas rekomandimeve te Komisise Letrare te Shkodres lsquo16-lsquo17 - toskerishtja letrare me perjashtim te Konices nuk i eshte pergjigjur ndersjelltas.

Perfundimi eshte Deri ne Kongresin e Drejtshkrimit me lsquo72 per te perhapur shqipen e njesuar letrare pjesa e gegerishtes e trupezuar ne ShNjL ishte e tille sa te gjitha grimcat e saj te marra se bashku nuk mund te krahasohen me leshimet qe ajo i beri toskerishtes letrare vetem ne te shkruarit e e-se pazane. Pipa merr edhe shembuj nga Camaj per te cilin thote se perdor shume vecanti te ShNjL-se por duke na orientuar drejt parathenies qe Camaj ka bere tek Gramatika shqipe heq cdo aludim qe mund te krijohet se ai perqafoi reformen e ShNjL-se. Pipa na thote se Camaj mbetet shkrimtar gege me gjithe leshimet e tij bujare ndaj toskerishtes.

Per percaktimin e njesimit te dialektit letrar toske Pipa perdor fjalen arnim per te treguar se jo vetem prapashtesat kane mbyllur boshlleqe te sistemit fonologjik ne toskerishten letrare por edhe pse ato stonojne me prapashtesat toske behet fjale per -ue -ueshem me tosket -ua -uar. Jane dy dele te zeza mes kopese se bardhe - thote Pipa. Huajtja e elementeve gramatikore prej nje dialekti te shqipes per te arnuar tjetrin eshte nje praktike mjaft e diskutueshme.

Pikerisht ketu behet diskutimit i madh i eliminimit te nje prej dialekteve. Nese Jokli te cilin e citon Pipa thote per kete rast se gjuha shqipe e perbashkethellip dhe nderthurja e dialekteve jane dy gjera te ndryshme vete studiuesi yne do te jepte pergjigjen se ceshtja me e rendesishme eshte nese perzierja e dialekteve qe con ne eliminimin e njerit prej dialekteve letrare ekzistuese te shqipes mund te quhet shqipe e njesuar letrare. Metafora e kalit dhe e kaloresit riaftesohet serish tek Pipa per te treguar kur dikush i hip nje kali kushti eshte se ai kale duhet te jete i gjalle. Ne rastin tone kali eshte i ngordhur - konkludon Pipa.

Kur Konica shante

Shenim Ne letren e tij te 9 dhjetorit 1908 drejtue Hristo D. Qiriazit Konitza shperthen inatin e tij kunder organizatoreve te Kongresit te Manastirit te cilet ai i quen xhonturq. Letra ka stilin e tij abraziv ndersa ban deshmi edhe per mendsin e tij elitare por edhe raciste Ju shkruani mbajet pe. Kto forma perdoren vetem ne nji gjuhe teper vulgare sermo proletarius e folun plebejsh njerezit e kulturuar shkruajne mbahet prej. Gjithashtu ju shkruani vejyere degjonete te parete. E keni gabim sepse 95 e fjaleve shqipe jane paroksitone. Ju cobanet smund te rrini pa i vene nga nje bisht cdo fjale duke i shtuar nje e tingull i cili ne toskerishte numrohet per rrokje. Ne kete menyre ju i transformoni fjalet nga paroksitone parafundore ne proparoksitone tejfundore ju i ndrroni vecorite dhe natyren gjuhes. Keshilla ime eshte qe te kruani nga veshet hallvane qe ju kane zene ne menyre qe te degjoni me mire. Ahere ju do te merrni vesh se njerezit qe nuk jetojne ne vathe thone degjonet te paret etj.

Albania 11 1907 f. 99.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›