A është Shqipëria në kushtet e Pluralizmit të Dytë?
27/02/2005 Një deklaratë e lëshuar nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi elektoral në Fier, sipas të cilit, Shqipëria është në prag të një Pluralizmi të Dytë, përveçse një terminologji e re, përmban në thelb një konceptim të ri, për fazën në të cilën ndodhet sot politika shqiptare. Në fakt kjo teminologji është përdorur për herë të parë në shtyp nga deputeti socialdemokrat, Gaqo Apostoli, por ka kaluar pa u vënë re aq sa duhet, në opinionin shqiptar.
Shqipëria ishte vendi i fundit evropian që e fitoi pluralizmin politik pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Që nga viti 1991, në Shqipëri janë zhvilluar deri më sot 5 herë zgjedhje parlamentare dhe në të gjitha rastet shumica parlamentare ka qenë absolute në favor të një partie të vetme. (pa marrë parasysh standardet e proceseve zgjedhore, një herë ka fituar PP, dy herë PS dhe dy herë PD). Në pamje të parë, në konceptin e pluralizmit më të konsoliduar sot në botë, fitorja absolute e një partie në zgjedhje jo vetëm që nuk përbën ndonjë problem, por mund të konsiderohet si rasti më i mirë për të pasur një qeverisje të konsoliduar. Sot në vendet më të zhvilluara, maxhorancat në shumicën e rasteve janë absolute, madje shumica të tilla kërkohen dhe imponohen edhe nga ligjet elektorale përkatëse. Kështu ndodh psh., në SHBA, Angli dhe disa vende të tjera europerëndimore, ku mbizotërojne ligjet elektorale të pastra maxhoritare, ose ato mikse me një prag të lartë elektoral për proporcionalin.
Por, ndryshe ka ndodhur në disa nga vendet me demokraci të reja, të pazhvilluara dhe të pakonsoliduara. Maxhorancat absolute më shumë se stabilitet në qeverisje kanë bërë efektin e kundërt. Shqipëria është një nga vendet më tipike, ku mund të konstatohet ky lloj efekti, pra ku këto lloj maxhorancash, shpeshherë shumë të thella, më shumë se stabilitetit në qeverisje i kanë shërbyer autoritarizmit në rritje. Po të shikojmë më kujdes zhvillimet politike të viteve të tranzicionit, arrijmë në konkluzionin se maxhorancat absolute në Shqipëri, në vend që të krijonin stabilitet në qeverisje, kanë krijuar stabilitet në autoritarizëm. Kësisoj, këto maxhoranca jo vetëm që nuk kanë pasur efektin e duhur qeverisës, por i kanë shkaktuar Shqipërisë trauma të rënda, të shoqëruara me vonesa të mëdha në integrimin e saj evropian. Në vitin 1991, PP mori pushtetin absolut nëpërmjet presionit psikologjik dhe në frymën e së kaluarës së gjatë, por ky pushtet i pambështetur nga faktori ndërkombëtar nuk u pranua as nga shqiptarët. Për pasojë, Shqipëria shkoi në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1992, të cilat u fituan po në shifra absolute dhe në mënyrë të pastër nga opozita e përfaqësuar nga PD. Por ky pushtet nuk u menaxhua si dhe sa duhet. Pasojë e tij ishte kriza paszgjedhore e vitit 1996 (ku PD rezultoi se kishte fituar mbi 80% të vendeve në parlament) - e cila erdhi për shkak se këto zgjedhje nuk u njohën as nga opozita e asaj kohe dhe as nga faktori ndërkombëtar - dhe më pas kriza e fajdeve e vitit 1997. E njëjta gjë ndodhi me socialistët, të cilët fituan absolutisht zgjedhjet e vitit 1997 dhe 2001, zgjedhje këto që u kontestuan nga opozita, por u qujatën si të pranueshme nga faktori ndërkombëtar, por që nuk shërbyen për të kapur ritmin e duhur për integrimin e Shqipërisë në BE.
Gjatë procesit politik që ka ndodhur në Shqipërinë e tranzicionit, partitë kryesore kanë pësuar disa herë çarje të brendshme, që kanë çuar në krijimin e forcave të reja politike. Por asnjëra prej këtyre forcave, që janë provuar në zgjedhje, deri mës sot, nuk ka arritur të krijojë relevancë në jetën politike shqiptare. Kështuqë, vazhdimisht PS dhe PD kanë qenë dy forcat më të mëdha politike në vend, të shkëputura shumë nga forcat e tjera, të cilat kanë shërbyer vetëm si satelitë politikë. Por, shumëkush mendon se në politikën shqiptare gjatë vitit 2004 kanë ndodhur ndryshime esenciale, në kuptimin e balancimit të forcave. Çarja e madhe e PS-së dhe dalja e LSI-së nga e majta, si dhe rigrupimi në të djathtë e disa forcave, nën drejtimin e pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu, në kushtet e ligjit elektoral ekzistues (ku 40 deputetë dalin nga proporcionali), sipas të gjitha gjasave mund të shmangë për herë të parë fitoren absolute të një force politike të vetme, kushdoqoftë ajo. Askush nuk mund të thotë që kjo nuk do të ishte një gjë e re për politikën shqiptare, pavarësisht se si do t’ja vërë emrin. Kjo gjë natyrshëm që do të sillte zhvillime të reja, e më së pari thyerjen e binomit politik Nano–Berisha, ose binomit PS-PD. Këtu nuk është momenti për të diskutuar shumë gjatë rreth pozitivitetit apo negativitetit, që mund të sjellë ky realitet i ri në politikën shqiptare. Por, sidoqë të rrjedhin ngjarjet, një gjë do të ishte shumë pozitive, autoritarizmi absolut politik në Shqipëri do të merrte fund. Pra, do të mbyllej dhe Kapitulli i Parë i politikës së tranzicionit (ose Pluralizmi i Parë), brenda të cilit mund të lexosh mbizotërimin e autoritarizmit politik, të vendosur mbi një bazë anarkie, pasojë e të cilit ishin krizat, trazirat, korrupsioni, trafiqet, monopolet, nepotizmi i theksuar, mungesa e sigurisë dhe e drejtësisë etj. E nëse kjo fazë do të etiketohej si Pluralizmi i Dytë, nuk besoj se do të bëhëj ndonjë gabim, as formalisht dhe as në koncept.
Nuk është se në Shqipëri nuk do të ketë, apo nuk duhet të ketë, fitore absolute të një force politike në të ardhmen dhe se kjo gjë do të konsiderohej jo e mirë. Pra, nuk duhet keqkuptuar problemi në përgjithësi, fitorja absolute e një partie nuk do të thotë që është një gjë e keqe, ndërsa e kundërta një gjë e mirë. Por, deri tani procesi në Shqipëri ka ecur në një mënyrë të tillë që maxhorancat e ripërsëritura absolute kanë prodhuar autoritarizma të shoqëruar me pasoja për shqiptarët. Për këtë arsye, maxhoranca të tilla duhet të pushojnë së jetuari, për t’ja lënë vendin në fillim tri ose katër polaritetit dhe më pas për të krijuar një demokraci të konsoliduar, brenda së cilës as maxhorancat absolute dhe as individët e veçantë të mos mund të kontrollojnë jetën politike dhe ekonomike në Shqipëri si të duan dhe kur të duan. Pikërisht për këtë gjë mendoj se ka ardhur koha, dmth., procesi politik ka mbetur pikërisht në këtë pikë. As shqiptarët dhe as faktori ndërkombëtar, momentalisht nuk shikojnë një forcë apo një figurë të vetme politike, të konsoliduar, që mund ta besojnë dhe mund ta mbështesin absolutisht.
Pluralizmi i Dytë (natyrisht s’mund të ketë pluralizëm të tretë e më tej, siç përpiqet të ironizojë dikush, pasi maxhorancat ose janë absolute, ose jo absolute), mund ta çojë Shqipërinë drejt një faze të rinovimit në koncept të politikës shqiptare, të mënyrës së të bërit politikë, të përfaqësimit politik të shtresave dhe të ravijëzimit të qartë të vetë spektrit të politikës shqiptare, që do të thotë se do ta zbresë politikën nga “stratosfera”, ku është sot dhe do ta çojë më afër qytetarëve shqiptarë.