E ç’dinë për Shqipërinë ata që njohin vetëm Shqipërinë?
27/02/2005 Përfytyroni një grup fëmijësh të shkollës tetëvjeçare, që kanë futur në rreth shokun më të plogësht të klasës dhe e vërtitin mes tyre, sa nga njëri në tjetrin, si top volejbolli! Sa dëgjova që Kryeministri turk, gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë, kishte kërkuar që të rishikoheshin tekstet e historisë – ide e hedhur më herët në treg nga Athina – ky ishte imazhi, ndoshta më i afërti me realitetin, që më erdhi rrufeshëm në mendje, lidhur me ato që po luhen në kurrizin e Shqipërisë së imët e të varfër nga këto dy shtete. Kjo ndodhi për arsye se kujtesa u ndal te kujtimet shkollore, qoftë si nxënës e qoftë si mësues, por, në qoftë se përfytyrimi shtyhet edhe më larg në histori, ajo ç’po ngjet sot me vendin tonë është diplomaci po aq sa ishte diplomaci shpërngulja e çamëve apo rrethimet e njëpasnjëshme të Krujës. Ju lutem për durim derisa të shpjegohem.
Qysh nga lufta e parë, që ka ndodhur në historinë e njerëzimit e deri te marrëveshjet dypalëshe e shumëpalëshe, që mbyllen me shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje përpara kamerave në ditët e sotme, qëllimet e palëve të përfshira në këto beteja ka qenë vetëm një: përfitimi ekonomik si dhe fama e përkëdheljet e tjera të sedrës së vogël njerëzore, që sjellin me vete fitoret. Por, ka një ndryshim në gjithë këtë vijueshmëri mijëra, apo miliona vjeçare: teknika. Në bisedimet dypalëshe e shumëpalëshe më të lashta janë përdorur shpatat, mandej armët me barut, që mbusheshin nga gryka, pastaj armët automatike e më së fundi gjithfarëllojesh armësh, përfshi edhe ato kimike, atomike, si dhe ajo më e padukshmja: diplomacia.
Asnjë nga perandorët më të përgjakshëm të historisë, qoftë edhe më mizori, nuk u nisën në fushatat e tyre shfarosëse, pasi vinin tellallët të hapnin lajmin se ushtria do marshonte të vriste qindra, mijëra apo miliona njerëz. Para këtyre nismave në arenën ndërkombëtare, aq sa e lejonte teknika e komunikimit dhe shkalla e kultivimit të propagandës së kohës, gjithë prijësit e fushatave barbare bënin me dijë popujt e tyre se do t’i sillnin vendit atë e këtë vend të ri nën zotërim, kaq e aq sipërfaqe, atë e këtë përfitim material, e në fund, lavdinë e kurorës së tyre. Madje, edhe një nga maskrat më të para të dokumentuara – aq sa mund të dokumentohet në letërsi, historia e Iliadës – gjenocidi i pashoq në historinë e njerëzimit, që shkatërroi një shtet të tërë nga themelet, nuk kishte qëllim fshirjen e Trojës nga harta, por kapriçion e sedrës së lënduar të një mbreti: rrëmbimin e Helenës.
Historia e tillë ka qenë, e tillë është, dhe kështu ka për të qenë: diplomatike së jashtmi, e përgjakur në brendi. Sepse, në qoftë se largojmë nga trupi Versaçet, Armanit, Niket e Adidasit, nëse mbetemi krejt lakuriq, do të vëmë re që nuk kemi asnjë ndryshim nga gjyshërit, qoftë edhe nga majmuni – përjashto fukarallëkun në qime dhe bollëkun në egoizëm. Ndërkohë që ndodh krejt e kundërta me brezat “gjenetikë” të armëve: nga arma më e sofistikuar te gjyshja e saj, thika, apo edhe më tej, ndoshta leva e Arkimedit – evoluimi është tragjikisht mahnitës.
Pikërisht duke lexuar këto dy paralele të evoluimit, shoqëria shqiptare duhet të bëjë kujdes në hapat që hedh, sidomos në politikën e jashtme. Kur turqit vijnë në Shqipëri dhe kërkojnë rishikimin e historisë, para se të bëjnë kërkesa të tilla “dashamirëse”, bëjnë mirë të sjellin me vete edhe dokumentet që dëshmojnë se ushtritë otomane e rrethuan Krujën, duke mbajtur në duar trëndafilë. Përderisa një fakt të tillë nuk e kanë folur as kronikanët turq të kohës, e meqë Daguerre – shpikësi i fotografisë – lindi tre shekuj më vonë, seç u bënë fushatat e Portës së Lartë kundër Arbërisë, nuk ka pse të dalin pasardhësit e tyre – pa kurrëfarë dokumenti veç dëshirës – dhe të kërkojnë nga stërnipërit e palës së dëmtuar që të ulin shifrën e viktimave të kryqëzatave, të pakësojnë numrin e betejave, të thonë që masakrat na sollën të mira, apo edhe më keq, që Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ka qenë një prijës dështak ose, që të kënaqet edhe më shumë Kryeministri Erdogan & co, të themi se Heroi ynë Kombëtar nuk ka ekzistuar fare.
Edhe grekëve, që i ka zënë më herët meraku për mënyrën se si e shkruajnë shqiptarët historinë e tyre, ashtu si edhe turqit, nuk u pikon në zemër për fatin e fëmijëve tanë që do t’i mësojnë gjërat shtrembër, por që t’i gëlltitin në mënyrën që i pëlqen Athinës. Në qoftë se ato që thuhen në librat tanë të historisë për rilindasit e helmuar nga kisha greke nuk janë të vërteta, atëherë, cili ishte qëllimi që Greqia, menjëherë me hapjen e vendit në ‘90-ën, e dërgoi Kryepeshkopin nga Athina? Pse nuk e dërgoi, fjala vjen, në Rumani, apo një vend tjetër ish-komunist? Kohët dhe mjetet kanë ndryshuar, qëllimi ka mbetur po ai: ndihma fillimisht, ndikimi më tej, tjetërsimi i butë më së fundi: si gjumi i ofruar nga narkoza.
Shqiptarët kanë një mijë e një arsye për të mos e rishkruar historinë sipas qejfit të të tjerëve – natyrisht as mos të fusin gjëra nga xhepi – e po kaq argumente për të kërkuar edhe ato që ju takojnë, fjala vjen, pronat e çamëve, pa ju dridhur qerpiku. Për këtë po jap një shembull.
Në njërin nga fjalorët e mi të anglishtes, atë më të vëllimshmin, dy metër e katër gisht larg tavolinës ku shkruaj, botimi i vitit 1954, gjendet një fjalë, e cila flet shumë për problemet që jam duke prekur: Elgin Marbles – mermerët e Elxhinit. Mermerët janë katër skulptura greke të Akropolit, që, midis viteve 1803-1812, janë çuar në Angli nga konti Elgin, ish-ambasador anglez në Stamboll. Ka dyqind vjet, sidomos pas pavarësisë së Greqisë e këtej, që qeveritë greke janë në luftë diplomatike me Londrën që këto mermere të kthehen në Athinë, me preteksin e përkatësisë fillestare, ndërkohë që konti Elgin i ka marrë me lejen e Portës së Lartë, nën administrimin e së cilës ishte Athina asokohe. Pas viteve tetëdhjetë të shekullit XX e këtej, kjo betejë është përshpejtuar edhe më, dhe vetëm dy vjet më parë, gjatë kohës që unë jetoja në Angli, u hap sërish ky debat. Ajo ku unë doja të dilja është kjo: po çamët, a nuk kanë të drejtë të kërkojnë pronat e tyre? A nuk kanë ata të drejtë të bëjnë atë që bën Athina për do copa mermer, që, në fund të fundit, janë të lëvizshme? Dhe a do të pranonin grekët sikur anglezët t’u kërkonin ta shkruanin më butë historinë në lidhje me statujat? Ndërsa për rishkrimin e historisë – diçka që e kam lexuar nga një arkeolog italian – grekët kanë goxha përvojë: pas pavarësisë, menjëherë i prishën minaret e ndërtuara nga turqit në Akropol.
Mund të ketë nga ata që, pasi kanë arritur në këtë pikë të leximit, të më quajnë patriot të sëmurë. Gjen me shumicë qytetarë të thjeshtë e nga ata në sferat më të larta në hierarkinë shtetërore që kanë alergji nga kjo fjalë. Por janë të gabuar, me këtë nxjerrin në pah një tjetër të metë të vetën: mungesën e identitetit. Po qe se kjo fjalë do të ishte e frikshme, atëherë – pos sjell një shembull nga pika e referimit që e kanë fort për zemër shqiptarët e sotëm – presidentët amerikanë nuk do të thoshnin pas çdo fjalimi publik me rëndësi “Zoti e bekoftë Amerikën!”, por do të luteshin që Ai të bekonte, fjala bie, Kinën apo Somalinë. Po është e vërtetë që me “patriotizmin” kanë abuzuar edhe Hitleri, Millosheviçi, Napolon Zerva e të tjerë, por edhe ata që e injorojnë krejt këtë ndjenjë fisnike janë po aq të dëmshëm për popujt e tyre.
Dhe neve s’na i kanë fajin politikanët, më së pari është fajtore gjithë shoqëria. Në qoftë se këtu do të kishte një reagim shoqëror të fuqishëm, nga ato qendra ku vërtetë fjala ka peshë, të zgjedhurit tanë një herë në katër vjet do të bindeshin me të vertetë për përkohshmërinë e tyre.
Shkrimtarët shqiptarë, më së shumti ata që kanë një farë emri, zihen e grihen më keq se deputetët në kongresin e tyre dhe nga kongresi në kongres nuk kanë dalë kurrë me një deklaratë kundër apo pro lajthitjeve që na shohin sytë në këtë vend. Fjala bie, të kishin bërë një letër të hapur si Lidhje për abetaren, për grevën e pedagogëve dhe mësuesve, për hapjen apo moshapjen e dosjeve, për shoqatat që marrin leje për të hapur kurse kompjuteri dhe bëjnë mësime fetare, për fëmijët e mitur që janë vënë nën shënjestrën e sekteve fetare dhe mandej varin veten, për të drejtat e shkelura të autorëve dhe përkthyesve, për rishikimin e historisë me dëshirën e shteteve që kanë ndikuar që, vende-vende, kujtesa jonë të jetë e hidhur, e një pafundësi problemesh të tjera. Po kështu akademikët, të cilët guxuan të ngrenë krye vetëm për rrogat e tyre, për herë të parë në kaq shumë vite dolën na koma, për të na bërë me dijë se ata nuk paguhen mirë, ose që organi i cili komandon veprimtarinë e akademikëve shqiptarë është stomaku. Nuk bëjnë përjashtim as pedagogët e universiteteve, që u siguruan se rrogat do të ngriheshin dhe u kthyen aty ku kishin qenë, në heshtje. Ku kanë qenë gjatë gjithë kësaj kohe pedagogët e historisë, po hartuesit e teksteve të historisë, po mësuesit e historisë në shkollat e të gjitha niveleve? Ku i kanë deklaratat publike? Mund të duken pa rëndësi këto deklaratat, por s’duhet të jemi dembelë të shkruajmë ca fjalë, aq më pak të tregohemi naivë: ato do të tregojnë se në cilin drejtim fryjnë erërat dhe vetëm kështu, nëpërmjet një presioni të fuqishëm, drejtuesit e anijes do të marrin masat të rregullojnë pozicionin e velave, ose do të zhtyen për t’i ngrysur ditët nën shoqërinë e peshkaqenëve.
Edhe ca prononcime që bëhen për shtypin më tepër janë të nxjerra me grep nga nuhatja, sakrifica dhe kurajua e disa djelmoshave e çupëlinave nëpër gazeta dhe televizione, të cilët, sa ndodh ndonjë gjë që nuk shkon, nisen me qiri në dorë të gjejnë se ç’do të thotë gjyshi Godo – cilidoqoftë problemi. E mandej gjithçka gëlltitet nga indiferenca dhe heshtja e moshës së mesme: të lindurit, të rriturit e të mpakurit në komunizëm, prindërit e tyre.
Thonë se Kryeministri e kishte hequr statujën e Skënderbeut nga zyra, gjë që ende nuk është konfirmuar, por kjo nuk e shpëton familjen mikëpritëse nga inferioriteti që tregoi gjatë vizitës së Erdoganit. Bahskëshortja e Nanos u vesh me shami si homologia e saj për disa minuta – por edhe ajo kohë mjafton për të na shfaqur para syve një çast nojma nga historia jonë e hidhur: aq minuta myslimanizëm në jetën e gruas që në takime nuk përfaqëson veten, por gruan shqiptare, janë të barazvlerëshme me pesë shekuj otomanizëm në jetën e një kombi.
Vetëm kështu, duke e parë historinë e sotme me të shkuarën në sfond, mund ta kuptojmë se si rishkrimi që donin t’i bënin me shpatë historisë sonë sulltanët është i njëjtë me atë që duan të bëjnë edhe pasardhësit e tyre me gomën e lapsin. Sulltanët ia arritën deri-diku qëllimit, mbijetoi gjuha shqipe e do zakone, por nuk duhet të harrojmë se me ndërrimin e fesë kemi rishkruar historinë sipas qejfit të Stambollit. Sidoqoftë, jo vetëm që nuk duhet të na vijë turp nga historia jonë, por edhe ato gjëra që s’na pëlqen duhet t’i pranojnë ashtu siç janë dhe të hetojmë shkaqet që çuan në ekzistencën e tyre, por kurrsesi – në asnjë mënyrë! – nuk duhet të lejojmë të hiqen shkronja nga librat. Gjithë atyre që e shikojnë pa të keq iniciativën e rishkrimit të historisë, apo indiferentëve të të gjitha llojeve e të një mijë e një arsyeve, pëlqej t’ju kujtoj, të perifrazuar, një thënie të një shkrimtari anglez, që në mos gaboj, është Kiplingu: “E ç’dinë për Shqipërinë ata që njohin vetëm Shqipërinë?” ose: “ǒdinë për Turqinë e Greqinë ata që njohin vetëm Turqinë e Greqinë?”, apo: “ǒdinë për historinë ata që njohin vetëm të sotmen?”.