E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një shtet nuk mund të mbahet pa vjeljen e taksave

27/02/2005  Edi Rama kundër strategjive të PD

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka përfituar nga një takim në Mirditë, për të hedhur poshtë strategjitë e PD-së për heqjen e taksave biznesit të ri. Sipas kryebashkiakut, "ky është një premtim absurd, dhe një gënjeshtër e radhës, shumë herë më e madhe se të parat. Kjo argumentohet me faktin se vetëm në qytetin e Tiranës, 80 për qind e investimeve i kam mbuluar dhe vazhdoj t´i mbuloi me taksat që mbledh bashkia, ndërkohë që 20 për qind mbulohen me fonde të tjera të akorduara nga ana e Qeverisë, apo shoqatave të ndryshme. Është e pafalshme që në një shtet të mos mblidhen tatimet, siç pretendon Doktori apo kryeministri, që pretendon të vij në pushtet, pasi nuk mundet që një bashki apo shtet të ndërtohet pa vjeljen e tatimeve". Këtë deklaratë, kreu i Bashkisë Tiranë e ka bërë në Mirditë në vazhdim të turit të takimeve të tij në Veriun e vendit. Rama ka sqaruar së qëllimi i takimeve që po zhvillon kohët e fundit dhe veçanrësiht në Veri bëhet që t'i japë "një impuls të ri politikës shqiptare, për të hyrë në Evrpoën e qytetëruar. Politikanët e sotëm kanë harruar që i kanë votuar, duke ftohur marrëdhëniet me votuesit, duke mos marrë takime me ju dhe vazhdojnë të qëndrojnë indiferentë". Rama ka mbështetur idene e bashkëpunimit të të gjitha forcave politike për interes të zhvillimit të vendit. "Unë e shikoj se mund të bashkëpunohet edhe me opozitën e sotme, por siç e dini ky bashkëpunim ka munguar dhe do mugojë, përderisa do të jetë në krye Doktori". Rama është shprehur se është për një bashkëpunim më të madh për integrimin e vendit mes të gjitha forcave të politikës, por aktualisht asnjë nga politikanët nuk e ka këtë kurajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›