Kështu Khomeini Polli Osamën

27/02/2005 Amerika u besoi sauditëve dhe Pakistanit, por gaboi. Nga viti 1979 deri më 11 shtator 2001
22 vitet e mëpasme me gabime janë të kuptueshme në dritën e fjalëve që ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Andrew Young, shqiptoi menjëherë pas marrjes së pushtetit nga ana e Ajatollahut: “Jam gati të vë bast se Khomeini do të pranohet si shenjtor ditën në të cilën, me të kaluar kriza aktuale, do të mund t’i vlerësojmë mirë peshën e ideve të tij!”
Të mbledhura dhe të integruara midis tyre, strategjia rajonale saudite dhe ajo pakistaneze, me delegimin e plotë të Shteteve të Bashkuara e të Evropës, kanë prodhuar me dashje, në tryezë, marrjen e pushtetit nga ana e talebanëve në Kabul dhe aleancën me Osama Bin Laden
Për të kuptuar se si ka ndodhur që Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar kanë toleruar prej vitesh regjimin e talebanëve në Kabul dhe në mënyrë të bujshme kanë nënvlerësuar rrezikshmërinë e Osama Bin Laden, duhet shikuar në baltovina të tjera injorance. Parasëgjithash është e domosdoshme të vihet në dukje mbështetja që Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi i kanë dhënë dekada me radhë Arabisë Saudite (pa kuptuar se ideologjia e saj e regjimit ishte tashmë e barsur me monstrat e Al Kaedas) dhe për disa vjet Pakistanit, të Muhammad Zia ul Haq, dhe më pas të Pervez Musharraf. Pikërisht në thelbin e regjimit të Pakistanit, në “revolucionin islamik të kadifenjtë” që vendosi Zia ul Haq, mbështetet në fakt këmba tjetër i ideologjisë së Al Kaedas.
Të mbledhura dhe të integruara midis tyre, strategjia rajonale saudite dhe ajo pakistaneze, me delegimin e plotë të Shteteve të Bashkuara e të Evropës, kanë prodhuar me dashje, në tryezë, marrjen e pushtetit nga ana e talebanëve në Kabul dhe aleancën me Osama Bin Laden. Ky është një pasazh thelbësor i ndodhisë së terrorizmit islamik dhe sot reduktohet i tëri në një çmim gjaku për shkak të indiferencës totale në brendinë e ideologjive islamike që kanë karakterizuar 80 vitet e fundit.
Afganistani është laboratori artificial, në të cilin “fuqitë rajonale” saudite dhe pakistaneze, në tërheqje të plotë dhe gjithmonë me delegimin e Perëndimit, favorizojnë lindjen e një shteti islamik që është homunculusi i shtetit islamik terrorist. Eshtë teatri i një lufte të ashpër që fillon me pushtimin sovjetik në Krishtlindjen e vitit 1979: sulmi nuk është i kuptueshëm nëse nuk fillohet nga boshllëku i jashtëzakonshëm në strategjinë perëndimore të provokuar nga Revolucioni Islamik iranian dhe nga çekuilibrimi i krijuar në botën arabo–islamike nga paqja e nënshkruar midis izraelianit Menachem Begin dhe egjiptianit Anwar al Sadat.
Në vitin 1979, në harkun e pak javëve, midis shkurtit dhe marsit, kryqëzohen dy kthesa epokale në Lindje të Mesme: mbyllet një cikël historik dhe hapet një tjetër. Gjatë atyre ditëve zhvillohet terrorizmi islamik, ai që njohim sot, i cili del në jetë pas një shtatzënësie 60-vjeçare, i maturuar përpara syve të Perëndimit, totalisht i pavëmendshëm dhe i paaftë, në Shtetet e Bashkuara, ashtu si në Evropë, të kuptojë dinamikat e botës arabe dhe islamike. Aq i pavëmendshëm sa shpesh, në mënyrë të pandërgjegjshme, por të fajshme, të ketë favorizuar pikërisht forcat më fondamentaliste dhe filoterroriste.
Natyrisht, gjatë atyre ditëve, në zjarrin e evenimenteve, askush nuk e ka kuptuar, por është megjithatë e çuditshme që akoma sot, 25 vjet më vonë, shumë pak kuptojnë se gjithçka ka filluar në pak ditët që ndajnë fitoren e Revolucionit të drejtuar nga Ayatollah Ruhollah Khomeini në Iran dhe takimet midis delegacionit egjiptian dhe izraelian për paqen dhe ridorëzimin e Sinait. Takime që do të çojnë në nënshkrimin e marrëveshjes së paqes midis Kajros e Jeruzalemit, midis Sadai e Begin dhe që do ta heqin forcën e vendit më të madh e më prestigjioz arab, Egjiptit, nga lista e dendur e vendeve që duan të shkatërrojnë Izraelin.
Kthesa e Sadat
Gjatë atyre javëve, praktikisht në të njëjtat orë, dy lumenj karstikë dalin kështu në dritën e historisë. Në Egjipt, përfaqësuesi i intransigjencës më të ashpër arabe antihebraike, ai Sadat që i ri kish milituar në “Këmishat e Gjelbra” paranaziste, që konsideronte Adolf Hitler shtetarin më të madh të shekullit, që ka shoqëruar Gamal Abdel Nasser në të gjitha aventurat e tij, nga 1948 në 1967, për të “eliminuar Izraelin nga faqja e dheut”, kryen një kthesë 180 gradëshe. Rikthehet në pozicionet e klanit të palestinezëve Nashashibi, të mundur në Jeruzalem në vitet njëzet, të gatshëm për të kontraktuar në mënyrë të ashpër, por gjithsesi për të kontraktuar, një bashkëjetesë më sionistët. Braktis pozicionet intransigjente, apriorin islamik, që gjithmonë ka motivuar familjes palestinezëve të Huseini, të cilës i përket lidershipi i Myftiut të Madh të Jeruzalemit, që në të vërtetë do të përzërë, për motive religjioze, sionistët nga një Palestinë e konsideruar e “lidhje e përjetshme hyjnore e Allahut me popullin e Islamit”. Bën të tijin pozicioni pesëdhjetëvjeçar të hashemitëve, të Mbretit Feisal I, i cili takoi Chaim Weizmann në vitet njëzet për të diskutuar qetësisht themelimin e shtetit sionist, duke gjetur një marrëveshje. Mbajti të njëjtin pozicion i vëllai i Feisal, Abdullah, Mbret i Transjordanisë, i vrarë nga një doras i Myftiut të Madh palestinez, sepse, pasi ka luftuar ashpër në vitin 1948, po binte dakord me Golda Meir për një paqe definitive me Izraelin. Sadat, ekstremisti panarab, filonazisti, demonstrohet arkitekt i aftë i një kthese epokale. Vendos deri të rriskojë reformën e regjimit të vet, që mbi misionin e shkatërrimit të Izraelit është mbajtur për 27 vjet me radhë. Por fillimisht traktativat e vështira të paqes midis dy ish-ekstremistëve përputhen (Menachem Begin kish qenë kreu i Irgùn-it, organizatë terroriste sioniste, ultranacionaliste, ithtare e një “Izraeli të Madh”), përpara se krahët më luftarake dhe ekstremiste të sionizmit dhe të panarabizmit të vendosin të nënshkruajnë paqen. Bota islamike është tronditur nga revolucioni i papritur khomeinist. Evenimenti shënon dështimin më total epokal, jo vetëm të çdo strategjie amerikane, por edhe të çdo qëndrimi perëndimor ndaj modernizimit të Islamit. Irani i Shahut, regjim që praktikisht shpërbëhet brenda pak muajsh, përballë një revolucioni masash, që kurrë më parë nuk janë parë tjetërkund, në një shekull që megjithëse i quajtur “i revolucioneve, bie në duart e një ekstremisti islamik, Ajatollahut Khomeini, për të cilin askush në Perëndim, përfshi pallatet e pushtetit të Uashington, nuk ia ka dyshuar asnjëherë ekzistencën. Drama është që Irani nuk është vetëm vendi, në të cilin Perëndimi, në veçanti Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca etj., kanë investuar në modernizim në sens ushtarak (ushtria iraniane dhe karta e botës perëndimore për nga forca dhe efikasiteti), por është ai në të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë investuar shumë në kulturë. Në vitin 1979 numërohen mijëra të rinj iranianë, që kanë ndjekur dhe janë diplomuar në universitete evropiane dhe amerikane. Shkëmbimi i dijes, diturive, teknikës midis Perëndimit dhe Iranit ka qenë i pashoq. Kësaj i korrespondon një ndërhyrje e rëndë në tejkalimin e regjimit feudal në bujqësi, zbatuar nga J.F. Kennedy në vitin 1963, që ka prodhuar mijëra fshatarë të zhveshur, për shkak të mizerjes në fshatra dhe që e ka bërë vendin debitor ndaj shteteve të huaja në produkte bujqësore (sistemi feudal garantonte një barazi substanciale në konsume të ulëta), por që ka prodhuar edhe një shtresë fshatarësh mesatarisht të kamur. Jo vetëm kaq, Irani, midis të gjitha vendeve aziatike, ndan vetëm me Indinë, që ka ditur të prodhojë një Mohandas Gandhi dhe një Jawharlal Nehru, primatin e një tradite politike kushtetuese që daton në vitin 1906 dhe që më pas është rritur në përvojën e qeverisë Mossadegh të periudhës 1952–1953, por e gjitha kjo nuk shërben për asgjë: kur regjimi autoritar i Shahut thërmohet, nuk ekziston asnjë forcë reformiste me frymëzim perëndimor që të dijë të zëvendësojë diktaturën e Pahlevit me një sistem të ri marrëdhëniesh politike. Islami fondamentalist i Khomeini hegjemonizon të gjitha forcat politike iraniane, nga komunistët te liberalët, i magjeps, i nënshtron, më pas – me pushtimin e ambasadës amerikane të nëntorit 1979 – i flak tej një e nga një.
Pikërisht në momentin, në të cilën strategjia e Henry Kissinger për Lindjen e Mesme – të shënosh hegjemoninë e Izraelit për të neutralizuar revanshizmin egjiptian – triumfon, megjithëse e zhvilluar nga një Administratë demokrate, e gjithë ngrehina e raporteve të forcës në Great Eastern shembet nën triumfin e revolucionit iranian. Katastrofa që është se askush nuk e kupton rëndësinë e fenomenit, paradoksalisht as edhe kurr mjetet e blinduara sovjetike – pasojë e drejtpërdrejtë e rënies së Shahut – marrin Kabulin. Në mikpritjen që menjëherë Egjipti i Sadat i ofron sovranit të përmbysur, veçanti dukshëm dytësore e ngjarjes, përmblidhet më shumë se një sinjal i rëndësishëm. Sepse mbyllja e mundësisë reale për të “zhdukur Izraelin nga faqja e dheut”, pasuese e mosgatishmërisë së re të Egjiptit për të ndjekur këtë ëndërr nasseriane, është bashkëkohore me marrjen e pushtetit në një vend kyç të skakierës gjeopolitike, Iran, të një sistemi që paraqet si objektiv atë të “zhdukjes nga faqja e dheut” jo vetëm të Izraelit, por edhe të të gjitha vlerave të kulturës dhe të mbrojtjes të të drejtave të njeriut më të shenjta në Perëndim. Gjatë këtyre muajve frenetikë, “dy linjat”, që gjithmonë përshkojnë administrata amerikane ndaj Lindjes së Mesme, janë vënë kështu në provë si kurrë më parë dhe që të dyja dalin të humbura. Katasrofa e presidencës Carter, poshtërimi i shkaktuar gjatë qindra ditëve të pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran dhe mbajtja e pengjeve amerikane, janë simboli konkret i kësaj faze të humbjes. Gjaku i të vdekurve kot në operacionin e Tabas, i dështuar përpara se të tentohej sulmi final për të çliruar pengjet dhe dorëheqja e Sekretarit të Shtetit, Cyrus Vance, janë vula. Lëkundjet e vazhdueshme të pabesueshme të politikës së jashtme amerikane (për të mos folur për atë evropiane) përballë daljes së fondamentalizmit islamik që do të konkludohen më 11 shtator 2001 e kanë fillimin në këto javë, ku duket dukshëm e papërshtatshme si njëra, ashtu dhe tjetra strategji ndaj Lindjes së Mesme, çështjes së naftës, çështjes izraeliano–palestineze, por për 22 vjet asnjëri nuk nxjerr mësim. Janë të njohura aspektet e çmendura të kësaj ndodhie: pas poshtërimit të pësuar nga Jimmy Carter me ngjarjen e ambasadës në Teheran, mbështetja (por nga viti 1982, jo më parë) ndaj Presidentit iraken, Saddam Hussein; katastrofa e Bejrutit, me 225 marinsa dhe 180 parashutistë francezë të vrarë më 23 tetor 1983 nga atentati i kryer nga një hezbollah filoiranian, të cilën e ka pasuar një tërheqje mbresëlënëse nga Libani; më pas, në vitin 1986, “Irangate”-i i pabesueshëm i Kolonelit Oliver North, me trafikun e armatimeve për Teheranin, me qëllimin e vetëm të trekëndëzimit të armëve për antisandinistët në Nikaragua; së fundi, skandali BNL Atlanta me 10 miliardë dollarët, që akoma sot banka italiane paguar për financimet nën dorë për Sadam Husein të dashur nga Shtetet e Bashkuara në vigjilje të pushtimit dhe aneksimit të Kuvajtit nga ana e tij. Një zikzakim shqetësues, i bazuar në analiza ndaj botës islamike dhe arabe totalisht të papërshtatshme. Ky qëndrim ka triumfin e tij në një aspekt pak të njohur, por themelor, në inkubacionin e 11 shtatorit: mbështetjen totale amerikane ndaj islamizimit të Pakistanit nga ana e Gjeneralit Zia ul Haq. Me mbështetjen amerikane, në vitin 1977 ky ka realizuar një grusht shteti në Islamabad kundër “laikut” Ali Bhutto (më pas i varur barbarisht) dhe e orienton me vendosmëri politikën e jashtme pakistaneze drejt aleancës me Shtetet e Bashkuara, në një fazë në të cilën India është gjithnjë e më shumë në sintoni me pozicionet sovjetike. Njëkohësisht, në planin e brendshëm, Zia ul Haq braktis ëndrrën kemaliste të Bhutto dhe arrin të realizojë një “Revolucion Islamik” në kuptimin e vërtetë të fjalës, në formë absolutisht soft. Aleat me lëvizjen ultraekstremiste të Sayyd Mawdudi, me mbështetje të pakët popullore, por e rrënjosur mirë në elitat politika dhe sidomos ushtarake, ul Haq reformon kushtetutën dhe ligjet pakistaneze mbi bazën e më ekstremistes sharia, duke braktisur plotësisht të drejtën e influencuar nga Common Law britanike. Një proces islamizimi të shpallur i shtetit, me futjen e krimeve si apostazia (që do të çojë në emisionin e dënimeve me vdekje për kristianët, autorë të krimeve të opinionit) dhe të më formalit ligj kuranik, të cilit i kundërvihen vetëm sektorët më laikë të vendit. Në vitin 1979 zhvillohet një grevë e bujshme e avokatëve pakistanezë për ta shmangur këtë proces, por nuk arrin asnjë sukses dhe në indiferencën e fajshme të Shtetetve të Bashkuara edhe Pakistani bën një hap të bujshëm prapa në rrugën e mbrojtjes të të drejtave të njeriut. Ajo republikë islamike që Khomeini bën të triumfojë në Iran në zjarrin e një revolucioni, me ngjashmëri të jashtëzakonshme, imponohet në Pakistan nëpërmjet një lëvizje pastërtisht reformatore nga lart. Shtetet e Bashkuara e mbështesin pavetëdije dhe të lumtur, pa kuptuar aspak se çfarë mund të sjellë ai.
Evropa e terrorizuar nga kriza energjetike
Askush në Perëndim nuk provon kuriozitet ndaj atij rizgjimi islamik, që përkufizohet i “moderuar” dhe që në fakt është totalitar e agresiv, as edhe kur ky proces i mallkuar me delegim amerikan ndaj atyre që mendohen si aleatë të moderuar, në gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjetë, do t’i çojë dy shërbimet e tyre sekrete, ISI-n pakistanez të Gjeneralit Ahmad Mahmood dhe Mujhabarat-in saudit të Princit Turki bin Feisal, t’i imponojnë Kabulit talebanët (përsosshmërisht në linjë me Islamin wahabit të Riadit dhe me atë deobandit të Islamabadit) dhe aleatin e tyre Osama Bin Laden. Vetëm pas 11 shtatorit 2001, Gjenerali Ahmad Mahmood do të detyrohet nga Presidenti Musharraf të japë dorëheqjen (por do të vazhdojë t’i influencojë shërbimet), ndërsa Turki bin Feisal do të largohet nga Mukhabarati saudit, me një nuhatje shqetësuese, vetëm 11 ditë përpara Kullave Binjake. Në mungesë totale të një aftësie të çfarëdoshme për të analizuar, interpretuar, kuptuar ideologjitë që lëvizin wahabizmin saudit, ashtu si shiizmin khomeinist (veç të tjerash, kundërshtarë të flaktë dhe gjakatarë) si deobandizmi – wahabit i pakistanezëve, administratat amerikane, nga Carter e më pas, veprojnë në mënyrë të çorientuar në skenën e Lindjes së Mesme me pika referimi të vjetra. Më keq akoma vepron Evropa, që është krejtësisht e terrorizuar nga pasojat e krizës energjetike dhe që me Këshillin Evropian të Venezia të vitit 1980 paguan zemërgjerësinë e vendeve arabe, duke njohur si bashkëbisedues të vetëm për krizën palestineze atë Yasser Arafat që sapo kish uruar vdekjen e Sadat dhe që po tenton të bëjë të puçin e tij të radhës në Liban. Kjo zgjedhje është sa e mallkuar, aq edhe e barsur me pasoja, sepse fatkeqësisht do t’i japë shtytjen përfundimtare kredibilitetit të një përfaqësie palestinezësh në kurriz të Jordanisë dhe dinastisë efektivisht të moderuar hashemite të përfaqësuar nga i mençuri Mbreti Hussein, i shtrënguar në vitin 1988 të heqë dorë nga ai sovranitet jordanez mbi Cisjordaninë, që ishte i vetmi shtrat serioz, në të cilin të lindëte një shtet palestinez i federuar me Amman. Ndoshta më shumë se të tjerat, me trashëgiminë e vështirë të traumës së Vietnamit për t’u përpunuar, presidenca Carter mishëron njërin dhe tjetrin korrent të madh tradicional të politikës së jashtme amerikane. Nga njëra anë realpolitika e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Zbigniew Brzezinski, i vëmendshëm në ndjekjen gjithmonë të një “shume zero” algjebrike të ekspansioneve dhe kontraktimeve respektive të influencës në raportin me Bashkimin Sovjetik; nga ana tjetër Cyrus Vance, që mishëron linjën ëwillsoniane dhe tani kennedyane të një hegjemonie amerikane, sa e rrënjosur, aq edhe e aftë të mbrojë vlerat e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Duhet thënë se raporti midis këtyre dy tendencave gjithmonë lëkundëse në politikën e jashtme amerikane tani është i influencuar fuqishëm nga “shporta e tretë” e Konferencës së Helsinkit, mbi respektin e të drejtave njerëzore, sukses i madh i jashtëzakonshëm i një presidence Gerald Ford, më shumë se e keqtrajtuar nga komentatorët. Bile, kjo konferencë do të ketë në vite një impakt të jashtëzakonshëm mbi skenën e Lindjes së Mesme sepse modifikon rrënjësisht kompozicionin e vetë popullsisë hebraike të Izraelit me ardhjen ne vend të miliona hebrejve sovjetikë, më së fundi të lirë të riatdhesohen, dhe që veç të tjerash përcaktojnë në një masë të konsiderueshme fundin e hegjemonisë së bllokut Mapai, Partia Socialdemokrate sioniste, dhe favorizojnë fitoren e Likud-it të Menachem Begin. Tema e respektimit të të drejtave të njeriut karakterizon kështu edhe politikën e Lindjes së Mesme të Jimmy Carter si kundrejt Izraelit, ashtu dhe Iranit të Shahut. Kundrejt Izraelit, Carter karakerizohet për një aksion të shënuar në favor të rikthimit të refugjatëve palestinezë, natyrisht i parë me sy të keq nga Jeruzalemi, ndërsa kundrejt autokracisë së Pahlevi-ve, si Carter, ashtu dhe Cyrus Vance, shpalosin temën e respektimit të drejtave të njeriut, duke dobësuar legjitimitetin e regjimit të Shahut, por, gjithsesi, pa arritur të dominojnë një situatë që percipiton drejt show down. Cyrus Vance dhe ambasadori amerikan në Teheran i mëshojnë kështu një politike amerikane që favorizon një “regime change” të butë reformist në Iran, por nuk kanë konkretësi, përtej apeleve gjenerike, nuk tregojnë alternativa konkrete.
Një aventurë që shndërrohet në farsë
Në thelb, Administrata Carter tregohet e lëkundur dhe zgjedh faktikisht mbrojtjen e ekzistueses, mbrojtjen domethënë të një regjimi autoritar, të korruptuar dhe të ngurtë, që veç të tjerash ka thithur midis viteve 1971 e 1977, 10 miliardë dollarë të mira në armë dhe që midis viteve 1977 dhe 1979 urdhëron në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë armatime me një vlerë prej 4 miliardë dollarësh të tjerë: sharmi i “tregut” magjeps çitadelën perëndimore, e cila nuk e kupton brishtësinë politike të blerësit. Kur një i panjohur Ayatollah Khomeini arrin ta përzërë Shahun dhe të vendosë Republikën Islamike, as “realistët” alla Brzezinski, as “idealistët” alla Cyrus Vance nuk janë të gjendje të përballojnë skenarin e tij. Shikohet mirë më 21 prill 1980, kur të parët organizojnë një ekspeditë katastrofike për të çliruar diplomatët amerikanë të zënë peng në ambasadën amerikane në Teheran nga 3 nëntori i vitit 1979. Blici është një dështim i bujshëm: mjetet ajrore të ngritura nga aeroplanmbajtësja “Nimitz”, në Gjirin Persik, kanë bërë etapë të ndërmjetme në Tabas, në Desht e Kebir, shkretëtira e kripës. Etapë e kuptueshme vetëm në dritën e një “faze të dytë” që nuk do të ndodhë: pritja e një aksioni të rakorduar me “kolonën e pestë” filoamerikane në Teheran (aviacioni iranian ishte ngushtësisht i lidhur me atë amerikan, aq sa të mos kishte nevojë për keypass, edhe për përdorimin e sstemeve të armëve më të sofistikuara). Fajësitë e gjeneralëve iraniane, 14 muaj nga fitorja e Khomeini, gjithsesi janë të mëdha, aq sa i gjithë sistemi radar, absolutisht perfekt dhe shumë modern, atë natë, çuditërisht, nuk sinjalizoi hyrjen e dy helikopterëve dhe të dy avionëve C 130 që transportonin komandot amerikanë në Tabas. Aventura transformohet fillimisht në farsë, kur dy autobusë me pelegrinë ndeshin ekspeditën dhe ushtarakët amerikanë janë të detyruar t’i bëjnë të burgosur (satelitët nuk kishin kapur trafik në rrugë gjatë ditës, por askush nuk kish menduar se me temperaturat më të larta se 40°, në atë rajon udhëtohej natën!). Pastaj tragjedia, dy helikopterët përplasen në fazën e ngritjes dhe vdesin dhjetëra ushtarakë. Në Teheran pasojat janë shkatërrimtare: komandanti i aviacionit është i detyruar të japë dorëheqjen dhe dhjetëra oficerë që kishin qëndruar të “mbuluar” dhe në dispozicion të Shteteve të Bashkuara arrestohen, shumë pushkatohen. Në Uashington shpërthen kriza politike: Cyrus Vance bën të njohur letrën e tij të dorëheqjes të datës 20 prill, dorëzuar Presidentit përpara se të fillonte blici, për të nënvizuar mospranimin e tij të plotë dhe total. Është ky një prej momenteve më të larta të krizës në krahun e përhershëm të hekurt midis “dy linjave” të Administratave amerikane (do të përsëritet vite më pas, në qershor të vitit 1982, me skemë strategjike të përmbysur me dorëheqjen e Gjeneralit Alexander Haig, Sekretar i Shtetit, në favor të aventurës libaneze të Ariel Sharon përballë një Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, William Clark, absolutisht kundër).
Tragjedia e Tabas, pafuqishmëria e Shteteve të Bashkuara ndaj marrjes së pengjeve të ambasadës në Teheran, janë pasoja të drejtpërdrejta të gjendjes konfuze akute, në të cilën dergjet diplomacia amerikane nga shkurti i vitit 1979 (për të mos folur për atë evropiane) përballë fenomenit të ri dhe të papritur të formuar nga fitorja e Revolucionit Islamik të Khomeini. 22 vitet e mëpasme me gabime janë të kuptueshme në dritën e fjalëve që ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Andrew Young, shqiptoi menjëherë pas marrjes së pushtetit nga ana e Ajatollahut: “Jam gati të vë bast se Khomeini do të pranohet si shenjtor, ditën në të cilën, me të kaluar kriza aktuale, do të mund t’i vlerësojmë mirë peshën e ideve të tij!”. Diplomati më i lartë në gradë dhe në përgjegjësi i superfuqisë më të madhe botërore nuk kishte kështu asnjë njohuri për “peshën e ideve të Khomeini”, mendonte se mendimi i tij religjioz mund të të përkufizohej “shenjtor”, nuk dyshonte as sa qenë antagoniste ndaj Perëndimit strategjitë religjioze iraniane, sesa qenë të rrezikshme dhe gjakatare. Nga ana tjetër, as Young, as ndonjë drejtues tjetër i lartë amerikan apo evropian nuk do të kuptojnë 6 tetorin 1981 se atentati, në të cilin u vra Anwar al Sadat është krejtësisht gjë tjetër nga vrasjet e shumta të presidentëve nga dora e ushtarakëve. Në fakt është ditëlindja zyrtare e terrorizmit islamik modern, pika në të cilën të gjitha takohen tendencat dhe të gjitha ideologjitë fondamentaliste, suksesi i parë i madh i Ayman al Zawahiri, numri dy (në mos lideri, me vdekjen e Osama Bin Laden) i Al Kaedas, i përshëndetur me falenderime për Allahun nga Ajatollah Khomeini.
Përgatiti: