Procesi ndaj Kadaresë, rrebel apo bashkëpunëtor
27/02/2005 Arkivat e Tiranës rikthejnë dokumentet mbi persekutimin e kandidatit për Nobel
Rihapet debati mbi marrëdhëniet midis artit dhe diktaturës
"Shokë, duhet të pengojmë që ky roman të publikohet". Jemi në vitin 1962. Anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë komuniste shqiptare, kanë përpara një dorëshkrim të titulluar "Përbindëshi". Autori është një i ri 26-vjeçar,
Ismail Kadare, i cili më pas u bë një shkrimtar me famë botërore, aq sa është kandiduar shumë herë për çmimin Nobel. Por jeta e tij dhe karriera prej shkrimtari, janë ndeshur me regjimin komunist, që e ka përndjekur dhe ka bojkotuar veprat e tij. Nga kjo shtypje, mbetën si dëshmi e një budallallëku të pabesueshëm, me mijëra kartela me kritika dhe vëzhgime, shpesh qesharake, të zyrtarëve të partisë. Janë dokumente të ruajtura në Arkivin e Shtetit shqiptar. Kemi mundur t’i konsultojmë me vetë Kadarenë. "Ky libër, me titullin ‘Përbindëshi’ - arrijnë në unanimitet krerët e Komitetit Qendror - është i dëmshme dhe mund të krijojë një realitet fals në mendjen e popullit". Ndalimi i botimit të tij është i detyrueshëm. Vetëm 25 vjet më vonë, më 1987-ën, kur Enver Hoxha vdes, romani fiton lirinë.
Kadare kishte eksperimentuar me vështirësinë për një zë, i cili të shprehej lirshëm, në një regjim totalitar. Ishte student i Institutit “Gorki” në Moskë dhe kishte shkruar romanin e tij të parë, "Qyteti pa drita". Librin e lexoi një mik i tij, i cili ia ktheu i terrorizuar. Ndërkohë arriti të publikojë një kapitull në gazetën “Zëri i Rinisë”, i cili u sekuestrua menjëherë. Libri nuk u botua kurrë. Nuk shkoi më mirë me një përmbledhje poezish. Poeti rus, David Samoilov, një disident, i cili përpiqej të mos e irritonte shumë regjimin, i tha: "Nëse do t’i publikosh, duhet të shkruaj një parathënie, në të cilën pohoj se je i dënueshëm, pasi je ekspozuar ndaj ndikimeve të Perëndimit".
Krerët komunistë shqiptarë mblidhen përsëri në vitin 1963, për të vlerësuar romanin, i cili i dha Kadaresë famën ndërkombëtare, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Vendimi nuk është inkurajues. "Një libër i trishtueshëm, i cili nuk e edukon popullin. Personazhet nuk janë heronj të revolucionit, madje, ka një prift, i cili përshkruhet si një burrë simpatik. Kjo është e patolerueshme. Një prift nuk mund të jetë simpatik dhe nuk mund t’i ndihmojë njerëzit, pasi sakrifica dhe altruizmi nuk i përkasin njerëzve të kishës".
Dorëshkrimi i kthehet autorit me shtesën që të "ndryshojë personazhin e priftit". Kadare bën ndonjë modifikim dhe këtë herë romani merr të drejtën për botim. Librat e tij janë pothujase të gjithë trill, me metafora, që tregojnë vetminë dhe mungesën e lumturisë së njeriut në diktaturë. Për këtë, zyrtarët e partisë guxojnë me naivitetin e tyre dhe rekomandojnë: "Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj kurtheve të Kadaresë. Jemi të gjithë përgjegjës për kontrollin e çdo rreshti. Eshtë një gjë e mirë që librat e tij të lexohen nga shkrimtarë të shëndetshëm dhe në linjë me revolucionin e proletariatit. Duhej ta bëjmë fshehurazi, pa e kuptuar ai". Kështu, i vendosur nën një botë surreale, nuk arrin të kalojë pa u prekur as edhe një përrallë për fëmijë, si "Princesha Argjiro". Drejtori i Muzeut Arkeologjik të Gjirokastrës, të cilët i është dhënë për t’u lexuar libri, mbeti i shokuar.
"Në mënyrë absolute nuk mund të shkojë në duart e fëmijëve. Bëhet fjalë për një heroinë shqiptare në luftën kundër otomanëve, por është e përshkruar keq dhe mbi të gjitha lyen fytyrën. Kjo nuk është një shenjë e mirë për edukimin e fëmijëve. Eshtë një gabim i madh t’i lejosh këtij njeriu të vazhdojë të shkruaj, është ende i ri dhe për fat të keq, di të përdorë penën".
Penën e përdor shumë mirë, edhe kur shkruan "Kronikë në gur". Jemi në vitin 1968. Zyrtari i zakonshëm, i ngarkuar për të shprehur një mendim, del me përcaktimin e një dënimi: "Libër surrealist". Dhe shton: "Unë jam një revolucionar i vërtetë, i bindur për rrugën e ndërmarrë nga Partia Komuniste dhe me ndërgjegje të plotë duhet të them, se ky autor nuk shfaq asnjë lidhje me realizmin socialist, është një armik i popullit". Ideja e armikut të popullit futet akoma më shumë në mendjen e krerëve komunistë, kur gjenden përballë dorëshkrimit të titulluar; "Dimri i vetmisë së madhe", një metaforë mbi Shqipërinë, që po izolohet nga pjesa tjetër e botës.
Sekretari i seksionit komunist të Tiranës, e cilëson "të karakterizuar me ide degraduese dhe me perversion të turpshëm seksual". Autori mund të kishte menduar se, "mendjet tona të vëmendshme do të zbulonin urrejtjen e tij për ideologjinë tonë dhe simpatinë e tij të pafytyrë për Perëndimin". Sipas drejtuesit komunist: "populli nuk do të ishte i kënaqur të lexonte një libër të këtij lloji, në fakt, nuk përmban asnjë aksion të popullit, nuk e ka absolutisht shpirtin e optimizmit dhe nuk thekson fitoret e revolucionit proletar, vetëm se mund t’i bëjë keq mendjes së të rinjve".
Protagonisti i "Dimri i vetmisë së madhe" është Besniku, përkthyesi i shefit. Ka nga ata që e indentifikojnë me përkthyesin e Hoxhës dhe, me një ligësi ekstreme, libri i jepet për t’u lexuar pikërisht atij, Raqi Madhit, përkthyesi zyrtar i udhëheqësit. Komenti i Madhit, tregon një njeri të terrorizuar nga ideja për të gabuar: përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të marrë distancat, të tregojë se ai nuk është si Besniku. "Kush është ky njeri i papërmbajtshëm, pa karakter? Jo, jo, nuk është një njeri i revolucionit tonë, por përfaqëson njeriun e ri, që duam të ndërtojmë, është një surrogat, njeri larvë. Më vjen neveri të lexoj ato që bën dhe më fyen shumë personaliteti i tij. Unë jam krejt ndryshe dhe refuzoj çdo detaj të kësaj qenieje inferiore. Ky libër nuk i pëlqen as Nexhmijes, gruas së Enver Hoxhës. E quan absurde që "gjenerali mban një kapele të madhe, një disident në Byronë Politike nuk ka kuptim, nuk mund të jetë një hero borgjez dhe nuk kuptohet se pse ushtaraku i vjetër vdes nga kanceri si personazhet e Solgenitsin". Ndërkohë, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe po korr shumë sukses. Në Ministrinë e Brendshme nuk janë aspak të kënaqur. Në një mbledhje vlerësojnë se "ai libër është një shembull i qartë i një vepre borgjeze dhe tani dëmton revolucionin tonë në Perëndim".
Një nga pjesëmarrësit në mbledhje, e gjykon Kadarenë "si një njeri, i cili e ka braktisur përfundimisht rrugën e drejtë, dhe se është vënë në shërbim të kapitalizmit, i ka thënë lamtumirë principeve të shëndosha të proletariatit dhe nuk ka më asnjë lidhje me letërsinë e shëndoshë të popullit".
Mbledhja mbyllet dhe me një valë kritike edhe ndaj Hoxhës: "Komandanti po bën një gabim të madh, që po le të përkthehen librat e Kadaresë jashtë". Hoxha ushqen urrejtje për Kadarenë, por eviton të lëshojë dorën. "Kemi lindur që të dy në Gjirokastër - shpjegon shkrimtari. Ishim komshinj, kishim të njëjtën rrugë, ‘Sokaku i të Marrëve’. Kush guxonte t’i kujtonte Hoxhës se kishte lindur në atë rrugë, rrezikonte burgun”. Ishte një njeri i ligë, i çmendur, mendjemadh, me iluzionin se mund t’i japë një rol ndërkombëtar Shqipërisë. Një herë më thirri. Nisi të bëjë paraqitje për letërsinë. Më tha: "Ju shkruani gjithnjë gjëra të trishtuara. Pse nuk merreni me kooperativat bujqësore, me fabrikat, me heroizmin e partizanëve? Shkruani një libër mbi partinë heroike shqiptare që sfidon Bashkimin Sovjetik". Ndërkohë që shkruan një poezi të titulluar "Në mesditë u mblodh Byroja Politike". Dhe, Byroja Politike mblidhet me të vërtet për ta analizuar rresht pas rreshti. Pas disa orësh diskutimi, në të cilat merr pjesë dhe shkrimtari Dritëro Agolli, poezia përjashtohet, pasi është e "mbushur me pesimizëm dhe me referime komplotiste, nuk ka as frymë optimizmi për të ardhmen e Shqipërisë".
Duhet të zhduket çdo gjurmë e vargjeve. Policisë i jepet si detyrë të shkojë dhe të sekuestrojë kopjen në shtëpinë e Kadaresë. Nuk mbaron aty.
Edhe Komiteti Qendror ndjen për detyrë të thotë fjalën e tij për atë poezi. E vlerëson: "fryt i një deformimi ideologjik, në kundërshtim me revolucionin tonë, me akuza ndaj sistemi socialist, që prodhon kultin e individit dhe të burokracisë, me gjëra që i kemi dëgjuar më parë nga goja e revizionistit dhe tradhtarit Toliati". Ka një veçanti në atë poezi, që ofendoi krerët komunistë. Anëtarët e Byrosë Politike imagjinohen me duar të përlyera me gjak. Mbledhja e Komitetit Qendror përqendrohet tek ai imazh dhe merr një sjellje gjithnjë e më të egër ndaj shkrimtarit. Hapet një kritikë retrospektive për të gjithë veprën e tij. "Nuk është hera e parë që bën gabime, duhet kujtuar ai prifti i romanit ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’ dhe të gjitha fyerjet ndaj revolucionit të proletariatit". Këtë herë, Kadare, thirret para Komitetit Qendror. E paralajmërojnë se nuk mund të publikojë as edhe një rresht në tre vitet e ardhshme. Dhe në çdo rast duhet të tregojë se është penduar. I imponojnë të bëjë autokritikë. Nuk ka zgjidhje tjetër. "Pranoj - lexohet në 25 kartelat e firmosura prej tij - se kam shkruar gjëra në kundërshtim me të mirën e
popullit. Pranoj se jam sjellë si një armik i komunizmit. Kam gabuar dhe kam bërë një atentat kundër diktaturës dhe proletariatit. Kam shkruar gjëra kundërrevolucionare, që rrezikojnë rrugën e zhvillimit tonë. Pranoj se jam një armik i popullit. Pranoj se kam gabuar kur shkrova "Përbindëshin", pranoj se kam gabuar kur shkrova "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur". Pranoj se kam dëmtuar revolucionin, duke i publikuar librat e mi në Perëndim, gjë që tregon arrogancën dhe krenarinë për veten". Duke i lexuar tani këto fjalë, Kadare i quan "budallallëqe që i kam shkruar pa problem, derisa kënaqeshin duke më dëgjuar të thoja që isha armik i popullit nuk shqetësohesha. Por tmerri im ishte të më hidhnin akuzën se isha një agjent i shërbimeve të huaja sekrete". Dokumenti me autokritikën e Kaderesë, mban vulën dhe firmën e Hysni Kapos, shef i policisë sekrete të Partisë Komuniste, i cili thotë "nëse nuk mjafton, do të shohim". Nuk mjafton. Kadare shkruan "Pallati i ëndrrave", që ai e quan librin e tij, më të guximshëm. Byroja Politike e bllokon. Një botim i plotë i 12 volumeve del pa numrin 11-të, i cili duhej të vihej në kopertinën e "Pallatit të ëndrrave".