E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia: Ata qe me trafikuan vajzen

Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve te akuzuar per "trafik te femrave ne bashkepunim" ka vazhduar dje me degjimin e deshmive te tre te afermve te se demtuares. Nena e vajzes, daja i saj, si dhe nje tjeter fqinj, jane deklaruar dje mbi njohjet e vajzes me nje prej trafikanteve. Dy te pandehurit e ketij procesi jane Vladimir Duraj dhe Nesti Docja te cilet gjykohen ne mungese. Tre deshmitaret jane thirrur me force ne kete proces gjyqesor, duke u shoqeruar nga forcat policore te komisariatit Vlore. Deshmitari i pare qe ka deshmuar ne procesin gjyqesor ishte Viktor Dedja. Ne deshmine e tij ai i ka bere me dije gjykates, se i pandehuri Vladimir Duraj kishte ndihmuar te kalonte kufirin drejt Greqise ne menyre te paligjshme bashkeshorten e tij, kundrejt shumes prej nje mije euro. Sipas deshmitarit i pandehuri rreth nje vit me pare, pikerisht diten kur bashkeshortja e tij eshte nisur drejt Greqise i ka sjelle nje vajze ne shtepi, te cilen ia kishte prezantuar si vajzen e tezes. Dy deshmitaret e tjere te thirrur per te dhene shpjegime nga trupi gjykues ishin Xhafer Habibaj dhe Lule Dardha. Deshmitari Habibaj ka bere me dije se mbesa e tij Sofi Gj., ishte larguar drejt Greqise me te pandehurin Vladimir Duraj. Pasi ishte vene ne dijeni, mesohet se ai se bashku me motren e tij Lulen kishin shkuar ne komisariat per te bere nje denoncim. Vete Lule Dardha ka deklaruar se vajza e saj ishte marre nga ana e te pandehurit Duraj dhe me pas ishte nisur drejt Greqise. Sipas deshmitares ka qene dhendri i saj, ai qe e kishte vene ne dijeni per largimin e vajzes dhe dyshimit te nje trafiku te mundshem. Sipas deshmitares, ajo nuk kishte mundesi te gjente vajzen e saj, per kete kishte bere dhe denoncimin. Nga ana tjeter deshmitari Habibaj beri me dije se pasi ishte vene ne dijeni nga motra e tij Lulja, se mbesa e tij Sofi Gj. ndodhej ne nje qender sociale ne Vlore. Ai ka shkuar ta marre, ka mesuar vetem pak mbi rrethanat e trafikimit te mbeses se tij.

Sipas deshmitarit vajzen pas rikthimit dhe rehabilitimit ne kete qender e kane nisur per ne Skrapar, ku me pas nuk ka dijeni se ku ndodhet. Te njejten gje ka deklaruar edhe deshmitarja Dardha. Sipas prokurorit dy te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane trafikuar 30 vjecaren Sofi Gj., duke e shfrytezuar ate si prostitute per 2 vjet me radhe. Me pas vajza ka bere nje denoncim ndaj te pandehurve. I pandehuri Duraj, ra ne pranga nje vit me pare nga policia e Fierit, ndersa bashkepunetori i tij nuk eshte arrestuar ende. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›