E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i droges, apeli le ne burg studenten Lico

Tirane - Apeli per Krimet e Renda la ne burg Aurora Licon, studenten e arrestuar nje muaj me pare, teksa po tentonte ne drejtim te Greqise gjysme kilogrami kokaine. Ne seancen e djeshme, mbrojtesi ligjor i studentes se mjekesise ka kerkuar nje mase me te lehte se ajo e dhene ne Shkallen e Pare per klientin e tij. Pretendim ky i argumentuar me faktin se Lico, duhet te ndjeke studimet e lena ne mes. Por kerkesa e bere nga ana e avokatit mbrojtes, nuk e ka bindur gjykaten per te dhene nje mase sigurie me te bute sesa ajo e caktuar nga Shkalla e Pare. Keshtu dje togat e zeza kane lene ne fuqi masen e sigurise "arrest me burg". Aurora Lico,21 vjec, studente ne vitin e dyte te Fakultetit te Mjekesise ne Tirane, ra ne prangat e policise ne 25 tetor te ketij viti, kur me nje taksi te marre ne qytetin e Korces po tentonte kalimin ne piken kufitare te Kapshtices. Pas informacioneve te siguruara specialistet e Antidroges se Policise se Shtetit gjeten ne canten e saj 640 grame kokaine e paster, e cila ishte e destinuar per t'u trafikuar ne Greqi. Vetem nje dite pas arrestimit te saj ne pranga rane edhe furnitoret e saj Ilia Naslazi, 46 vjec, si dhe Pandush Nazlasi 36 vjec. Mbi ta rendon akuza e "trafikimit nderkombetar te lendeve narkotike" kryer ne bashkepunim. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›