Disiplinori ne Spanje ka toleruar Realin e Madridit

Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle ka marrë vendime shumë të diskutueshme, përsa i takon ngjarjeve që shoqëruan ndeshjen ku Reali i Madridit barazoi 1-1 në fushën e Vijarealit. Pavarësisht protestave dhe ofendimeve ndaj gjyqtarit, trajneri Zhoze Murinjo u pezullua vetëm për një ndeshje, pas kartonit të kuq që mori në stol.
Së bashku me teknikun, kartonë të kuq kishin marrë edhe përgatitësi atletik, Rui Faria dhe dy lojtarët Mesut Ëzil dhe Sergio Ramos. Faria u ndëshkua me dy javë skualifikim, Ëzil me një ndeshje, ndërsa Sergio Ramos u fal dhe do të jetë në fushë kundër Real Sociedad. Kjo pasi disiplinori vendosi ti hiqte njërin prej kartonëve të verdhë, me argumentimin se lojtari nuk duhej ndëshkuar në rastin e parë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, mbrojtësi Pepe, që u ndëshkua me karton në tunelin e dhomave të zhveshjes pasi ofendoi gjyqtarin, u dënua vetëm me dy javë. Të gjitha dënimet e dhëna për Realin e Madridit janë në minimumin e parashikuar nga rregullorja, e pavarësisht kësaj, klubi “merengue” ka bërë të ditur se do ti apelojë ndëshkimet.
Ndërkohë, marka Real Madrid vazhdon të mahnisë. Kjo edhe për faktin se gjigandët spanjollë do të hapin një ishull resort në Emiratet Arabe. Aty do të ketë një hotel me pesë yje, vila luksoze, park lojtarsh, port turistik dhe një stadium me 10 mijë vende.
Në total, investimi “galaktik” do të kapë shifrën e 750 milionë eurove. Projekti është prezantuar në “Santiago Bernabeu”, ku përveç presidentit Florentino Perez dhe autoriteteve arabe, të pranishëm ishin edhe Zhoze Murinjo e Karim Benzema. Sipas parashikimeve, prej vitit të parë të hapjes, që do të jetë 2015-ta, priten një milionë vizitues.