E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dëmet, në proces vlerësimi, projektet për Shkodrën mbeten jetike”

14-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta

Zëvendëskryeministri, Ilir Meta ka deklaruar dje se qeveria do të kompensojë banorët e prekur nga përmbytjet, ndërsa ka theksuar se projektet për Shkodrën do të vihen sa më shpejt në zbatim. Ky është vlerësimi i numrit 2 të qeverisë, pas përfundimit të mbledhjes se Komitetit Ndërministror të Emergjencave, ku vetëm pak orë më parë Meta nuk ka dhënë një shifër për dëmet në zonat e përmbytura, pasi sipas tij gjithçka është në proces vlerësimi.
Ndërkohë, sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Meta, prioritet kryesor është dhe forcimi i argjinaturave të shkatërruara në zonat ku uji është tërhequr. Ndërkaq, prej ditës së djeshme në qarkun e Shkodrës ka rinisur procesi mësimor, i ndërprerë prej dy javësh për shkak të përmbytjeve. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›