E Shtunë, 31 Tetor 2026

A jemi ne vetë qenie jashtëtokësore?

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 12:02

Mjaft kërkuat për gjurmë të jashtëtokësorëve, ata gjenden këtu në tokë.

Ne jemi qeniet jashtëtokësore të planetit.

Shkencëtarët kanë zbuluar prova që mbështesin teorinë se pjesë të ADN-së tonë, vinë nga thellësitë e hapësirës.

Njerëzit kanë zbuluar pjesë të ADN-së në meteorit që në vitin 1960, por shkencëtarët duhej të ishin të sigurt nëse materiali vinte nga hapësira apo ishte thjeshtë një ndotje nga jeta tokësore.

Për herë të parë, kemi provat se pjesë të ADN-së janë krijuar në hapësirë.

Lajmi vjen nga Dr. Michael Callahan, studiues në NASA.

Ai është drejtuesi i studimit të publikuar me punën e akademisë kombëtare të shkencës në Amerikë.

Ekipi gjeti adeninë dhe guaninë në meteoritë të pasur me karbon, që vinin nga hapësira. Këto dy përbërës janë dy nga katër bazat që formojnë acidin Dezoksiribonukleik (ADN).

Dy të tjerat janë Citozina dhe Timina. Së bashku, të katër përbërësit janë baza e jetës në tokë dhe me shumë mundësi edhe në vende të tjerë në Univers.

Ekipi i studiuesve arriti në përfundimin se dy bazat nuk ishin ndotje nga jeta në tokë, duke qenë se ato ishin krijuar në një proces kimik, e jo biologjik.

Sipas studimit, i jepet mbështetje teorisë se një “kit” me pjesë të gatshme, i krijuar në hapësirë, është dërguar në tokë me meteoritët dhe ka sjellë si pasojë krijimin e jetës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›