Britani shkon ne 4 numuri i viktimave.

Protestat e dhunshme të të rinjve në Britaninë e Madhe kanë vazhduar edhe më tej, në natën e katërt. Forcat e sigurisë kanë arritur të vendosin kontrollin në kryeqytet, por në Manchester, Salford, Wolverhampton, Nottingham, Leicester dhe Birmingham ka pasur trazira dhe zjarrvënie.
Në Manchester, qindra të rinj u përleshën nëpër rrugë me policinë. Policia foli për trazirat më të rënda në të paktën tri dekada. Rreth 50 protestues në këtë qytet u arrestuan, ndërsa 80 të tjerë u prangosën në Birmingham.Në Londër policia mori masa të mëdha dhe kjo bëri që situata relativisht të jetë e qetë. Gjatë tre netëve me trazira, përleshje, plaçkitje dhe vënie zjarri makinave dhe objekteve të tjera u angazhuan aty 16.000 policë.
Aktualisht në Londër janë arrestuar 685 persona, bëri të ditur shërbimi britanik, Scotland Yard. Kryeministri David Cameron pas kthimit nga pushimet deklaroi se autorët e këtyre veprimeve do të dalin para ligjit.
Trazirat fillimisht shpërthyen të shtunën dhe pastaj u përhapën me shpejtësi edhe në qytete të tjera.
Por, vala e dhunës që shpërtheu mës forcave të rendit dhe të rinjve pas vrasjes së Mark Duggan ka shkaktuar viktima të reja; një djalë 26 vjeçar i plagosur në automjetin e tij në Croydon, në jug të Londrës, me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital. Tre të tjerë kanë humbur jetën në Birmingham.
Delina Bitraku