Reciprociteti me Serbine Beqaj-Biznesit Respektoni vendimet

Ministri i zhvillimit ekonomik i Kosovës, Besim Beqaj ka kërkuar nga të gjithë ndërmarrësit që të respektojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet me dy vendet fqinje, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Beqaj gjatë takimit me drejtorët ekzekutive dhe kryetarët e bordeve të gjitha ndërmarrjeve publike tha se marrëdhëniet ekonomike me Serbinë duhet të shkëputën.
“Kërkojmë zbatim pikëpërpikë të këtij vendimi të qeverisë. Këtë zbatim të këtij vendimi e kam bërë edhe me shkresë me c`rast nga ju, ku kam kërkuar që pavarësisht prej marrëdhënieve kontraktuale që keni pasur me operatorët ekonomikë, të cilët e kanë origjinën nga Republika e Serbisë të shkëputën marrëdhëniet kontraktuale si në fushën e veprimit që vendimi për reciprocitet e ka bërë”-tha Beqaj.
Ministri Beqaj potencoi se pas vendimit për reciprocitet me dy vendet fqinje, ekonomia e Kosovës ka shënuar shifra pozitive.
”Përkushtimi ynë është që të krijohet lehtësi për biznesin, qeveria e ka marrë një vendim jo për lënduar dikë tjetër por për të krijuar ambient edhe për prodhim vendor. Është mirë që mbi 10% është rritur konsumi i produkteve vendore dhe i gjithë tregu tani është I furnizuar me të gjitha materialet”-theksoi ai.
Ndërsa ndërmarrësit thanë vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë dhe Bosnjës po e respektojnë në tërësi deri tani. Mallrat që Kosova ka importuar në pjesën më të madhe vinin nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina dhe kanë qenë prodhime ushqimore dhe materiale ndërtimesh. Ato tani kanë filluar të zëvendësohen me prodhime që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia.
Sala Mustafa