E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëflijohet i moshuari, policia heton shkaqet



TIRANË - Një i moshuar nga Tirana i ka dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që grupi hetimor nuk ka arritur në një konkluzion lidhur me rrethanat e këtij rasti. Policia e Tiranës bëri të ditur se “Josif Rudha, 76 vjeç, u gjend i pajetë nga familjarët, në banesën e tij në kryeqytet”. Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje ka arritur në konkluzionin se viktima ka qenë vetëm në momentin kur ka prerë damarët e këmbës, veprim prej të cilit ka gjetur dhe vdekjen.

7 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›