A ka përgjigje për gjendjen e sotme
Autori i Lajmit: Smajl Latifi
Refuzimi i planit 6 pikësh nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës, u shpërfillë nga faktorët ndërkombëtarë. Derisa ata janë duke e injoruar, Serbia thotë se ka filluar të zbatohet ky plan. Injorimit që po ia bëjnë institucionet e Kosovës kësaj situate, Serbia po i përgjigjet me hapa konkret. Vazhdon ndërhyrjet e drejtpërdrejta në forcimin e strukturave paralele edhe në brendi të Kosovës. Vendosja e EULEX-it në Republikën e Kosovës, nuk ka shënuar ndonjë ndikim të caktuar në ndryshimin e gjendjes së përgjithshme. Ky mosndryshim është i ndërlidhur me konsekuencat dhe çmimin e ri që kërkoi vendosja e tij. EULEX-i u shtri jo sipas Kushtetutës së Kosovës, por sipas kushteve që diktoi konsensusi i arritur në KS të OKB-së, ku u pajtuan Kosova, Serbia dhe qendrat e vendosjes. Aktualizimi i Rezolutës 1244, rritja e rolit të saj (në vend se të tejkalohej plotësisht!), miratimi i raportit të Ban Ki Moonit ku janë të përfshira edhe 6-shtë pikat, neutraliteti i EULEX-it ndaj statusit, janë tagri që e pagoi edhe njëherë Kosova. Në territorin e Kosovës vazhdojnë vizitat e zyrtarëve dhe promovimet e planeve të Qeverisë së Serbisë. Veprimet e tilla nuk i ndalon askush. Bile-bile u jepet leje ministrave të qeverisë serbe që të vazhdojnë marrshin nacionalist në Kosovë. Siç thuhet me lejen e Qeverisë tonë dhe nën përkujdesjen e saj, ata shkelin hapur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Legjitimojnë objekte që i forcojnë strukturat paralele të Serbisë, siç ndodhi këto ditë me postën në Graçanicë, siç kanë ndodhur veprime të ngjashme edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. E keqja është se, udhëheqja institucionale e Kosovës këto veprime të paramenduara të Serbisë, i cilëson me terma të ndryshëm, jo real, madje edhe kontradiktor. Këto janë vizita private që nuk çojnë peshë edhe pse eskorta e qeveritarëve serbë ishte pajisur mirë, ruhej dhe përcillej nga UNMIK-u dhe SHPK-ja dhe villte urrejtje anti shqiptare. Pastaj, kur këto vizita u bënë të shpeshta, dolën deklarime të forta, se kjo do të jetë hera e fundit që zyrtarët e qeverisë serbe do ta shkelin Kosovën. Këto zotime të udhëheqjes institucionale u dëshmuan se janë fjalë në erë, sepse vizita të tilla në Kosovë pati vazhdimisht, nuk u ndalën asnjëherë. Vizita të tilla mund të kemi edhe në të ardhmen. Dokumenti i Ahtisaarit është kufizim për ne, por jo edhe për hyrje-daljet e zyrtarëve serb, të cilët vazhdojnë t i mbajnë nën ndikim të fortë serbët e grumbulluar në enklava. Do të na kujtohen më vonë edhe deklaratat, se miqtë e qeverisë serbe në mënyrë indirekte e njohin realitetin në Kosovë, pavarësinë e Kosovës. Është tepër e vështirë t u besojmë këtyre deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, po aq sa është e vështirë të besojmë, se Serbia këto veprime po i bën në të mirë të Kosovës, në të mirë të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Mbetet të shihet, por në gjendjen e tanishme, Kosova më afër e ka ndarjen-copëtimin se sa pavarësimin real dhe funksionimin normal të shtetit të saj. Edhe sa herë Serbia do të ndërhyjë në Kosovë? Kur do të ndalen inkursionet e Serbisë nëpër Kosovë? Kur do të shtrihet shteti i Kosovës në territorin e njohur ndërkombëtarisht? Edhe sa kohë do të jenë enklavat serbe transmetues të politikës së Serbisë në Republikën e Kosovës? Kur do të kthehen të dëbuarit me dhunë në shtëpitë dhe pronat e tyre? Kur do të ndërpriten blerjet e pronës dhe shtëpive të shqiptarëve nga Serbia në veriun e Kosovës? Kur do t i dalin institucionet e Kosovës në mbrojtje jetës, pronës dhe tokës së Kosovës? Kur do të kemi një Kosovë pa enklava? Kur do të kemi Kosovë të pavarur dhe sovrane? Kur do të kemi të drejtë të jemi zot në truallin tonë, të vendosim vetë për fatin dhe të ardhmen tonë? Kur do të merren masa për t iu përgjigjur këtyre shqetësimeve që janë bërë gangrenë e rrezikshme në trupin tonë?
Në mes të këtyre shqetësimeve të shumta, dalin aktualisht pyetje të natyrshme që janë e bërë e bëhen. Përgjigjen mund ta gjejmë dhe do ta gjejmë, vetëm atëherë kur do të fillojmë ta bëjmë popullin zot të fatit dhe të ardhmes së tij. Kjo mund të arrihet vetëm duke e ndryshuar Kushtetutën e Kosovës, duke e bërë Kosovën me Kushtetutë të pakushtëzuar nga pakoja e Ahtisaarit, pa kufizimet e Grupit të Kontaktit, pa Rezolutën 1244, kushtetutë plotësisht demokratike dhe moderne, që e ka të sanksionuar të drejtën e popullit tonë për vetëvendosje?
Gjendja aktuale imponon nevojën për të dalë me platformën e vetme të drejtë: trajtimin e çështjes shqiptare në tërësinë e saj. Kjo do të thotë, se copëtimi eventual i Kosovës, të përfshijë copëtimin e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Çështja e pazgjidhur shqiptare në këtë proces, kërkon zgjidhje. Këtë duhet ta dijë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe bashkësia ndërkombëtare. Para së gjithash këtë duhet ta dimë ne shqiptarët. Ndryshimi eventual i kufijve nuk mund të përfshijë vetëm një pjesë të Kosovës, por edhe pjesët e tjera që përbëjnë tërësinë e çështjes sonë të pazgjidhur-pjesët e tjera shqiptare. Politika e institucioneve të Kosovës asnjëherë nuk e ka shtruar në këtë mënyrë problemin. Udhëheqja e institucioneve të Kosovës (e ka fajin vetë) nuk është vendimmarrëse sepse ka ndjekur kursin e nënshtrimit para të huajve dhe të mashtrimit të popullit. Nuk e ka fuqinë, sepse nuk e ka mbrojtur dhe përdorur drejtë djersën e popullit edhe pse ka proklamuar me bujë, se mbron interesat e tij. Nuk e ka guximin, sepse e ka fshehur të vërtetën para qytetarëve të vet dhe në këtë mënyrë ka mbjellë farën e zhgënjimit të natyrshëm të qytetarëve të Kosovës. Përkundër zotimeve të shumta, udhëheqja institucionale ka vazhduar lojën e lëshimeve, në vend, që të këmbëngulë për ta fituar pavarësinë dhe sovranitetin e plotë. Pranoi kushtet dhe lejoi ta ndajë sovranitetin me aktorë të tjerë të cilët janë udhëheqësit e lojës. Pra, vetes ia kufizoi mundësinë për të vendosur për interesa madhore, dhe popullit të Kosovës ia solli dhuratë shtetin e gjymtë. Duke ndjekur këtë linjë, ajo i bëri sfidë bashkimit kombëtar dhe si shpërblim, fitoi mbështetjen momentale të të huajve. Për pasojë, përfitoi udhëheqja politike, por u kushtëzua Kosova. Përfitoi një pjesë e njerëzve që kanë bërë famë në politikë, por që nuk mund të krenohen, se ia dolën të përmbushin aspiratat, aq më pak, të bëjnë punën që i shpaguan sakrificat e bëra nga populli shqiptar. Deklarimet ekskluzive të pushtetarëve zakonisht më shumë janë reklamë, shprehje e kujdesit për të mbajtur sa më gjatë pushtetin, për të mbetur në piramidën e pushtetit. Veprimet serioze janë krejtësisht të zbehta, edhe pse në këto rrethana, janë të mundshme të ndërmerren hapa konkret për të përparuar Kosova, për t i zgjidhur, ose edhe për të zbutur problemet e mëdha e të shumta, tepër shqetësuese që kanë qytetarët e saj. Në Kosovë ndodhin gjëra të çuditshme: mund të pasurohesh shumë lehtë, vetëm të jesh në pushtet ose të jesh i lidhur me pushtetmbajtësit. Ka një përshtypje se mund të bësh çfarë të duash, vetëm duhet të jesh ministër. Më e keqja, është se bëhen të gjitha këto pa i dhënë llogari tani për tani askujt. Pushteti ende shikohet si mundësi e grabitjes së xhepit të varfër të tatimpaguesve tanë. Ky është haraçi që po e paguajnë vetë qytetarët e Kosovës duke ushqyer pushtetarët e pangopur. Deri kur do të zgjasë (mos) ndryshimi varet nga ne. A jemi të gatshëm t i qasemi ndryshe pozitës sonë me qëllim të avancimit të saj? Deri kur me këtë gjendje? Përgjigjen duhet ta japin dhe mund ta japin qytetarët tanë. Bashkë me ta të përgatitemi sepse ajo që kanë parë e përjetuar, na obligon të bëjnë atë që mundemi: të fillojmë ndryshimin e kësaj gjendjeje.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008