Ujdia dhe më në fund, Kodi!...
Autori i Lajmit: Fatos Cocoli
Të hënën forcat kryesore politike të vendit(partia Demokratike dhe ajo Socialiste) miratojnë Dekretin e propozuar të Presidentit të Republikës për zgjedhjet 2009. Me këtë, fillojnë më së fundi përgatitjet për aktin më të rëndësishëm politik(por me pasoja të forta ekonomike dhe për integrimin) të vitit të ardhshëm dhe ndoshta të shumë viteve në vijim. Partia kryesore opozitare kishte paralizuar nga ana e saj veprimtarinë parlamentare, duke kushtëzuar gjithshka me miratimin e Kodit-dekret të Presidentit Topi dhe duket se kjo përshpejtoi gjërat. Duke vënë në peshore në njërën anë pretendimet e partive të vogla dhe meraqet e ndërkombëtarëve për mungesën e gjithëpërfshirjes në përgatitjen e Kodit, ndërsa nga ana tjetër ikjen e kohës dhe shtrëngimin e darës për zgjedhje sa më të ndershme, peshorja anon nga kjo e fundit. Shqiptarëve u interesojnë zgjedhje të përgatitura mirë, me procedura të qarta, të kuptueshme e të kontrollueshme. Protagonizmi i disa politikanëve ka fare pak rëndësi në kauzën e madhe të zgjedhjeve që duhen pranuar si me standarte, në mënyrë që të vijojmë të kemi mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve. Prandaj është për t u përshëndetur ujdia e dy forcave kryesore politike të vendit. Çdo lloj protagonizmi tjetër është i pabukë dhe tejet dëmtues për këtë gjendje delikate, ku çdo ditë apo orë që shkon vlen shumë për përgatitjet e komisionit qëndror zgjedhor dhe të akteve normative të tij, të cilat do të qeverisin zgjedhjet tona. Edhe pse nuk bëhet fjalë publikisht, duket se Edi Rama dhe politikanët e tjerë kryesorë socialistë kanë pranuar në ujdi edhe ligjin aq të debatuar publikisht për Prokurorinë. Mundet Rama ta ketë gjykuar një kurban të momentit përpara kauzës së madhe të garancisë së zgjedhjeve të ndershme dhe brënda standarteve të BE-së. Shqetësimi kryesor i Berishës dhe i të tijve është e kuptueshme që ka qenë kohët e fundit aktiviteti i disa prokurorëve, sidomos i atyre që hetojnë procedurat e ndjekura në tenderimin e rrugës Durrës-Morinë. Nëse puna e tyre do të shkonte ashtu si ata kishin ndërmend, kishte gjasa që ministri Basha të përfundonte pas hekurave si i akuzuar. Berisha menjëherë kundërveproi duke miratuar kundër edhe vetë sugjerimeve të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe të zëdhënësit të shtypit të Komisionit Evropian, ligjin për Pastërtinë e Figurës(i mbiquajturi ligji i Spiunëve apo i Dosjeve). Por duket që nuk ka ndërmend ta lerë me kaq. Kërkon t i hedhë një lak kontrollues të fortë Prokurorisë, që ajo të mos jetë në gjendje të gatuajë të papritura të pakundshme të tjera. I gjendur përpara alternativës: të mbrojë prokurorët dhe të anashkalojë e humbë kohë për Kodin Zgjedhor, apo e kundërta, Rama ka zgjedhur Kodin. Pse tek e fundit, ai është beteja kryesore ku do të masë forcat programi i tij me listën e sukseseve që Berisha do të sjellë për qeverisjen e vet. Një Kod Zgjedhor i miratuar sa më vonë dhe përgatitjet reale për zgjedhje që shtyhen pafundësisht janë të gjitha shumë të dëmshme për socialistët dhe forcat e tjera opozitare në rradhë të parë, pse dihet që në zgjedhje të papërgatitura si duhet fiton gjithnjë partia në fuqi. Ndërkohë, opinionit të shëndoshë publik të vendit dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm u intereson pikërisht kjo, që përgatitjet për zgjedhjet të fillojnë një orë e më parë e procesi të çbllokohet. Prandaj ia vlen të nxjerrim një psherëtimë lehtësimi kur Kodi-dekret do të miratohet nga Parlamenti dhe Presidenti do të vijojë me shpalljen e datës së zgjedhjeve. Prej këtej fillon sfida e vërtetë për të gjithë ne shqiptarët për të kapur trenin e Evropës se zhvilluar dhe për t i flakur vetes veshjen e rëndë që kemi fituar si një vend me një klasë politike tejet të papërgjegjshme.
Fatos Çoçoli
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008