E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulja e normave të interesit, problem më vete

Ulja drastike e normave të interesit në bankat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në nivele që nuk vëreheshin që nga koha e Presidentit Duait Ajzenhauer, ka sjellë për bankat në telashe një problem të cilin mendonin se e kishin harruar prej kohësh. Përqindjet vjetore të fitimit ranë nën 2.7 për qind gjatë kësaj jave për herë të parë që nga viti 1955. Kjo ndodhi pasi numri një i Rezervës Federale, Ben Bernanke, tha se banka qendrore e vendit mund të blejë asete për afate edhe më të gjata për të ndihmuar daljen e ekonomisë nga recensioni aktual.

Rimëkëmbja e ekonomisë do mund t‘u vinte në ndihmë bankave, duke u limituar humbjet për shkak të kredibve në tregun e pasurive të paluajtshme, si edhe në borxhin konsumator apo komercial, ndërkohë që bankat punojnë për të zvogëluar riskun në bilancet e veta. Edhe injektimi prej 700 miliardë dollarësh nga Departamenti i Thesarit në formën e paketës së ndihmës mund të pakësojë trysninë e shkaktuar nga ulja drastike e normave të interesit.

Ndërkohë që ulja e normave të interesave për afate të gjata ua vështirëson bankave nxjerrjen e fitimeve.

Frika se ekonomia globale është zhytur në një depresion të gjatë e të thellë i ka shtyrë investitorët të shesin stoqe e produkte krediti, ashtu si edhe të ndrydhen në sigurinë që u garanton Departamenti amerikan i Thesarit. Por pakësimi i ndjeshëm i fitimeve mund ta dëmtojë edhe më shumë të gjithë sistemin bankar amerikan. "Presionet e uljes së mesatares së fitimit mund të përkeqësojnë edhe më tej shëndetin e bankave", u shpreh Keit Leget, kryeekonomist në Shoqatën e Bankierëve Amerikanë. "Parashikimet nuk mund të jenë të mira, në rast se bankat nuk nisin të balancojnë fitimet e humbura".

Bernanke tha të hënën e kësaj jave se Rezerva Federale mund të balancojë të ardhurat, duke marrë masa të mëtejme, duke blerë masa të konsiderueshme borxhesh të këqija të bankave në telashe. Po studiohen gjithashtu edhe mënyra për t‘u siguruar bankave fitime maksimale prej kartave të kreditit, duke gjeturrrugë që të bindin zotëruesit e tyre të pranojmë kredi më të larta në këmbim të lehtësirave të ndryshme. Një tjetër rrugë për të shtuar disi fitimet është edhe vendosja e normave të reja për depozitat. E megjithatë, situata mbetet e zymtë dhe parashikimet për të ardhmen e afërt nuk janë aspak të këndshme.

"Kam motive të forta që të besoj se bankave do t‘u duhen vite, jo javë për të përmirësuar bilancet, tha Keit Leget. E vetmja gjë që u mbetet bankave të bëjnë në këtë çast të vështirë është shmangia e çdo kredie të keqe në një fazë recesioni që po përkeqësohet dita-ditës, si edhe të ulin shpenzimet".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›