Hetohen kërcënimet ndaj kryeprokurorit serb
Nga zyra e Prokurorisë së Krimeve të Luftës në Serbi u bë dje me dije se autoritetet amerikane kanë nisur hetimin e disa të dyshuarve për kërcënimin me vdekje të Kryeprokurorit. Vladimir Vukçeviç ka marrë letra dhe telefonata kërcënuese për shkak të drejtimit të skuadrës që i është vënë pas gjurmëve gjeneralit serbo-boshnjak Radko-Mladiç i akuzuar për gjenocid nga Gjykata e Hagës. Zëdhënësi i zyrës së prokurorisë bëri me dije se ishte njoftuar nga ambasada amerikane në Beograd për këtë hetim.