A kanë faj ngjyrat!?
Rexhep Meidani
Afro 12 vjet më parë, Tajlanda hartoi e miratoi një kushtetutë demokratike nëpërmjet një procesi të veçantë pjesëmarrjeje duke rrezatuar praktikisht një model me vlerë për demokracitë emergjente. Në këtë mënyrë, Tajlanda filloi të shfaqej si një yll në rritje, si një vend me standarde optimiste në lidhje me zhvillimet demokratike, një simbol entuziast për vende të tjera aziatike. Tani, pas kësaj periudhe, demokracia tajlandeze duket e zymtë, madje në një rrezik serioz, para një dështimi të plotë e zhgënjimi të vërtetë.
* * *
Aktualisht, në Tajlandë, të dy grupet kryesore në konflikt me njëri-tjetrin janë të ashtuquajturit: grupi i “bluzave të verdha” dhe ai i “bluzave të kuqe”. Personat që veshin këto bluza të verdha apo “bluzë-verdhët” i takojnë një konfiguracioni politik, kurse “bluzë-kuqtë” mbështesin konfiguracionin tjetër. Të parët konsiderohen si kundërshtarë të ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra (të detyruar për të ikur jashtë vendit) dhe pasuesve të tillë në Tajlandë. Pavarësisht “personalizimit” të konsiderueshëm të konfliktit aktual, ekzistojnë shkaqe reale që shërbejnë aty për këtë ndarje dhe përplasje të ashpër politike. Në fakt, para zgjedhjes së Thaksin-it, shumë njerëz të varfër në zonat rurale e urbane e ndjenin veten krejtësisht të shfrytëzuar brenda sistemit të mëparshëm qeverisës. Sipas tyre, qeveria nuk ishte marrë fare me ta, por vetëm me interesat e klasës së mesme dhe të elitës së pasur akademike e komerciale të Bangkokut. Ndërsa, pas zgjedhjes së Thaksin-it, filloi një zhvendosje e shënuar në politikën dhe angazhimin konkret të qeverisë së tij. Madje, në sajë të programeve populiste në shërbim të zonave rurale, qeverisja e tij u konsiderua nga kjo shtresë e pasur si një “tirani e shumicës”.
I larguar nga pushteti me grusht shteti në vitin 2006, Thaksin-i, që nga jashtë vendit, vazhdon të luajë fort në skenën politike tajlandeze. Madje, edhe pse pretendon të kundërtën, shumica e bluzë-kuqve është një mbështetëse e qartë e tij. Ndryshe nga të parët, bluzë-verdhët kanë adoptuar në nderim të mbretit (si figura më e nderuar në Tajlandën e sotme!) të verdhën si ngjyrën karakteristike të protestës së tyre. Por, kjo nuk do të thotë se bluzë-kuqtë janë në shumicë kundra mbretit, madje përkundrazi; apo që ata janë me prirje “majtistë”. Ata kanë zgjedhur ngjyrën e kuqe thjesht për t’u dalluar nga bluzë-verdhët. Bluzë-verdhët i kanë akuzuar kryeministrat e mëparshëm, pas largimit të Thaksin-it, si kukulla të tij. Për të detyruar ndryshimin në këtë lloj qeverisjeje bluzë-verdhët, që në gushtin e kaluar, organizuan protesta të fuqishme kundër qeverisë. Ata pushtuan ndërtesën qeveritare për disa muaj, madje në dhjetor bllokuan dhe aeroportin e Bangkokut, duke krijuar vështirësi të mëdha për tranzitet e ndryshme. Këmishë-verdhët pranuan t’i ndalonin protestat e tyre vetëm kur gjykata shpalli vendimin e largimit të aleatëve të Thaksin-it nga detyrat publike. Por, disa ditë më vonë, pas deklarimit të fitores së bluzë-verdhëve dhe marrjes së detyrës prej kryeministrit Abhisit Vejjajiva, bluzë-kuqtë filluan protestat në rrugë. Dhe ata, po ashtu, pushtuan ndërtesën qeveritare. Sidomos më e pakënaqur pas zgjedhjes së këtij kryeministri nga parlamenti është popullsia rurale, ku lexohet lehtë një nivel i lartë varfërie. Ditët e fundit, pas anulimit të samitit aziatik, është shpallur dhe gjendja e jashtëzakonshme, që nuk është përfillur fare nga bluzë-kuqtë...
* * *
Por çfarë dëshirojnë aktualisht bluzë-kuqtë? Për bluzë-verdhët, ata jo vetëm mbështetin Thaksin-in, por dhe janë të pagdhendur e injorantë. Por, në të vërtetë, nuk duket më ashtu. Mjaft nga bluzë-kuqtë tashmë janë në gjendje relativisht më të mirë dhe jetojnë brenda apo rrotull kryeqytetit. Për më tepër, ata janë duke u ndërgjegjësuar nga dita në ditë, bile dhe janë shumë më të angazhuar në mbrojtje të fitoreve të mëparshme demokratike, për vetë demokracinë reale. Në këto protestat e fundit të bluzë-kuqve, bluzë-verdhët nuk po shfaqen aq aktivë. Ndërkohë bluzë-kuqtë po konfrontohen me bluzë-blutë. Këta të fundit pretendojnë që janë rreshtuar në mbrojtje të institucioneve dhe pronës publike, si p.sh. të aeroportit. Por, nisur nga reagimet e tyre, bluzë-kuqtë pretendojnë se ata janë të rekrutuar dhe të mbështetur nga qeveria. P.sh., bluzë-kuqtë u përballuan fillimisht me disa qindra milicë pro-qeveritarë, të organizuar mirë dhe të veshur me bluza apo “tishërte” në ngjyrë blu të errët. Etiketa e tyre është: “Në mbrojtje të institucioneve”, që nënkupton faktin se ata në këtë mbrojtje u referohen institucioneve të monarkisë. Dhe, jo vetëm kaq, kur bluzë-kuqtë bllokuan punimet e samitit aziatik ata u sulmuan edhe nga një grup tjetër, po ashtu i organizuar mirë, por tashmë i veshur me këmisha të zeza. Këta janë bluzë-zinjtë! Por nuk ia vlen të vazhdohet më tej me këtë lojë ngjyrash!...
* * *
Në mjaft raste, shfrytëzohen ngjyra të dhëna për lëvizje të ndryshme masive apo populiste. Pra, bëhet fjalë për veshje, simbole konkrete apo flamuj të ngjyrosur! Bile, sipas këtyre ngjyrave janë bërë dhe “pagëzimet” pasuese. Të tillë kanë qenë, p.sh., “revolucioni” i portokallinjtë apo ai i trëndafiltë, me simbolikat përkatëse. Kështu, p.sh., në Ukrainë, ndryshe nga kampi i Janukoviçit që zgjodhi në fushatë ngjyrën blu, ngjyra e portokallinjtë u adoptua nga kampi i Jushçenkos si ngjyra e fushatës së tij. Ajo ngjyrë mori një peshë simbolike gjatë të ashtuquajturit revolucion të portokallinjtë apo gjatë serisë së protestave opozitare kundër manipulimit të zgjedhjeve presidenciale (në fund të nëntorit 2004 dhe janarit 2005). Edhe në Gjeorgji, protestat e vitit 2003, që detyruan pas zgjedhjeve të manipuluara dorëheqjen e presidentit Shevarnaze (Eduard Shevardnadze), përbëjnë atë që quhet revolucion i trëndafiltë. Kulmi i këtyre protestave i takon 22 nëntorit, kur protestuesit e Shakashvilit hyjnë në parlament me trëndafila në duar duke e detyruar presidentin Shevarnaze të ndërpriste fjalimin dhe të largohej i rrethuar nga bodigardët. Një ditë më vonë ai dha dorëheqjen...
Sidoqoftë, le të ndërpresim këtu shembujt. Nëpër botë, bluza të kuqe dhe të verdha, bluza blu dhe rozë, bluza të bardha dhe të zeza, dhe kështu më radhë, bëhen prej politikës simbole kundërshtish dhe përplasjesh masive. Aq sa, në momente të veçanta, implikon e detyron deri kujdesin për veshjen e ditës! Në fakt, e tillë ka qenë dhe po vazhdon të mbetet Tajlanda e këtyre muajve!... Por, kjo lojë ngjyrash, bluzash dhe shallesh me ngjyrë, lulesh e flamujsh, është shfaqur jo rrallë edhe në Shqipëri, sidomos në para-fushatën elektorale me një tejzgjatje mbi njëvjeçare! Por, mesa duket, edhe me këtë fillim të shpejtë të vetë fushatës elektorale! Bile, ka shumë shanse që ajo të bëhet sa marramendëse e gënjeshtare, po aq zhurmuese e bezdisëse, një prodhim tjetër i pabukë i politikës shqiptare të ditëve tona. Në këtë kuptim, pavarësisht ç’pretendohet, diku harrohet, diku keqkuptohet deri ngjyra e flamurit kombëtar! Madje, shkohet deri atje që politika konkrete e gjithsecilit të lidhet me ngjyrën e bluzës që vesh! Ose akoma, që të shkohet deri aty sa të kërkohet të ruhet identiteti individual e neutraliteti politik duke veshur bluzën me të gjitha ngjyrat e ylberit, si të thuash një bluzë “florale”! Pse jo dhe për të mos u identifikuar as me ndonjë ngjyrë gjatë kësaj fushate! Por, ama, për të besuar sa seriozitetin e programit politik, po aq dhe kualitetin dhe ndershmërinë e atyre që do të kandidojnë për të mishëruar programin politik përkatës. Kjo duhet të jetë dhe ngjyra e vërtetë, krahas ngjyrës kuq e zi të flamurit kombëtar...