E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati udhëzimet për kartat e studentit

 

Universiteti i Tiranës i kërkon ministrisë udhëzimin përkatës për kartat e studentit. Kjo e fundit premton se ky dokument do të jetë gati brenda muajit. Rektori i UT, Dhori Kule, u shpreh dje se kartat që janë shpërndarë deri tani janë të vlefshme, vetëm brenda fakultetit ku janë tërhequr. “Nuk kanë vlerë për të pasur atributet ligjore si karta të tilla në ambientet jashtë fakultetit”, vijoi Kule. Ndërsa burime zyrtare pranë MASH pohojnë se udhëzimi është drejt përfundimit. “Për hartimin e projektit për Kartën e Studentit, u ngrit një grup pune i cili ka ndjekur shembujt më të mirë të rajonit e Evropës. Përfitimet e studentëve nga përdorimi i Kartës së Studentit do të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit të MASH”, sqaron ministria. Pajisja e studentëve me këtë dokument mjaft të rëndësishëm konsiderohet nga Qeveria Studentore si një domosdoshmëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›