A kemi shtet ligjor në Shqipëri?
Nga Ndini R. BARDHI
Ne shqiptarët në demokracinë e sotme aspirojmë për një të drejtë njerëzore nëpërmjet qeverisjes, barazisë së ligjit ose mbrojtjes së njëllojtë nga ligji, të cilat përbëjnë themelin e një shoqërie të drejtë e demokratike në realitetin shqiptar.
Të gjithë shtetasit shqiptarë, në kushtet e reja të demokracisë në Shqipëri mbas sistemit komunist, kanë të drejtën për mbrojtje të njëllojtë përpara ligjit, pavarësisht nëse janë të varfër apo të pasur, popullsi etnike apo pakicë fetare, aleatë politikë të shtetit apo kundërshtarë të tij.
Pra, jeta njerëzore në vetvete është e ndryshme dhe hera-herës e padrejtë dhe e pamëshirshme deri në skamje, varfëri e sfilitje, që do të thotë se ajo (jeta) do të rrotullohet me të gjithë njerëzit njëlloj. në këtë rast shteti demokratik e pikërisht shteti ynë demokratik shqiptar nuk mund të parashikoj të papriturat e jetës së përditshme të çdo shqiptari dhe më tej madje nuk ka as edhe përgjegjësi për një gjë të tillë. Megjithatë, shteti shqiptar demokratik nuk duhet të lërë kurrsesi vend për padrejtësi për shtetasit e vet. Atij i duhet kërkuar nga deputetët e zgjedhur në parlament nga të qeverisurit (populli) që të gjithë shtetasit ti trajtojë në mënyrë të njëllojtë dhe të barabartë. Gjithçka është e sanksionuar në ligj. Askush nuk mund të dalë mbi ligjin, i cili është produkt i vetë popullit dhe jo diçka e diktuar mbi të.
Shtetasit shqiptarë të një vendi demokratik siç është Shqipëria, i nënshtrohen ligjit (ligjeve), sepse nëpërmjet votës në zgjedhjet parlamentare, siç i kanë më 28 Qershor 2009, bëhen ligjvënës të vetvetes, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por me përfaqësim të deputetit të votëbesuar të zonës ku banojnë. Kjo është mënyra më e mirë e vullnetit të çdo individi shqiptar, të konsensusit dhe zgjidhjes të ligjshmërisë dhe demokracisë e më tej kur ligjet i vendos vetë populli shqiptar.
Ne shqiptarët në këtë drejtim jemi tek abeceja e demokracisë, dhe kemi shumë rrugë për të bërë e për të mësuar në peripecitë e ardhshme. Demokracia është një proces që evoluon dhe nuk përmbahet në verdiktin e saj. Ajo kërkon bashkëpunim, kompromis dhe tolerancë midis gjithë shtetasve shqiptarë. Vendosja e demokracisë në Shqipëri, mbas pesë dekadave komunizëm, është tepër e vështirë e sidomos i shtetit ligjor, e sundimit të ligjit në kushtet e reja të pluralizmit politik e të sistemit kapitalist, të ekonomisë liberale të tregut e të interesave mbi pronën private etj.
Demokraci do të thotë rregull, përgjegjësi, ligje dhe shtet i së drejtës njerëzore dhe jo anarshi e çlirim nga përgjegjësia individuale.
Themelet e demokracisë kushtetuese moderne në Evropë e në botë u hodhën me pëlqimin e të qeverisurve, që do të thotë se Evropa e shekullit XVIII-t e ndryshoi thellësisht rrjedhën e debateve politike dhe nxiti zhvillimin e institucioneve demokratike. Çdo qeveri e ligjshme mbështetet në votëbesimin e të zgjedhurve në çdo vend më demokratik në botë edhe sot në shekullin e XXI-t. Kjo eksperiencë, ndoshta ende e re dhe e shkurtër, është krijuar edhe në Shqipëri mbas pesëdhjetë vjet komunizëm, e cila hap pas hapi në kuadrin e të drejtave të njeriut (shqiptarit), anëtarët e shoqërisë shqiptare me një kulturë qytetare hyjnë në marrëdhënie me qeverinë e votëbesuar prej tyre. Në kuadrin e demokracisë së sotme evropiane, çdo shtetas shqiptar është i detyruar ti bindet ligjit, ndërsa qeveria, qoftë ajo e djathtë apo e majtë, ka për detyrë të nxjerrë ligjet dhe të mbrojë vendin nga çdo sulm që mund ti imponohet nga jashtë.
Të gjitha këto i takojnë interesit dhe të mirës së përbashkët kombëtare.
Në rast se një qeveri, siç ndodhi në Shqipëri në vitin 1997, nuk i zbaton ligjet kushtetuese dhe vepron në mënyrë arbitrare (autoritare), shtetasit kanë të drejtë ta përmbysin dhe të formojnë një qeveri të re. Dhe kjo gjë solli, fatkeqësisht, për demokracinë shqiptare pasoja fatale, drama dhe tragjedi të paimagjinueshme njerëzore dhe ekonomike.
Njeriu, si qenie njerëzore është krijuar nga ligji i natyrës dhe i Perëndisë dhe i garanton të drejta themelore duke filluar nga e drejta e parë për të jetuar, e drejta për të gëzuar edhe shumë të drejta që ia jep jeta e përditshme, e drejta për të pasur pasuri e për ta gëzuar në breza njerëzish.
Themeli mbi të cilën ngrihet ndërtesa e një shteti demokratik, në këtë rast edhe në Shqipëri, është kushtetuta e tij dhe institucionet e tij themelore.
Kushtetuta është ligji themelor i vendit të shqiptarëve, i të gjithë shtetasve pa dallim bindjeje politike, feje, race, krahine dhe ideje, i qeverisë (qeverisjes) në pushtet, i kabinetit ministror dhe vetë kryeministrit e deri te njeriu më i thjeshtë i fshatit dhe i qytetit, të cilët i nënshtrohen pa mëdyshje neneve të tij.
Kushtetuta e re demokratike në Shqipëri, pas kushtetutës së sistemit komunist, është krejt e re dhe totalisht e ndryshme, sepse paraqitet në një dokument të vetëm të shkruar, ku përcakton shumë qartë nëpërmjet ligjeve kompetencat e qeverisë kombëtare e porsadalë nga zgjedhjet politike, garanton njohjen e të drejtave themelore të njeriut shqiptar dhe parashtron mënyrën e veprimtarisë së qeverisë në kushtet reale të Shqipërisë dhe mentalitetit të ri demokratik të çdo shqiptari të kudondodhur.
Kushtetuta shqiptare demokratike ndonëse e re në moshë, duhet të jetë dinamike dhe universale pavarësisht nga kohëzgjatja dhe vlerat historike të saj. Ajo në strukturën e saj ligjore duhet të jetë e ndryshueshme dhe e përshtatshme në mënyrë që ajo ti përgjigjet kërkesave të kohës, interesave të individit dhe të shoqërisë, dhe më tej, interesave të kombit. Kushtetuta vërtet është themeli i shtetit demokratik shqiptar, por ajo asnjëherë nuk duhet parë si maket shabllon apo i pazëvendësueshëm në jetën politike, ekonomike e shoqërore të vendit.
Megjithatë, ky dokument i shkruar përbën themelin mbi të cilin, është ngritur një strukturë e gjerë gjyqësore, ligjesh, veprimtarie shtetërore, qeverisëse, presidenciale dhe praktikash tradicionale, që bën që Kushtetuta Shqiptare të mbetet përherë e gjallë, dinamike dhe ti përgjigjet kërkesave të kohës demokratike.
Evoluimi i kushtetutës në Shqipëri ndodh sipas modeleve të tjera siç ndodh në çdo vend demokratik të Evropës dhe të botës, e cila pa ato nuk do të mund ti bënte ballë kohës pa u ndryshuar sipas dinamikës bashkëkohore në kushtet reale të Shqipërisë dhe të shoqërisë problematike shqiptare e mbas sistemit komunist. Po ashtu, Kushtetuta Shqiptare e sotme që është në fuqi në ditët tona demokratike, nuk do të mund të qëndrojë në perspektivë pa lejuar hapësirë për ndryshime, gjithmonë në kuadrin e parimeve të të drejtave të njeriut, të procesit ligjor e të rregullt gjyqësor dhe të qeverisë së formuar me votëbesimin (pëlqimin) e të qeverisurve.
Lind pyetja, a kemi shtet ligjor në Shqipëri, a zbatohet kushtetuta dhe sistemi i drejtësisë penale apo civile?
Në shoqërinë e sotme shqiptare, gjatë këtyre viteve të demokracisë, janë vënë në dukje tek ata që drejtojnë sistemin e drejtësisë dhe zotërojnë pushtet ligjor shpërdorime, deri në dhunime shtypëse.
Në emër të shtetit dhe ligjeve të tij, shumë njerëz janë burgosur pa asnjë arsye apo motiv, janë torturuar pa kurrfarë justifikimi ligjor, madje shpesh edhe pa padi të rregullta. Të tilla shpërdorime ka pasur dhe përsëri ka, të cilat nuk mund ti lejojë shoqëria demokratike e sotme shqiptare. Shteti shqiptar ka për detyrë të ruajë rendin, që edhe ky i fundit lë për të dëshiruar, dhe të dënojë kundërvajtjet kriminale, të cilat sot për sot në realitetin e gjallë shoqëror dhe individual kapin shifra të larta.
Shteti nëpërmjet rregullave ligjore dhe procedurave ushtron ligjshmërinë e tij, e cila duhet të jetë e hapur, me bazë demokratike dhe jo e fshehtë dhe arbitrare. Ajo nuk duhet të jetë objekt manipulimesh dhe interpretimesh në interes të shtetit dhe njerëzve që e përfaqësojnë atë. Raste të tilla në Shqipëri janë të shumta dhe të bujshme në sytë e njerëzve, e të tilla raste janë dënuar moralisht, politikisht dhe financiarisht.
Kërkesat bazë për zbatimin e një ligji nëpërmjet procesit gjyqësor janë subjekti