Fundi i marrëdhënieve të veçanta?
(Nga Shllomo-Ben Ami, ish ministër i jashtëm i Izraelit)
NGA Orhan ZARSHATI
Izraeli ka patur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në saje të kësaj marrëdhënieje,ai ka përfituar nga ndihma e gjithanshme amerikane dhe ka mbijetuar më së miri në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme dhe deri tani ka një ushtri që konsiderohet e pathyeshme në përpjekjet me çfarëdo koalicioni arab,apo me terrorizmin dhe intifadat palestineze. Kjo në radhë të parë i dedikohet aftësive tekniko-shkencore, financiare dhe ekonomike, si dhe politike të hebrenjve dhe të komunitetit mbarëbotëror çifut dhe frymëzimit zionist për një shtet të fuqishëm hebre në të ashtuquajturin territor historik judeo-hebraik. Por sidoqoftë, pavarësisht nga supremacia e gjithanshme e deritanishme hebraike, ndihma amerikane ka qenë vendimtare në mbijetesën e Shtetit Hebre, gjatë konflikteve të ashpra e të gjata me arabët, që nisin në vitin 1948, kur u krijua Izraeli si shtet i pavarur; e deri sot që ai zotëron armët bërthamore. Lidhur me sa më lart, po japim opinionin e ish ministrit të jashtëm të Izraelit, z. Shllomo Ben Ami, aktualisht Nënpresident i Qendrës Ndërkombëtare për paqe në Toledo të Spanjës, si dhe autor i disa librave për marrëdhëniet arabo-izraelite. Opinioni është trajtuar nën dritën e qasjes së re të Presidentit amerikan Barak Obama për marrëdhëniet izraelito-palestineze. Kjo qasje gjen pasqyrim edhe në faktin sinjifikativ të vlerësimeve krahasuese të bëra në Uashington këto ditë, ndërmjet njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe kërkesës për të njohur pavarësinë e Palestinës. Më poshtë jepet opinioni i z. Shllomo Ben Ami: Vizita e paradokohshme e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Uashington nxori në shesh mosmarrëveshjet fundamentale ndërmjet qeverisë së sotme të Izraelit dhe administratës së Presidentit Barak Obama. Netanjahu këmbëngul për ta vënë në mëdyshje pasionin e Obamës për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez dhe refuzon ta shikojë lidhjen që Obama beson se ekziston ndërmjet paqes izraelito-palestineze dhe kapacitetit të saj për ti zvogëluar ambicionet nukleare të Iranit. Veçanërisht Netanjahu nuk është i kënaqur me ngurrimin e Obamës për të caktuar një afat fiks për bisedime me Iranin. Izraeli ka bindjen se Irani po shkon me galop drejt klubit nuklear dhe se po shfrytëzon me zgjuarsi prospektin e bisedimeve me SHBA për ti paradalë sanksioneve të ashpra,ose një sulmi ushtarak. Krizat dhe mosmarrëveshjet e thella nuk janë diçka e re në marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy aleatëve jo të barabartë. Megjithatë, sado fundamentale të jenë diferencat korrente, është një dyshim tjetër themelor se mos Obama po përpiqet ta largojë Amerikën nga lidhja e saj e veçantë me Shtetin çifut, çka e shqetëson së tepërmi Izraelin. Konvergjenca e interesave dhe sjellja thellësisht emocionale ndaj historisë së Izraelit dhe narracionit hebre që nga Holokausti, kanë patur prapa motivet të cilat kanë detyruar këtë lidhje, mbase si një nga aleancat më intriguese në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në fakt, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një sqarim të veçantë për përligjjen ngulmuese të Amerikës lidhur me angazhimin e saj për Izraelin dhe për rezonancën unike dhe energjike, që çështja e Izraelit ka patur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentët amerikanë, duke filluar nga Harry Truman, lideri i parë botëror që njohu Izraelin në vitin 1948 (me gjithë këshillën kundërshtuese të Sekretarit të Shtetit, gjeneralit George C. Marshall) i kanë personalizuar marrëdhëniet amerikano-izraelite në shkallë të ndryshme e të dyfishta, si emocionale, ashtu dhe në aspektin e realpolitikës. Dyshimi, apo mosbesimi i sotëm, qëndron në atë se mos Barak Obama nuk është i bindur për asnjërën. Obama është një dukuri revolucionare në historinë e Amerikës; natyrisht ai nuk do ti përshtatet modelit tradicional të presidentëve amerikanë të pas Luftës së Dytë Botërore (LDB).Ai ka qenë shumë larg nga formimi me mësimet fetare dhe biblike të paraardhësve dhe nga historia narrative çifute si dhe nga emergjenca heroike e Izraelit jashtë hirave të Holokaustit, ato nuk janë një ndjenjë e kahershme në qëndrimin e tij kundrejt konfliktit arabo-izraelit. Narrativa e tragjedisë palestineze, sigurisht nuk është më pak qendrore në përcaktimin e vështrimit të tij për Lindjen e Mesme. Por, madje edhe nëse administratat e SHBA nuk kanë mishëruar një dashje emocionale për Izraelin, ato deri tani e kanë mbështetur kauzën e Izraelit, duke bërë atë se çfarë mund të mbështetet në bazë të konsideratave të realpolitikës. Kjo mund të ilustrohet qartë me rastin e Riçard Niksonit, i cili nuk ka vuajtur asnjëherë nga një ndjenjë e tepruar dashurie për çifutët,por megjithatë njihet si një aleatët më të patundur që Izraeli ka patur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. I lirë nga një simpati për kauzën e Izraelit dhe thellësisht i shqetësuar nga politikat e tij në territoret e okupuara, Obama paraqet atë spektër të Shtëpisë së Bardhë, i cili as e do dhe as i ndan interesat me Shtetin çifut. Trysnia e politikës së Obamës për Lindjen e Mesme - pajtimi i Amerikës me Botën Arabe dhe atë Muslimane, ndeshet me strategjinë e Netanjahut.Për Obamën politika e ngutshme dhe mënyra më emirë për tiu drejtuar sfidës së terrorizmit islamik dhe për të ndaluar rrëshqitjen e rajonit në përhapjen e pakontrolluar të armëve bërthamore, është ajo, që të detyrojë Izraelin të ndalojë vendbanimet e reja dhe të tërhiqet nga territoret e okupuara për të lejuar krijimin e një Shteti palestinez me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të tij dhe të bëjë paqe me Sirinë,duke i kthyer asaj Lartësitë e Golanit.
Por kjo nuk do të thotë,që ne do të jemi patjetër dëshmitarë të mbarimit të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet SHBA dhe Izraelit. Madje edhe një president revolucionar nuk mund të largohet nga zotimet thelbësore të Amerikës ndaj një Izraeli, që lufton për pozita të arsyeshme dhe moralisht të justifikueshme. Deri tani, Obama ka qenë i kujdesshëm për tu mos u larguar nga asnjë nga qëndrimet tradicionale amerikane, që i takojnë sigurisë së Izraelit. Ai e ka pranuar logjikën e Izraelit për të patur një status të veçantë nuklear dhe pozicionin e tij si përfituesi më i madh i ndihmës ushtarake amerikane. Për më tepër roja amerikane e interesave të Izraelit, Kongresi i SHBA, mbetet vigjilent. Netanjahu e di që detyra drithëruese e ruajtjes së marrëdhënieve të Izraelit me SHBA është një nevojë strategjike vitale që ia imponon kërkesa e brendshme. Kërkohet më tepër konvergjencë, që përcakton detyrën për mbrojtjen e linjave të kuqe reale të Izraelit, jo ato ideologjike. Ky është shkaku pse Netanjahu priret thuajse nga një përcaktim Messianik për të prevenuar Iranin që të mos zotërojë mjetet për shkatërrimin e Izraelit, që do të thotë të jetë i bindshëm ndaj një ndryshimi fundamental në pozicionin e tij ndaj Palestinës, nëse Obama e bën të dukshme rrugën e ecjes së tij për të ndaluar programin nuklear të Iranit. Në vështrimin e Netanjahut, zgjidhja e problemit palestinez nuk do të thotë mënjanim i sfidës së Iranit; përkundrazi zgjidhja është neutralizim i atij kërcënimi ekzistencial, që do ti shtrojë rrugën krijimit të Shtetit palestinez. Netanjahu gjithashtu e di, që dështimi i palës arabe ka ushqyer Zionizmin radikal. Ashtu siç e ka vlerësua Xhon Kerri (John Kerry), Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit amerikan, ky proces paqeje nuk është rrugë me një drejtim, në të cilën barra i bije ekskluzivisht Izraelit.Mbetet të shihet nëse Bota arabe krejtësisht jofunksionale dhe agjentët e fuqishëm joshtetërorë në mes të saj, siç janë Hamasi dhe Hezbollahu, do ti përgjigjen rrugës që pret Obama. Me shumë rëndësi është fakti që lidershipi palestinez të mund të rikonfigurojë dhe të ribashkojë qeverinë e tij për të përballuar sfidën e shtetkrijimit. Deri tani detyrën e pajtimit Hamasi dhe Fatahu e shikojnë jo aq tmerruese se sa luftën për paqe me Izraelin.
***
Për këtë qasje të re amerikane të iniciuar nga Presidenti Barak Obama për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme,