A mjafton vetëm rritja ekonomike?
ADRIAN CIVICI
Rritja ekonomike dhe përqindjet e saj janë vazhdimisht “kali i betejës” së debatit politik e ekonomik në Shqipëri. Çdo sukses apo kritikë në lidhje me efeciencën e politikave ekonomike apo financiare certifikohet pothuajse vetëm nëpërmjet treguesit të rritjes ekonomike. Për çdo qeveri e kryeministër ka mjaftuar një shifër pozitive e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për të deklaruar menjëherë se “ekonomia është e shëndoshë”, se “zhvillimi është i qëndrueshëm”, se “varfëria po reduktohet”, “se kriza nuk na prek”, etj. Ndërkohë që edhe kritikat më të ashpra për mungesën e eficiencës së qeverisë adresohen tek komentet mbi përqindjen e PBB duke insistuar se “rritja ekonomike është e ulët”, se “rritja e saj nuk garanton reduktim të varfërisë”, etj.
Natyrisht, që PBB dhe rritja vjetore e tij është indikator themelor dhe prej tij burojnë në vijim mjaft tregues të tjerë të rëndësishëm makroekonomikë që i bëjnë “skanerin” dhe shprehin stabilitetin e ekonomisë dhe financave të vendit. Por, a mjafton vetëm ky tregues për të sintetizuar plotësisht shëndetin e një ekonomie, cilësinë e jetës dhe shërbimeve për popullsinë apo dhe efektin e politikave ekonomike e sociale të ndërmarra? A ka limite ky tregues kur identifikohet si “shkopi magjik” i performancës ekonomike dhe progresit social? Pra, fjala nuk është aspak për ta suprimuar apo shkurorëzuar treguesin e PBB, por për të pasuruar instrumentet dhe treguesit e shprehjes dhe matjes së progresit ekonomik e social të shoqërisë.
Në shumë vende të botës ka kohë që është hapur një debat politik, ekonomik e akademik mbi këtë çështje. Thelbi i gjithë debateve përmblidhet në faktin se “në vetvete PBB dhe rritja ekonomike nuk ka asgjë të gabuar, por është përdorimi i tij politik e vendimmarrës ai që mund të devijojë apo fshehë dukuri të shumta”. I njëjti debat mendoj se duhet hapur e lancuar sa më shpejt edhe në Shqipëri. Rezultati final i tij duhet të jetë një rivlerësim i diapazonit të këtij treguesi për tu identifikuar me suksesin apo dështimin e politikave ekonomike, financiare e sociale, duhet të jetë “shoqërimi” i tij publik e transparent me një sërë treguesish të tjerë të cilët japin realisht pamjen apo profilin e zhvillimit, mirëqenies, pasurimit, diferencimit, shpejtësisë së ndryshimit, etj., si të individëve dhe familjeve shqiptare në veçanti ashtu dhe ato të vendit në tërësi.
Një grup ekonomistësh të shquar, ndërmjet tyre dhe pesë novelistë të ekonomisë, të tillë si Amartya Sen, Joseph Stiglitz, Kenneth Arrow, Daniel Kahneman dhe James Heckam, bazuar dhe në ndjeshmërinë e madhe ndërkombëtare për këtë çështje, kanë paraqitur së fundi një studim fondamental me mjaft refleksione, analiza e propozime për të zhvilluar instrumente e indikatorë të rinj, që matin e evidentojnë saktë zhvillimin social-ekonomik dhe pasurimin e çdo vendi apo individi.
Ideja themelore e tyre është se tashmë ka ardhur plotësisht koha që “statistikat dhe politikat ekonomike duhet ta venë theksin gjithnjë e më shumë te treguesit e mirëqenies së popullsisë dhe jo thjesht e vetëm te prodhimi dhe rritja e tij”. Rritja ekonomike nuk duhet të barazohet kurrë me nocionin e mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Si shembull tipik për të provuar këtë argumentim, jepet rasti i rritjes së konsumit të karburanteve si pasojë e komplikimit dhe vështirësisë së qarkullimit, fenomen që ndikon “pozitivisht” në treguesin e PBB, ndërkohë që ndikon negativisht në koston, cilësinë dhe lehtësinë e jetës së përditshme të individëve. Sipas autorëve të mësipërm, këto lloj influencash në madhësinë e PBB mund të çojnë në marrjen e vendimeve të gabuara në politikat ekonomike, ose në një “lexim” jorealist të realitetit të përditshëm nga vendim-marrësit.
Për të vlerësuar më mirë mirëqenien, përveç prodhimit vëmendja duhet përqendruar tek të ardhurat dhe sidomos niveli dhe cilësia e konsumit. Ato që sot po kërkohen më fort për të luajtur rolin e “përshkruesit dhe analizuesit më të mirë të realitetit ekonomik e social” të çdo vendi mund të përmblidhen në tre drejtime kryesore.
Së pari, vendosja e individit në qendër të çdo treguesi e analize. Nëse nuk shprehet statistikisht “nga brenda” dhe në detaje situata reale e individëve dhe familjeve (pasuria, mirëqenia, gjendja shëndetësore, struktura e shpenzimeve, etj.), dhe jo thjesht mesataret statistikore të tyre apo llogaritje të pjesshme një herë në disa vjet, vendim-marrësit “rrezikojnë të jenë si pilotët pa busull”. Nga ky kënd-vështrim, nocioni i “cilësisë së jetës” është indikatori kryesor i suksesit dhe eficencës së politikave ekonomike. Shumë vende të botës kanë filluar tashmë që krahas treguesit të “rritjes ekonomike” të llogarisin rregullisht e të bazohen edhe tek treguesi i “kënaqësisë së brendshme bruto” i cili llogaritet dhe evidentohet çdo vit nga shërbimet dhe strukturat statistikore kompetente.
Së dyti, statistikat duhet që të evidentojnë më qartë shumën e transfertave apo investimeve publike tek familjet dhe individët dhe bashkë me këtë edhe “efektet që ato japin tek njerëzit”. Kështu për shembull, shpenzimet për shëndetësinë, arsimin, sigurinë publike, ujin e pijshëm, kanalizimet, etj., në rutinën e përditshme statistikore evidentohen përgjithësisht në vlerë absolute, dmth, numri i mjekëve, shpenzimet për arsimin apo shëndetësinë në total apo sipas zonave e llojeve të shërbimeve. Por, tashmë ka ardhur koha që të investohet më shumë në sistemin statistikor për të kaluar në një nivel më të avancuar treguesish të tillë si : indeksi i shëndetit publik, cilësia e përvetësimit të dijes në shkolla, niveli i kënaqësisë për sigurinë, etj. Natyrisht që në disa raste, duke bërë llogaritje mbas llogaritjesh apo anketa të pjesshme të thelluara dhe një herë në çdo 3 apo 4 vjet siç është rasti i LSMS apo disa vrojtimeve të tjera, edhe mund të arrihet që të kihen tregues të tillë, por tendencat moderne po kërkojnë që ato të jenë pjesë e statistikave bazë e lehtësisht të aksesueshme në mënyrë që të bëhen pjesë e analizave dhe vendimmarrjes së përditshme. Një shembull tjetër në këtë drejtim është për shembull llogaritja e efekteve të inflacionit në përputhje me ndikimin në fuqinë blerëse të kategorive të ndryshme sociale e grup-moshash apo profesionesh.
Së treti, llogaritja më e mirë e efekteve të rritjes ekonomike ndaj mjedisit dhe në këtë kuadër matja e një lloj indeksi mbi ndikimet që ka mjedisi mbi shëndetin publik, cilësinë e jetës apo dhe strukturën e shpenzimeve të individëve dhe familjeve. Të thuash thjesht se “po përmirësohet mjedisi”, “po përmirësohet cilësia e ajrit apo ujit” është diçka mjaft e përgjithshme. Përkundrazi, të llogaritësh se sa ndikon në jetëgjatësinë e secilit ajri i ndotur, se si ndryshon indeksi i shëndetit publik si pasojë e kësaj, se si ndryshon struktura e shpenzimeve dhe kostot familjare nën efektet negative apo pozitive të ndryshimeve mjedisore, se sa kufizohen apo lehtësohen kushtet fizike të individëve nën efektet e ndotjeve mjedisore, atëherë mund të jesh më konkret në objektivat dhe masat politike e ekonomike që duhet të ndërmerren.
Pra, parë në thelbin e tij, problemi nuk është thjesht mundësi apo pamundësi financiare apo institucionale e statistikave për ta pasqyruar sa më qartë realitetin, por mbi të gjitha kërkohet ndryshimi i mentalitetit dhe “syzeve” për vlerësimin e realitetit, kërkohet që në qendër të vëmendjes krahas prodhimit dhe rritjes ekonomike të jetë njeriu dhe plotësimi i kërkesave të tij. Një vend si Shqipëria, që ka akoma rrugë të gjatë deri në eliminimin e varfërisë, zhvillimin e ekuilibruar rajonal, zbutjen e diferencimit social, përmirësimin e situatës mjedisore, ndryshimin e përshpejtuar të situatës shëndetësore e shërbimeve mjekësore, ngritjen e cilësisë së arsimit,etj., përtej rritjes ekonomike dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto, që natyrisht mbeten tregues thelbësorë, duhet të “shikojë” shumë më përtej tyre. Rritja ekonomike duhet të shndërrohet gjerësisht në zhvillim të qëndrueshëm dhe progres social në të gjitha dimensionet e tij. Dhe për këtë, mbështetja apo “strehimi” vetëm tek PBB nuk është i mjaftueshëm. Objektivat tona të zhvillimit dhe “përkthimi” i përditshëm i tyre në politika ekonomike e financiare duhet të “sofistikohen” pak më shumë duke përdorur sa më tepër nga indikatorët që masin cilësinë e jetës dhe progresin social.