Plani i 2010-ës, ndërtimi i 150 kilometrave rrugë
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT) do të ketë fondin më të madh për investime, krahasuar me ministritë e tjera. Edhe për vitin 2010, MPPTT-ja do të ketë mundësi të investojë rreth 40 miliardë lekë, më pak se ky vit, për shkak të përfundimit të rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës.
Nga tabelat paraprake të buxhetit për vitin që vjen mësohet se ministria ka plan të rehabilitojë dhe ndërtojë 82 kilometra rrugë të rrjetit kryesor, si dhe 67 kilometra të rrjetit kombëtar. Ministria planifikon të asfaltojë afërsisht 288 kilometra të tjera.
Buxheti i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit parashikohet të jetë rreth 45 miliardë e 300 milionë lekë. Krahasuar me vitin 2009, ministria do të ketë në dispozicion gati 16 miliardë lekë më pak. Sa i takon investimeve direkte për rrugët dhe projektet e tjera publike, ministrisë do t‘i vihen në plan për të shpenzuar 25 miliardë e 800 milionë lekë, para që do të dalin nga buxheti i shtetit, ndërsa nga donatorët dhe bankat e huaja, parashikohet të vihen në dispozicion rreth 14 miliardë e 300 milionë lekë. Reduktimi i fondeve lidhet me përfundimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, e cila në çdo vit merrte nga buxheti i shtetit rreth 25 miliardë lekë, por edhe i projekteve të tjera, pjesë të Durrës-Kukës, apo akseve nacionale të jug. Në total, buxheti për rrugët nacionale parashikohet të jetë në 2010, rreth 30 miliardë lekë