A ndërhyjnë Klintonët në punët e njëri-tjetrit
Autori i Lajmit: Nga Mary Beth Sheridan
Që kur u bë Sekretare e Shtetit, Hilari Rodham Klinton, është përpjekur me të gjitha mënyrat që të shmangë çdo shfaqje ndikimi të tepruar nga bashkëshorti i saj. Bill Klinton e viziton shumë rrallë Departamentin e Shtetit. Ai nuk shkon kurrë në udhëtimet e gjata zyrtare të bashkëshortes së tij. Me selitë e tij në Nju-Jork dhe të sajat në Uashington, ata jetojnë përgjithësisht të ndarë. Në gusht, kur një student e pyeti zonjën Klinton për pikëpamjet e bashkëshortit të saj, ajo nuk e la të përfundonte fjalën dhe shtoi “ai nuk është Sekretari i Shtetit” dhe se “nuk do të ndikohem nga ai”. Por ende, historia e vërtetë është më shumë e koklavitur se kaq, sepse 10 muajt e saj në këtë detyrë, e bëjnë më se të qartë se botët dhe interesat e tyre nuk mund të mos kryqëzohen. Hilari Klinton ka vendosur probleme të tilla, si Irlanda e Veriut, Haiti dhe zhvillimi i Botës së Tretë në krye të axhendës së saj në Departamentin e Shtetit, ndërsa ato janë gjithashtu pjesë e misioneve bamirëse të ish-presidentit amerikan. Bill Klinton dha kontributin e tij sekret në nxitjen e axhendës së administratës së gruas së tij që të vizitonte Korenë e Veriut në një udhëtim të quajtur mision humanitar. Për një pjesë të zgjedhur çështjesh, energjitë e ndërthurura të Klintonëve mund të jenë shumë të efektshme. Për shembull, vetëm pak ditë pasi Hilari Klinton emëroi Deklan Kellin si të dërguar ekonomik në Irlandën Veriore, ai u kthye nga bashkëshorti i saj për ti kërkuar ndihmë. Bill Klintoni ra dakord që të përfshinte një takim në Irlandën Veriore në evenimentin e përvitshëm të madh filantropik të tij, i cili koincidon dhe me takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator. Qindra drejtorë ekzekutivë biznesesh mbushën sallën e vallëzimit për të dëgjuar Klintonin dhe Kellin që të realizonin fushën e investimeve të tyre. “Ky takim, - u tha Keli të pranishmëve, - është një ndihmë e jashtëzakonshme për rolin që unë mbaj”. Pas takimit, dhjetëra ekzekutivë u rreshtuan për të folur me Kelin, - thotë një zyrtar i pranishëm në këtë eveniment.
“Një zonë shumë e ndërlikuar”
Klintonët refuzuan kërkesat për të dhënë intervista, por ndihmesat e tyre theksojnë faktin se sekretarja Klinton po zbaton politikën e jashtme të administratës Obama dhe thotë se prioritetet e saj dhe të bashkëshortit janë thjesht një koincidencë e përbashkët. Sidoqoftë, disa ligjbërës janë të lodhur nga shfaqja e konflikteve të mundshme. Fondacioni i bamirësisë së Bill Klintonit, që ka përfituar kontribute të mëdha këto vitet e fundit nga qeveri si ajo e Arabisë Saudite, por dhe nga manjatët indianë dhe mbështetës të njohur izraelitë, ka konfirmuar atë që senatori Dejvid Viter e quajti një “fushë të minuar prej miliona dollarë konfliktesh interesi”. Si përgjigje, ish-presidenti ra dakord që të zbardhte listën e donatorëve të fondacionit dhe të lejonte zyrtarët e etikës që të rishikonin disa nga garancitë e saj të huaja. Ky ishte zbulimi i parë i përvitshëm i kontributeve që kur Hilari Klinton u konfirmua në këtë detyrë. “Ata duhet të ecin në një vijë shumë të kujdesshme”, në një zonë shumë të ndërlikuar me shpresën se do të jenë shumë të kujdesshëm për sa u përket financimeve për Fondacionin Klinton”, - tha Andi Fisher, një zëdhënës i senatorit Riçard G. Lugar, republikani më i rëndësishëm në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë. Ndërsa Klintonët jetojnë jetë personale të ndarë, ata shqyrtojnë të njëjtat çështje dhe takojnë të njëjtit njerëz. Fondacioni “Uilliam Xh. Klinton” operon në më shumë se 40 shtete ku shpalos programet e tij shëndetësore, ndryshimet klimatike dhe ato të zhvillimit ekonomik, shpesh duke bashkëpunuar dhe me qeveritë. Një takim i këtij fondacioni sjell rreth vetes deri në 22 presidentë dhe kryeministra – nga Kolumbia në Kenia e deri në Turqi. E ndërgjegjshme për shqetësimet dhe parregullsitë dhe e etur për tu gjykuar për meritat e saj, Hilari Klinton e ka minimizuar ndikimin e bashkëshortit të saj. I pyetur nëse ajo dhe bashkëshorti i saj diskutuan me liderin koreanoverior Kim Jong II për çështjet e jashtme, Klinton i tha në korrik një gazetari tajlandez: “Ndonjëherë flasim, sepse unë e vlerësoj shumë këshillën e tij. Por ai është kaq i zënë me punët e tij në fondacion, sa që nuk është se ka ndonjë lidhje të vërtetë mes asaj që ai bën dhe aktivitetit të zyrës sime”. Miqtë thonë se Klintonët bisedojnë dhe flasin shpesh me e-mail dhe kanë qenë gjithnjë shumë të interesuar për opinionet dhe idetë e njëri-tjetrit. Shumë prej problemeve që kanë lindur nga puna e tyre kanë ardhur pikërisht si rezultat i punës së tyre të përbashkët për çështje që atyre u është dashur të punojnë në Shtëpinë e Bardhë”, - tha Dag Hatvuej, një zëdhënësi i fushatës elektorale të Hilari Klintonit. Kjo është e vërtetë për Irlandën e Veriut, ku Bill Klinton ndihmoi për arritjen e marrëveshjes së paqes në vitin 1998. Çifti ka pasur gjithashtu dhe një interes të gjatë të përbashkët në Haiti. Ata e vizituan vendin e varfër, të sapomartuar, në vitin 1975 dhe përfshirja e tyre u intensifikua në 1994 me ndërhyrjen ushtarake amerikane, ku Bill Klintoni urdhëroi rrëzimin e juntës. Hilari Klinton ka vendosur një dosje të veçantë për Haitin në raftin e shefit të saj të stafit në konferencën ndërkombëtare të dhurimeve, ku Billi foli gjithashtu në prill. Fondacioni i tij ka dhënë mbështetjen për projekte zhvillimi në Haiti dhe ka hedhur më shumë se 100 milionë dollarë ndihma për grupet e tjera që veprojnë atje. Kur Bill Klinton u emërua i dërguar i OKB-së atje në qershor, ai ra dakord që të lobonte për Haitin (për të siguruar fonde) në Departamentin e Shtetit. “Por që kur sekretari i Shtetit ka shkuar në Haiti aq sa kam shkuar edhe unë, skam çtë them më tepër”, - tha ai. Ambasadori i Haitit, Rejmond Alsid Xhozef, tha se kjo dyshe është shumë e fuqishme. “Unë mendoj se Haiti është më shumë se me fat që në këtë kohë ky çift i madh po derdh energjitë e tij që të ndihmojë këtë vend”, - tha ai.
“Ai ka qenë shumë i kujdesshëm”
Miqtë thonë se Billi ka dëshiruar gjithnjë që të shmangë apo të thotë diçka që mund të shkaktojë probleme për gruan e tij dhe nuk ka preferuar të flasë në shumë raste që i është dhënë mundësia. Deri tani kjo ka funksionuar, sepse ai ka qenë shumë i kujdesshëm”, - tha një shok i vjetër i tij, duke preferuar të mbetet anonim. Klintoni ka qenë veçanërisht shumë i kujdesshëm për një mision diplomatik që ai ka kryer për administratën: Duke arritur çlirimin e dy gazetarëve amerikanë të burgosur në Korenë e Veriut. Ish-presidenti e përshkroi vizitën e tij të gushtit si një mision humanitar, bërë me kërkesë të liderit koreanoverior. Por pa i bërë publicitet, ai u përpoq të lavdëronte përpjekjet diplomatike të gruas së tij, - sipas Xhon D. Podestës, kreut të Qendrës për Zhvillimin Amerikan, që shoqëroi Klintonin. Podesta tha në programin “Charlie Rose” se delegacioni kishte inkurajuar koreanoveriorët që tu ktheheshin negociatave 6- vendëshe të çarmatimit dhe të lironin një biznesmen koreanojugor dhe një peshkatar. Koreja e Veriut i liroi ata dhe ka ndërmend që të takohet muajin e ardhshëm me një të dërguar special amerikan për të diskutuar rinisjen e negociatave të çarmatimit. Nëse Bill Klintoni ka ndikuar në interesat e jashtme politike të gruas së tij, ka ndikuar edhe ajo tek të tijat, - thonë miqtë e tyre. Veprimtaria e bamirësisë “Iniciativa Globale Klinton” prezantoi programe lidhur me çështjet ndërkombëtare të grave, një kauzë e vjetër e Hilari Klintonit. Ajo e përdori këtë takim për ti prezantuar planin multimilioner të administratës që të ndihmojë fermerët e Botës së Tretë, një zonë ku bashkëshorti i saj është gjithashtu shumë aktiv. Dhe ajo lavdëroi përpjekjet e Bill Klintonit për të lidhur qeverinë, biznesin dhe grupet filantropike. Më duhet të pranoj se shumë nga përpjekjet që ne po bëjmë kanë ardhur si rezultat i asaj që po ndodh këtu”, - tha Hilari Klinton.
(The New York Times)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 29/11/2009