Acarimi i marrëdhënieve, Japonia do të publikojë sekretet e paktit bërthamor me SHBA
Autori i Lajmit: Blaine Harden
Tokio – Qeveria e re e Japonisë, tashmë në konflikt të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvendosjen e aerodromit të debatueshëm të Marinës në Okinava, duket e vendosur për të nxjerrë në shesh provat e një marrëveshjeje sekrete dhjetëra vjeçare mes Tokios dhe Uashingtonit, e cila u lejon anijeve dhe avionëve amerikanë që të transportojnë armë bërthamore gjatë ndalesave në Japoni. Ministri japonez i Punëve të Jashtme, Katsuja Okada, tha se hetimi është në hapat e tij të fundit dhe rezultatet e tij do të bëhen publike me shumë mundësi në muajin janar të vitit të ardhshëm. “Ne do të heqim nga vetja barrën e qeverive këmbëngulëse në të shkuarën se një marrëveshje e tillë sekrete nuk ka ekzistuar kurrë”, - tha Okada gjatë një fjalimi fundjavën e shkuar. Kjo marrëveshje dhunon ligjin japonez, i cili parandalon prodhimin, mbajtjen apo ruajtjen e armëve bërthamore në territorin e saj. Por zbulimi i marrëveshjes së viteve 1960 nuk është diçka e re. Në vija të përgjithshme, ekzistenca e saj ka qenë e njohur prej vitesh, për shkak të dokumenteve të zbuluara të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Por ende, këmbëngulja e qeverisë së Tokios për një hetim zyrtar lidhur me çështjen në fjalë, ka sjellë një tendosje të re në marrëdhëniet amerikano-japoneze. Kjo nuk është lloji i çështjes që forcat e tua më të afërta aleate do të dëshironin që ti tu kundërviheshe publikisht”, - tha Ralf A, Kosa, presidenti i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (Forumi Pacifist), një qendër kërkimore në Honolulu. “Minimalisht kjo i shton mosmarrëveshjet e panevojshme të aleancës dhe bën që vizitat e anijeve amerikane, të cilat tani janë rutinë, edhe njëherë tjetër të bëhen burim grindjeje dhe shkak për protesta”, - shtoi Kosa. Që kur kryeministri Juki Hatojama mori këtë detyrë dy muaj më parë, njerëzit e merakosur të Uashingtonit janë të shqetësuar se administrata e re japoneze do të prishë një nga marrëdhëniet bilaterale më të rëndësishme të botës. Gjërat u trazuan më shumë kur Hatojama, i cili tashmë ishte keqkuptuar si një antiamerikan, ndoqi fushatën e tij premtuese për të rinegociuar zhvendosjen e aerodromit të debatueshëm të Marinës në Okinava. Kur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert M. Gejts, vizitoi Japoninë muajin e kaluar, ai thuhet se i tha ministrit japonez të Mbrojtjes që të mos lejonte hetimin e marrëveshjes, sepse do të dëmtonte marrëdhëniet bilaterale ose do të dobësonte sigurinë e arsenalit amerikan. Madje, sekretari amerikan ishte aq shumë i zemëruar sa që refuzoi të darkonte me homologët e tij. Ai i qortoi japonezët për pavendosmërinë e tyre dhe këmbënguli që ata të merrnin një vendim lidhur me Okinavën përpara mbërritjes së Obamës. (Ai madje arriti të kërcënonte se një këmbëngulje e Tokios për këtë çështje do të prishte dhe një marrëveshje të miratuar për të zhvendosur rreth 8 mijë marinsa dhe familjet e tyre nga Okinava në Guam). Hatojama refuzoi të lëkundej, duke thënë se do ta shtynte afatin e një vendimi deri vitin e ardhshëm dhe deklaroi gjithashtu se do të kishte “një rishikim të hollësishëm të aleancës”, pa pasur asnjë konsultim paraprak me Uashingtonin. Qeveria e SHBA-së është e detyruar në bazë të marrëveshjes së firmosur që të mbrojë Japoninë në rast sulmi dhe ajo ka rreth 36 mijë vetë personel ushtarak me baza në këtë vend. Aleanca tradicionale e afërt SHBA-Japoni është lëkundur disi këto muajt e fundit nga këmbëngulja e kryeministrit të ri japonez, Juki Hatojama, se Japonia do të jetë më kategorike në kontrollin e gjurmëve të forcave ushtarake amerikane në tokën e saj. Gjatë vizitës së fundit të presidentit Barak Obama në Japoni, retorika u zhduk, mbizotëroi zemërgjerësia dhe Obama, i cili e përmendi Okinavan tërthorazi gjatë takimit me Hatojamën, e anashkaloi problemin, duke i kushtuar më tepër rëndësi ndryshimeve klimatike, mospastrimit të uraniumit dhe Afganistanit. Por si ai ashtu dhe Hatojama ranë dakord që të krijonin një grup të përbashkët pune me zyrtarë të nivelit të lartë nga të dyja vendet që të zgjidhnin debatin për vendndodhjen e aerodromit “Futenma” të marinës, që ndodhet në Okinava. Zhurma dhe ndotja nga që vjen nga kjo bazë i ka shqetësuar banorët lokalë që jetojnë aty pranë. Por që prej këtij momenti liderët kanë pasur mosmarrëveshje për detyrën specifike të këtij grupi pune. Obama thotë se ai duhet të jetë i përqendruar vetëm në zbatimin e marrëveshjes trevjeçare, duke lejuar në këtë mënyrë që aerodromi të zhvendoset në Okinava. Nga ana tjetër, Hatojama thotë se grupi i përbashkët duhet të jetë në gjendje të bëjë shumë më tepër se kaq, ose përndryshe gjithçka tjetër do të ishte e “pakuptimtë”. Ai tha se dëshiron që aerodromi të spostohet nga Okinava ose të paktën jashtë Japonisë. Debati lidhur me aerodromin është shndërruar në një simbol shumë popullor të efektshmërisë së re të Japonisë në negociatat me aleatin e saj më të rëndësishëm. Ai është gjithashtu një test i hershëm politik për aftësitë drejtuese të Hatojamës dhe Partisë Demokratike të Japonisë (PDJ). Në një shkallë edhe më të madhe, hetimi i marrëveshjes sekrete bërthamore i Japonisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është po aq simbolik sa edhe substancial. Pjesërisht, kjo vjen për shkak se marrëveshja në këto momente është në shqyrtim e sipër: Të dyja qeveritë thonë se anijet amerikane nuk po sjellin më armë bërthamore në Japoni. Por zbulimi i ekzistencës së tyre ka sjellë një përmbysje të qartë politike për Partinë Demokratike Japoneze, e cila arriti një fitore dërrmuese në dhomën e ulët të zgjedhjeve parlamentare dhe është duke u përgatitur për zgjedhjet e tjera të dhomës së sipërme këtë verë. Publiciteti për marrrëveshjen me siguri që sikletos Partinë Liberal Demokrate (PLD), e cila deri në këtë vjeshtë ka qeverisur Japoninë si një shtet-parti e vërtetë për rreth gjysmë shekulli dhe vendosi me qetësinë më të madhe që të injoronte ligjin kur anijet amerikane me armë bërthamore hynë në portet japoneze në vitet 1960. Politika kërkuese e Këshillit të Partisë Liberaldemokrate tha se zbulimi i plotë i marrëveshjeve diplomatike “nuk garanton domosdoshmërisht mbrojtjen e interesave kombëtare”. Megjithatë, ky nuk mund të jetë një çmim politik për tu paguar. Në Japoni ka një antipati të thellë populiste ndaj armëve bërthamore. Shtetet e Bashkuara hodhën bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945 pas Luftës së Dytë Botërore, duke lënë të vrarë rreth 220 mijë njerëz.
(The Washington Post)
Përkthyer nga Androkli Dralo
Ky lajm është publikuar: 29/11/2009