Zvicra voton sot referendumin kundër minareve
Autori i Lajmit: The Guardian
Zviceranet sot do të vendosin me referendum nëse do të ndalohet me kushtetutë ndërtimi i minareve në vendin e tyre. Ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, ka tërhequr vërejtjen se vota kundër minareve rrezikon ta shndërrojë Zvicrën në shënjestër të terroristëve islamikë. Zviceranët do të vendosin sot për atë se a duhet ndaluar ndërtimi i minareve në xhamitë që ekzistojnë në këtë shtet, vota e parë kjo e drejtpërdrejtë në një shtet të Evropës për islamin dhe praktikat e myslimanëve. Referendumi kundërshtues, i shoqëruar nga fushata, e cila është cilësuar si raciste dhe shkelëse e të drejtave të njeriut, është konflikti i ri i radhës në Evropë në lidhje me kufijtë e multikulturalizmit dhe stilit jetësor të emigrantëve. Referendumi është mbështetur nga popullorët e krahut të djathtë dhe ka nxitur një debat mjaft të nxehtë në Zvicër.
“Minaret nuk kanë lidhje me religjionin. Ato janë një simbol i fuqisë politike, një ndërhyrje në imponimin dhe zbatimin e ligjit islamik”, - argumenton Ulrich Schluer, nga radhët e partisë së djathtë, Partia Popullore Zvicerane (SPV), e cila konsiderohet si arkitekte e fushatës. Para dy viteve, SPV u bë partia më e fuqishme në Zvicër, falë fushatës zgjedhore, e cila u bazua në qëndrimet kundër emigracionit. Ekspertët e OKB-së dhe ata për të drejta të njeriut e kishin cilësuar si tejet raciste këtë fushatë të SVP-së.
Edhe këtë herë, SVP ka bërë fushatë duke përdorur postera, në të cilat mbi flamurin e Zvicrës janë vendosur minare në formë raketash, ndërsa pranë tyre qëndron një femër e veshur me perçe. Udhëheqësit e kishës, komuniteti hebre në Zvicër dhe udhëheqësit myslimanë që të gjithë e kanë dënuar këtë fushatë. Ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, ka tërhequr vërejtjen se vota kundër minareve rrezikon ta shndërrojë Zvicrën në shënjestër të terroristëve islamikë. Për referendumin është shprehur edhe organizata Amnesty International, e cila ka theksuar: “Liria e besimit religjioz është një e drejtë thelbësore e njeriut dhe ndryshimi i Kushtetutës së Zvicrës, për të ndaluar ndërtimin e minareve, është shkelje e të drejtave të myslimanëve në këtë vend”. Ekspertët e OKB-së për të drejta të njeriut kanë theksuar se kjo ndalesë është cenim i lirisë së religjionit dhe i lirisë. Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Eveline Schlumpf, është pajtuar me këtë qëndrim, duke theksuar se ndalesa është shkelje e ligjeve kundër diskriminimit dhe e së drejtës për ushtrim të lirë të religjionit. Madje ajo ka theksuar se kjo fushatë nuk është dashur të lejohet fare. Fushata është kryesuar nga lobi i djathtë kundër emigracionit, por atij i janë bashkuar edhe disa të majtë dhe liberalë, të cilët kanë qëndrim kritik ndaj islamit. Aktivistja e njohur, Julia Onken, javën e kaluar u bëri ftesë të gjitha femrave që të votojnë për ndalimin e minareve.
“Xhamitë janë objekte të meshkujve, minaret janë simbol i pushtetit të meshkujve. Ndërtimi i minareve gjithashtu nënkupton se shteti e pranon shtypjen e femrave”, - tha Onken. Në Zvicër jetojnë rreth 400 mijë myslimanë, të cilët përbëjnë pesë për qind të numrit të popullatës së përgjithshme. Nga 150 xhami, që ekzistojnë në Zvicër, vetëm katër prej tyre kanë minare. “Dhe ne nuk dëshirojmë minare të tjera. Nuk ka kuptim që të ndalojmë ndërtimin e tyre”, - tha Schluer. Anketat e opinionit publik tregojnë se lëvizja kundër minareve do të pësojë humbje në referendum, por një pakicë mjaft e madhe, së paku një e treta e votuesve, mund të mbështesin kërkesën për bllokim. Zviceranët do të votojnë mbi fletën: ”Ndërtimi i minareve është i ndaluar”. Nëse kjo ndodh, atëherë kjo deklaratë do ti shtohet nenit 72 të Kushtetutës së Zvicrës. Argumentet për vendin e arkitekturës myslimane në Evropë nuk janë të përkufizuara vetëm në Zvicër, pasi projektet për ndërtimin e xhamive të mëdha po kundërshtohen edhe nga forcat opozitare në Danimarkë, Francë, Itali, Austri, Gjermani dhe Holandë.
(The Guardian)
Ky lajm është publikuar: 29/11/2009