Rikthehet “El Classico”, gati të shihni spektakël
Autori i Lajmit: Redaksia
MADRID - Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen sot në mbrëmje me njëra-tjetrën në “Kamp Nou”, vetëm pak muaj larg triumfit 6-2 të katalanasve në Bernabeu. Këtë herë pritet të zhvillohet një nga El Klasikot më të forta të historisë, duke edhe përbërjen e dy skuadrave në fushën e lojës. Barcelona do të rreshtojë në fushë futbollistë si Ksavi, Iniesta, Mesi apo Ibrahimoviç, ndërsa përballë do të jenë Kaka, Kristiano Ronaldo, Benzema apo Ksabi Alonso. Javën e shkuar Reali mori për herë të parë kreun e renditjes, duke lënë Barçën në vend të dytë. Skuadra e Guardiolës vjen në këtë ndeshje pas fitores spektakolare 2-0 kundër Interit dhe me rekordin e 5 fitoreve në “Kamp Nou”. “Kjo është ndeshja e vitit jo vetëm në Spanjë, por në të gjithë botën”, - ka deklaruar Zllatan Ibrahomoviç. “Nuk jam i shqetësuar, sepse Barcelona është një skuadër e madhe që ka lojtarë klasi në çdo repart”, - deklaroi më tej ai. Ibra pritet të rikthehet në fushë pas dëmtimit të pësuar pak javë më parë, ashtu si Lionel Mesi. Në krahun tjetër, ndeshja me Barcelonën është një test për forcën e Realit të krijuar nga Perez. Presidenti madrilen shpenzoi 252 milionë euro në merkaton e verës duke blerë disa nga futbollistët më të mirë në qarkullim. Veç kësaj, shumë prej lojtarëve të Realit dëshirojnë të hakmerren për dy humbjet e sezonit të shkuar. “Ne i respektojmë kundërshtarët tanë, por nuk kemi aspak frikë nga ata, - deklaroi Kristiano Ronaldo. – Nuk ka asnjë favorit në këtë ndeshje, duhet ta harrojmë atë çfarë ka ndodhur vjet dhe të mendojmë për të ardhmen”,- shtoi ylli portugez. Ronaldo u rikthye të martën në stërvitje dhe për të, ndeshja e sotme ka gjithashtu një domethënie të veçantë pas finales së Champions League të humbur vjet në Romë. “Kjo nuk është finalja e Champions, por një ndeshje normale kundër kundërshtarit më të fortë dhe në fund, rëndësi kanë vetëm 3 pikë”,- deklaroi më tej Kristiano Ronaldo.
Mesi dhe Ibra do të luajnë
Marca njofton se dy lojtarët janë stërvitur krahas bashkëlojtarëve të tjerë, dhe janë përfshirë në sistemet stërvitore të trajnerit. Kjo është një shtytje e madhe për Barçën, duke qenë se ekzistonte dyshimi që ata do të mungojnë në el-Clasico. Ndërkohë, mësohet se edhe Dani Alves, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, do të jetë i gatshëm për Guardiolën.
Benzema: “Nuk i trembemi askujt”
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka deklaruar se nuk frikësohet nga përballja e sotme me kampionin e Spanjës në fuqi, Barcelonën. “Nuk ia kam frikën as Barcelonës as Kamp Nout”, është cituar francezi nga Marca, duke shtuar: “Megjithatë do të preferoja që Mesi të mos luajë, ai është shumë i rrezikshëm”. “Nuk e mendoj humbjen, dua vetëm pikët e plota”, - ka thënë 21-vjeçari.
Kaka: “Mirë se erdhe, Kristiano”
Superylli i Real Madridit, Rikardo Kaka, ka thënë se ai është i gatshëm të luajë krahas Kristiano Ronaldos, pasi portugezi është rikuperuar nga dëmtimi. Ronaldo kaloi më shumë se një muaj jashtë fushe si pasojë e lëndimit të nyjës, prandaj Kaka është i entuziazmuar që bashkëlojtari i tij do ti ndihmojë mbretërit të luajnë më mirë. “Do të luajmë më mirë me Kristiano Ronaldon, kjo është e kuptueshme. Ai i jep një shtytje skuadrës dhe do të na ofrojë më shumë kualitet. Një lojtar aq i kompletuar do të jetë shumë i dobishëm. Ne jemi miq edhe jashtë fushe, duam të bëjmë të njëjta gjëra dhe ndërsa e gjithë bota di se Kristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është edhe një mik i shkëlqyer gjithashtu”, - i ka thënë Kaka televizionit amerikan Gol TV. Braziliani ka thënë për derbin e sotëm se do të jetë i bukur, ndërsa, sipas tij, nuk ka favorit. “Në ndeshje të këtilla nuk ka favorit. Barcelona është skuadër shumë e fortë, e rrezikshme dhe ka disa lojtarë të shkëlqyer nuk ka dyshim për këtë. Ne duhet të shfaqim lojën tonë, ne jemi Real Madridi dhe duhet të mundohemi dhe të jemi skuadër dominuese në çdo ndeshje”, - ka shtuar Kaka.
Ky lajm është publikuar: 29/11/2009