Rikthimi i Superushtrisë së Kuqe
Autori i Lajmit: Newsweek
Në një ditë të ftohtë të kësaj vjeshte, në një pyll afër kufirit me Lituaninë, Dimitri Medvjedev ishte i pranishëm për të inspektuar një nga raketat më të fundit taktike, ndërsa ajo vendosej në pozicionin e lëshimit. Presidenti kishte veshur një xhaketë jeshile oficeri e stampuar me fjalët “Komandanti i Përgjithshëm” dhe përdorte një palë dylbi të vogla për të vëzhguar raketën që fluturonte drejt objektivit të saj. Jo shumë kohë më parë, situata të tilla do ti liheshin Vladimir Putinit, shefit të vjetër të Medvedevit. Por presidenti i ri reformator i Rusisë, jo vetëm si paraardhësi i tij, është shumë i përfshirë në ushtrinë e vendit, duke shfaqur imazhin e një djali të fortë. Ndërsa Putini ka katërfishuar shpenzimet e mbrojtjes pa u kushtuar shumë rëndësi reformave, Medvedevi ka nisur një fushatë guximtare për të transformuar Ushtrinë e Kuqe, duke u përpjekur që të kthejë kohën e institucioneve të shkatërruara të luftës së ftohtë me oficerë të korruptuar, pajisje të dala kohe, ngacmimet tipike, vetëvrasjet dhe alkoolizmin në një forcë moderne luftuese të aftë për të ndërmarrë sulme të fuqishme jashtë vendit për herë të parë gjatë kësaj gjenerate. Në fjalimin e tij në 12 nëntor, Medvedevi i tha Dumës se “modeli i vjetër ekonomik i Rusisë nuk punonte më” dhe deklaroi se “mbijetesa e kombeve tona do të varej nga modernizimi”. E njëjta gjë vlen dhe për ushtrinë. Është një projekt gjigant: Për tia dalë mbanë, Medvedevi duhet ta bëjë më të vogël ushtrinë ruse, ta pajisë më mirë dhe ta bëjë më profesioniste. Kjo do të thotë shkurtime të dhimbshme në interesat e trupit të pafuqishëm të industrisë ushtarake të Rusisë. Nëse kjo jep rezultate, sidoqoftë, fitimi do të jetë shumë i madh: Një ushtri që mund të arrijë në lartësinë e ambicieve të Kremlinit. Por këto ambicie nuk përfshijnë kërcënimin e Perëndimit. Medvjedevi kërkon të ndalë përgatitjen për luftën konvencionale evropiane që Ushtria Sovjetike ishte projektuar për të luftuar dhe në vend të kësaj kërkon të fokusohet në misionet rajonale ushtarake që faktikisht Rusia mund të përballet në vitet e ardhshme. Kjo e fundit do të kërkojë forca të ndërhyrjes së shpejtë të afta për të luftuar konflikte të vogla dhe sulmuar nga ajri fqinjët më të vegjël. Por Rusia nuk po del plotësisht nga loja e fuqisë së madhe. Medvedev po investon shumë edhe në arsenalin strategjik ende gjigant bërthamor në mënyrë që të ruajë vendin e Moskës në krye të tryezës së shteteve më të fuqishme të botës. Por edhe nëse ai ndërton arsenalin e ri të armëve bërthamore, ai ka siguruar Uashingtonin, duke rënë dakord që të bëjë shkurtime në rezervat e vjetra të armëve bërthamore të Rusisë. “Medvedevi e nisi fushatën e tij të reformës vitin e shkuar, menjëherë pas shfaqjes së dëshpëruar në luftën e gushtit kundër Gjeorgjisë”, - thotë Pavel Zolotarevit, nga Akademia Ruse e Shkencave. Ishte hera e parë që ushtria ruse testohej kundër një armiku të jashtëm që prej pushtimit të Afganistanit në vitin 1979 dhe rezultatet nuk ishin të kënaqshme. Fushata ushtarake shfaqi atë që analisti i pavarur ushtarak, Pavel Felgenhauer e quan “dështimet e sikletshme” në aftësinë e Rusisë për të luftuar. Të paktën 11 avionë rusë dhe avionë të telekomanduar u rrëzuan dhe kishte njoftime për djegie dhe grabitje në shkallë të gjerë të fshatrave të braktisur gjeorgjianë nga trupat e padisiplinuara. Shumë ushtarë rusë u panë të shkonin në betejë me këpucë vrapimi dhe tuta në vend të çizmeve dhe uniformave të kamuflazhit, madje një oficer i ri u kërkoi reporterëve të “Newsweek” që tu jepnin kartën e tyre të celularit për tu telefonuar eprorëve të tij, pasi radiot nuk punonin. Një varg transportierësh të blinduar personeli ushtarak rus gjendej i shkatërruar në rrugën kryesore nga Tskhinvali në Gori. Fituesi në fund të konfliktit nuk ishte kurrë në dyshim – Gjeorgjia kishte 4.6 milionë qytetarë kundër Rusisë 140 milionëshe, por vendi i vogël që furnizohej me armatime dhe uniforma nga SHBA, i bënte rusët të dukeshin sikur sapo kishin dalë nga një dokumentar i Luftës së Dytë Botërore. Medvedevi nisi të pastronte shtëpinë në ditët në vazhdim. Nikolai Makarov, një gjeneral i lartë, që ai e kishte zgjedhur vetëm pak kohë përpara fushatës në Gjeorgji, u autorizua të kryente një rishikim me rrënjë dhe me degë të gjendjes së ushtrisë, nga rezultatet e të cilit doli se trupat e pozicionuara në Gjeorgji qëndronin faktikisht më lart se mesatarja. Ky inspektim gjeti mes të tjerash se vetëm 17 për qind e njësive ushtarake ruse ishin të plotësuara me trupa dhe pajisje. “Të gjitha njësitë e tjera ose kishin defekte në armatim ose nuk kishin numrin e duhur të trupave”, - thotë Zolotarev. Ushtria ishte gjithashtu shumë e mbipopulluar në hierarkinë drejtuese, me më shumë se 900 gjeneralë (ushtria amerikane ka rreth 300) dhe një oficer për 2.5 ushtarë, krahasuar me raportin 1-15 të ushtrive perëndimore. Ndërkohë, afërsisht një e treta e rekrutëve ishin “mendërisht të papërshtatshëm, të varur nga droga ose të metë”, - sipas një deklarate publike bërë vitin e shkuar nga gjeneralkoloneli Vladimir Mikhailov, komandanti i Forcave Ajrore. Ndërsa për sa u përket stërvitjeve të ushtrisë, ato nuk kishin ngecur në luftën e ftohtë, por mund të thuhet sinqerisht se ishin mesjetare, me OJQ-të që raportonin histori të tmerrshme me oficerë që punësonin ushtarët e tyre si argatë dhe prostituta meshkuj. Me një ekspoze të tillë doli në pah se, ndërsa Rusia mund tia ketë dalë ta mundë Gjeorgjinë, ajo nuk do të jetë gjithnjë me kaq fat. “Nëse zoti na fal, dhe ne nisim një luftë me një vend kaq të avancuar teknologjikisht sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne nuk kemi shanse për mbijetesë”, - thotë Aleksandër Golts, një analist ushtarak me bazë në Moskë. “Tani, më në fund qeveria ruse e ka pranuar seriozitetin e këtij problemi”. Njeriu që kurdisi këtë plan të Medvedevit është ministri i Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov, i emëruar nga Putini në vitin 2007, që ashtu si Putin dhe Medvedev është diplomuar për drejtësi në Universitetin Shtetëror të Shën Pjetërburgut. Plani i reformimit që ai ka dhënë ndihmën e tij për tu hartuar, dhe që u finalizua në vjeshtën e vitit 2008, është shumë ambicioz. Rreth 200 mijë oficerë – më shumë se një e treta e totalit – do të lirohen, ndërsa shumë prej atyre që do të rrinë, do tu rriten pagat (deri në 5.000 dollarë në muaj, 5 herë më shumë se sa paguhen sot) në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak është shkurtuar nga 2 vjet që ishte në më pak se 1 dhe ushtria do të organizohet më mirë në 2.000 brigada të ndërhyrjes së shpejtë sesa në 5.000 apo më tepër divizionet e plogëta ushtarake. Numri i përgjithshëm i forcave të armatosura do të ulet me 25 për qind, kryesisht duke shkurtuar shumë nga njësitë joluftarake. Dhe nëse Serdjukovit do ti lihet dorë e lirë, burimet do të përqendrohen në batalionet luftarake të elitës dhe do të krijojë bërthamën e një force të re të ndërhyrjes së shpejtë. Sigurisht, planet e mëdha të reformimit të ushtrisë kanë dalë nga Kremlini për shekuj me radhë, dhe shumica e tyre janë përmbysur nga rezistenca institucionale dhe korrupsioni. Por ka arsye shumë të forta për të besuar se Medvedevi do tia dalë mbanë. Shenja më premtuese është mënyra se si ai ka marrë disa vendime të pakritikueshme. Njëri është prokurimi. Ideja e blerjes së sistemeve mbrojtëse jashtë është konsideruar tradhti në epokën sovjetike. Në shtator, sidoqoftë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Vladimir Popovkin, u tha shefave për industritë e armëve të Rusisë se ai nuk do të nguronte të blinte pajisje nga jashtë vendit, nëse industria ruse e armëve nuk mund tia siguronte ato. Pa dyshim, atë muaj Moska lajmëroi se do të blinte 50 milionë dollarë avionë të telekomanduar nga Izraeli më mirë se të dilte dhe të përdorte një avion të tillë të avashtë, i prodhuar me një kosto shumë të lartë dhe që kishte dështuar të bënte një figurë të mirë në konfliktin me Gjeorgjinë. Këtë vit Rusia bleu gjithashtu dhe snajpera nga Britania e Madhe dhe pistoleta nga Austria për njësitë e saj elitare. Duke pranuar se Rusia nuk mund të prodhojë gjithçka, ky është hapi i parë drejt modernizimit të sistemit”, - thotë Golts. Ndoshta, freskimi i prodhimit ushtarako-industrial do të jetë po aq i vështirë sa modernizmi i pjesës së mbetur të sektorit në agoni të teknologjisë. Falë injektimeve të parave kesh, buxheti ushtarak i ushtrisë ruse arriti në 50 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2008 dhe Putini kohët e fundit premtoi ta rriste atë në 125 milionë $ deri në vitin 2011. Gjigantët e vjetër si prodhuesit e avionëve “MiG” dhe “Sukhoi” tashmë janë duke ndërtuar avionë të rinj. Por pjesët e rënda ushtarake ruse të brezit të fundit, bombarduesit, “Su-34”, “Su-35”, “Mig-35”, sistemi ajror mbrojtës “S-400” dhe raketa me rreze të shkurtër, “Iskander”, janë në fakt diçka më shumë se versione të modifikuara të projekteve të hartuara 30 vjet më parë. “Menjëherë sapo këto zyra dizenjimi të marrin para, ato do ti hedhin tutje projektet e vjetra që janë më shumë se një gjeneratë e vjetër”, - thotë Felgenhauer. Medvedevi duket se e njeh këtë problem, dhe gjatë një vizite muajin e kaluar në fabrikën “Mashinostrojenia” në Reutov, ai u indinjua së tepërmi nga industria e vjetruar dhe bëri thirrje për një modernizim rrënjësor”. Në vende të tjera ka shenja të vogla progresi. Njësitë e reja dhe një ushtri e re më efektive brenda asaj të vjetrës, janë ngritur dhe ekspozuar nga Medvedevi për presidentët e vendeve fqinje si pjesë e një force prej 5 mijë trupash e periudhës postsovjetike të ndërhyrjes së shpejtë në rajon, që Rusia do të udhëheqë. Njësitë e reja do të jenë “po aq të afta sa dhe forcat e NATO”-s, - premtoi Medvedevi më herët këtë vit dhe do të ketë një standard pajisjesh ushtarake të njëjtë me ato të ushtrive perëndimore (nuk ishte dëgjuar më parë në Rusi). Radio individuale dhe pajisje për të parë natën për çdo ushtar dhe mjet apo uniforma dhe kambale të prodhuara nga materiale moderne që ajrosen, dhe jo prej leshi dhe lëkure. Njësitë shumë shpejt do të “zmbrapsin sulmet ushtarake, drejtojnë operacione antiterroriste, luftojnë krimin ndërkombëtar, trafikun e drogës dhe ndihmojnë në raste fatkeqësish”. Forca do të jetë e vendosur gjithnjë në Rusi, por njësitë speciale do të drejtohen nga pjesëtarët e Organizatës së Traktatit të Sigurisë së Përbashkët (OTSP), e cila përfshin gjithashtu Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirkiztanin, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin. Rusia ka bërë gjithashtu një punë shumë të mirë për përmirësimin e asaj që ndoshta është elementi kyç i fuqisë së saj strategjike ushtarake, arsenali i saj bërthamor. Në tetor, nëndetësja e re raketore “Dmitry Donskoi” lëshoi “Bulavën”, raketën balistike më të re detare të Rusisë, pasi kishte dështuar në tetë tentativat e para. “Bulava” është një yll vrasës, e aftë të rrethojë tokën, duke lëshuar njëkohësisht 10 koka raketore të komanduara në objektiv nga orbita. Dy kryqëzorë të tjerë nëndetësesh raketore, të cilët do të mbajnë 16 “Bulava” secili, janë gjithashtu në ndërtim e sipër. Të tilla armë i shkojnë më shumë për shtat luftës së ftohtë sesa i përshtaten ushtrisë moderne, të shpejta dhe taktike të ditëve të sotme, por edhe reformatori Medvedev e di se një aftësi bërthamore e jashtëzakonshme është një nga çelësat e mbajtjes së Rusisë mes fuqive të mëdha. Ai di gjithashtu se raketat madhështore të mëdha i japin një sodisfaksion popullit, dhe për këtë arsye Presidenti rus urdhëroi që raketat balistike interkontinentale, “Topol-M” të parakalonin në Sheshin e Kuq në Ditën e Fitores vitin e shkuar për herë të parë që prej ditëve sovjetike. Të tilla shfaqje dhe shpenzimet e reja janë brohoritur në shumë pjesë të vendit, veçanërisht në arkipelagun e qyteteve të mbyllura ushtarake. “Zemrat tona u mbushën me gëzim, kur ne pamë raketat që ne testojmë këtu në Sheshin e Kuq”, - tha Aleksander Likh, majori i Znamenskit, një qytet i mbyllur në Rusinë Qendrore, ku raketat dizenjohen dhe testohen. “Më në fund, pas pothuajse një dekade degradimi dhe varfërie, zona jonë është edhe njëherë tjetër e rëndësishme”. Por jo çdokush është kaq entuziast, veçanërisht fqinjët e Rusisë. Javën e shkuar ministri polak i Mbrojtjes, Radek Sikorski, dha alarmin në një letër dërguar NATO-s, ku ankohej për manovrat që përfshinin 12 mijë trupa ruse dhe bjelloruse në enklavën ruse të Kaliningradit. “Kjo ne na shqetëson”, - i tha ai një radioje shtetërore polake. “Ne kërkojmë që NATO-ja ta marrë këtë parasysh”. Sikorski dhe të tjerët ishin gjithashtu të mërzitur muajin e kaluar kur Medvedevi e lehtësoi pozicionimin e shpejtë të trupave ruse jashtë vendit, duke nxjerrë një ligj që u lejonte atyre të zhvendoseshin jashtë territorit të Rusisë “për të zmbrapsur çdo sulm ndaj njësive ushtarake ruse apo për të parandaluar një sulm të armatosur ndaj një shteti tjetër që do ti kërkonte Rusisë ndihmë ushtarake, por do të mbronte gjithashtu edhe qytetarët rusë jashtë territorit ndaj çdo sulmi të armatosur”. Kjo tingëllon si një mandat i Moskës për të “mbrojtur” minoritetet ruse në ish-fqinjët sovjetikë si Ukraina dhe Kazakistani – nëse do të ndiejë nevojën apo thjesht do të gjejë një pretekst. Fushata e reformës së Medvedevit mund gjithashtu të krijojë rreziqe të tjera brenda në shtëpi. Më herët këtë vit, Kremlini ngadalësoi shkurtimet e planifikuara të trupave dhe oficerëve të ushtrisë, dhe u shfaq nervoz, sepse ushtarët e pakënaqur do të shkaktonin shqetësime nëse ata do të liroheshin pa kompensimet përkatëse. Por ende Medvedevi ka shprehur vendosmërinë e tij për ta ribërë të pastër Ushtrinë Ruse, duke refuzuar që të shkurtojë buxhetin ndërsa pjesa tjetër e vendit po shtrëngon rripin për shkak të krizës ekonomike. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ambiciet e tij janë agresive (edhe pse Uashingtoni është goxha i shqetësuar për aleatët e tij rajonalë, sa që ka ofruar që të ndërtojë infrastrukturën mbrojtëse të Gjeorgjisë). Por kjo me siguri që tregon se Kremlini e ka seriozisht kur flet për forcimin e ushtrisë së saj si një pengesë për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, gjithashtu dhe si një nxitës i fuqishëm që fqinjët ta pranojnë Rusinë si një lider në rajon.
(Newsweek)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 29/11/2009