Berisha: PS po pengon reformën
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Ne jemi të gatshëm dhe të përgatitur të procedojmë sapo pala tjetër të jetë e gatshme. Ne nuk kemi asnjë vështirësi sa i përket Kodit Zgjedhor. Në takimet që zhvillova nuk ma ngritën këtë çështje, por nuk kanë nevojë ta ngrenë pasi ajo është një çështje për tu zgjidhur”
Socialistët janë shkak për vonesat në reformën zgjedhore. Kjo akuzë ka ardhur dje nga kryeministri i vendit, Sali Berisha menjëherë pas kthimit të tij nga vizitat që zhvilloi në Bruksel e Monako. Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar paraditen e djeshme, Berisha tha se Partia Demokratike është gati të procedojë me ndyshimet në Kodin Zgjedhor por është në pritje të Partisë Socialiste. Por sipas tij kjo parti bën një hap para dhe dy mbrapa duke u bërë në këtë mënyrë pengesë për ecjen e mëtejshme të kësaj reforme. Por pavarësisht kësaj situate Berisha premtoi se reforma zgjedhore do të realizohet në afatin më të shkurtër të mundshëm. Kryeministri Berisha informoi gjatë konferencës dhe rreth vizitave të tij të fundit në Bruksel dhe për pjesëmarrjen e tij në Forumin e Krans Montanës në Monako. Gjatë këtyre vizitave kreu i qeverisë tha se paraqiti vizionin europian të Shqipërisë dhe rezultatet e ndjeshme të qeverisë shqiptare në procesin e reformave.
Deklarata
“Reforma zgjedhore është një zotim i padiskutueshëm dhe do të realizohet në afatin më të shkurtër. Ne presim Partinë Socialiste, e cila bën një hap para dhe dy hapa pas, sot fton dhe nesër thotë skam kohë”, - pohoi dje kreu i Qeverisë shqiptare. Por ai siguroi se nëse ka diçka për të cilën interesi është absolut i njëjtë është Kodi Zgjedhor. “Ne jemi të gatshëm dhe të përgatitur të procedojmë sapo pala tjetër të jetë e gatshme. Ne nuk kemi asnjë vështirësi sa i përket Kodit Zgjedhor. Në takimet që zhvillova nuk ma ngritën këtë çështje, por nuk kanë nevojë ta ngrenë pasi ajo është një çështje për tu zgjidhur”, - tha ai.
Pak ditë më parë PD iu përgjigj pozitivisht ftesës së PS-së për ngritjen e një komisioni parlamentar për reformën zgjedhore. Por ndërkohë ajo fajësoi socialistët për vonesat e krijuara duke pohuar se ka qenë opozita që ka patur mëdyshje për të zgjedhur mënyrën e duhur për këtë reformë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi sqaroi se deri tani janë marrë në konsideratë dy variante, njëri synonte kalimin e ndryshimeve në Komisionin e Ligjeve dhe tjetri ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore. “Ne kemi qenë të hapur për dy variantet e mundshme që janë i pari përmes Komisionit të Ligjeve dhe i dyti përmes një komisioni të posaçëm. Ka qenë një mëdyshje e opozitës për të zgjedhur mënyrën më të mirë të mundshme për të realizuar reformën zgjedhore”, - sqaroi Patozi. Por ai gjithsesi siguroi se PD është e gatshme të veprojë në bazë të propozimit të PS-së. Ndërkohë Berisha komentoi më tej dhe takimet që zhvilloi në Bruksel dhe në Monako. Ai vlerësoi anëtarësimin e Partisë Demokratike në Bashkimin Demokratik Ndërkombëtar si një moment mjaft të rëndësishëm për PD-në. “Kjo i faktoi botës se Partia Demokratike është tërësisht një parti e qendrës së djathtë”- tha Kryeministri njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike. Gjithashtu Kryeministri informoi dhe për takimet që kishte zhvilluar me krerët e Partive anëtarë të këtij forumi gjatë konferencës së Liderëve të Partive të Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar që u mbaj në Paris. “Informova Presidentin e këtij forumi me masat e marra nga qeveria në luftën kundër krimit të organizuar dhe reformat e ndërmara”, - tha ai. Në kuadër të shkëmbimit të mendimeve me personalitete të partive të djathta europiane, gjatë takimit të BDN-së në Paris, Berisha veçoi takimin me Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy, të cilin e ftoi për një vizitë në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008