E Hënë, 2 Nëntor 2026

A vdiq vërtet Adolf Hitleri?

08/05/2005  Një debat që është akoma i hapur edhe 60 vjet më vonë

Gjenerali George C. Marshall, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Amerikan, e kish kuptuar qysh më 1 maj se mund të ishte e domosdoshme të bëhej diçka për të frenuar “mitin e martirit të Hitlerit” që ishte ushqyer nga lajmërimi i Admiralit Donitz

Karl-Heinz Spaeth pretendoi se e kish kuruar Hitler më 1 maj 1945 në pavionin e viktimave në bodrumin e Landvehrkasino përballë bunkerit në Kopshtin Zoologjik të Berlinit. Hitler ishte plagosur në një barrikadë tankesh, duke luftuar rreth zonës së Kustrin në qytet

Më datë 1 maj, në orën 21 e 30, Radio Hamburgu paralajmëroi popullin gjerman se do të bëhej një “lajmërim i rëndë dhe i rëndësishëm”. Kjo u pasua nga disa pjesë të veprave të Vagner dhe Simfonia e Shtatë e Bruckner. Më pas, në orën 22 e 30, u dëgjua zëri i Admiralit të Madh Karl Donitz, Komandant i Përgjithshëm për veriun e Gjermanisë.

Me një ton të trishtuar, ai shpalli vdekjen e Hitler dhe suksesionin e tij si Fyhrer i Rajhut. Hitler kishte rënë “këtë pasdite”, tha ai, duke “luftuar në krye të trupave të tij”. Kjo deklaratë u besua nga shumë njerëz. “The Times of London” botoi nekrologjinë e Hitler të nesërmen. Presidenti Eamon de Valera, i Irlandës, i dërgoi ngushëllimet e tij ambasadorit gjerman në Dublin.

Por kjo ishte jo e vërtetë. Hitler, siç iu tha më pas botës, kish vdekur një ditë më parë dhe nuk kish rënë në aksion, si hero martir, por kish kryer vetëvrasje, pa u larguar nga Bunkeri i Kancelarisë së Rajhut, ku ndodhej qysh prej 16 janarit 1945. Donitz ndoshta kishte më shumë se një arsye për nxjerrjen e historisë që bëri.

Ai mund të ketë qenë në dijeni të të gjitha fakteve, por, gjithsesi, duhet të ishte çuditur se si do të reagonin trupat gjermane në qoftë se do t’u thohej se lideri i tyre nuk kish vdekur me një vdekje të lavdishme, por kish vrarë veten. Cilado qofshin arsyet e Donitz, kjo histori e gabuar, e kombinuar me heshtjen e plotë nga ana e rusëve, lidhur me atë që kishin, ose nuk kishin gjetur në Kancelarinë e Rajhut dhe mungesën e një trupi – qoftë të Hitler, qoftë të Eva Braun – nuk bindën shumë njerëz. Në të kundërt, gjatë të gjithë verës së 1945 zërat se Hitler ishte akoma i gjallë filluan të shtohen. Pati shumë shikime. Midis të parëve qe ai që u raportua se Hitler ishte parë të jetonte si një eremit në një shpellë afër Liqenit të Garda, në Italinë veriore.

Një tjetër raport thoshte se ai tani ishte një bari në Alpet zvicerane, një i tretë se ishte krupié në një kazinó në Evian. Ai ishte parë në Grenoble, St Gallen dhe bile afër brigjeve irlandeze. I parë nga kjo distancë, secili prej këtyre raportimeve duket fantastik dhe i pabesueshëm, por nuk qe kështu që u panë në atë kohë. Jo të gjitha qenë kaq fantastike. Në korrik të vitit 1945, US Office of Censorship kapi një letër të shkruar nga dikush në Uashington. E adresuar një gazete të Chicago, letra pretendonte se Hitler po jetonte në një fermë gjermane, 450 milje larg nga Buenos Aires. Qeveria amerikane i dha aq kredibilitet sa të vepronte, duke i dërguar një telegram të klasifikuar ambasadës amerikane në Argjentinë për t’i kërkuar ndihmë në ndjekjen e hetimit.

Përveç informacionit të dhënë bazë, telegrami shtonte se Hitler supozohej se jetonte në në lagje speciale nëntokësore. "Burimi tregon se ka një hyrje perëndimore për në refuxhon nëntokësore që konsiston në një mur të gurtë të drejtuar ngë qeliza fotoelektrike, të aktivizuara nëpërmjet sinjaleve të koduara me elektrikë dore të zakonshëm. Hyrja e zbuluar kështu, me sa duket, siguron hyrje për automjete”.

Ajo vazhdonte se Hitler e kish siguruar veten me dy sozí dhe ishte intensivisht duke zhvilluar plane për bomba robotë me rreze të gjatë dhe armë të tjera. Çështja qe marrë seriozisht për J. Edgar Hoover, në atë kohë drejtor i FBI-së, sa për t’u angazhuar në të, megjithëse menjëherë më pas ai i shkruajti Departamentit të Luftës: "Deri më tani, nuk është marrë asnjë indikacion serioz që Adolf Hitler ndodhet në Argjentinë". Gazeta ruse “Izvestija” botoi një raport, sipas të cilit Hitler dhe Eva Braun qenë shëndoshë si molla dhe po jetonin në një kështjellë të mbrojtur në Uestphalia.

Kjo sugjeronte fajësi nga ana e britanikëve, përderisa Uestphalia ndodhej në zonën britanike të pushtimit. Raporti u pasua nga një në muajin gusht, në të cilin një avokat amerikan i shkruante Hoover në FBI për t’i thënë se ish-Fyhreri po jetonte me emrin fals Gerhardt Veithaupt, në një shtëpi që i përkiste njëfarë Frau Frieda Haaf, në Innsbruck.

Së bashku me të, thoshte ky avokat, ishte dhe mjeku i tij personal. Një tjetër relacion e paraqiste Hitlerin gjithashtu në Innsbruck. Informatori ishte një njeri i kënduar – sërish avokat – më shumë sesa një fshatar, apo ushtar pak i arsimuar.

Një tjetër erdhi nga një mjek gjerman, një njeri ndoshta i stërvitur në vëzhgim. Karl-Heinz Spaeth pretendoi se e kish kuruar Hitler më 1 maj 1945 në pavionin e viktimave në bodrumin e Landuehrkasino, përballë bunkerit në Kopshtin Zoologjik të Berlinit. Hitler ishte plagosur në një barrikadë tankesh, duke luftuar rreth zonës së Kustrin në qytet.

Në deponimin e tij nën betim, ai shtoi: "Hitler ishte i shtrirë në dysheme. Një copë predhe i kish çarë uniformën, i kish hyrë në gjoks dhe prekur mushkëritë në të dyja anët. Nuk kishe se çfarë t’i bëje. Mora disa fasho të ndihmës së shpejtë dhe e fashova.

Gjatë kësaj kohe, ai rënkonte papushuar. Nuk qe plotësisht në vete. Për t’i lehtësuar dhimbjen, shkova në depo për të marrë ca morfinë dhe i bëra një injeksion dyfish të fortë. Opinioni i përgjithshëm qe se Hitler do të vdiste. I mata pulsin e frymëmarrjen dhe mësova se pas rreth 3 minutash ai kish pushuar së marri frymë. Rrahjet e zemrës vazhduan për rreth 3 minuta dhe më pas pushuan. Pasi e kisha shpallur Fyhrerin të vdekur dhe informuar liderët SS për këtë fakt, më lanë të lirë dhe u ktheva në punën time”. Menjëherë më pas, tha Spaeth, liderët e mbijetuar SS “e hodhën trupin në erë me 3 kilogram dinamit”. Ai ia përsëriti historinë e tij Qeverisë Ushtarake, e cila nga ana e saj e raportoi në Berlin në muajin shtator. Kushdo, kudo, dukej i vendosur të injoronte deklaratën e 1 majit të Admiralit të Madh Donitz. Tregime të tilla për vdekjen e Hitler qenë absolutisht më pak konfuze sesa shembujt më të shumtë të shikimeve dhe situata u duk se po dilte jashtë kontrollit.

Gjenerali George C. Marshall, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Amerikan, e kish kuptuar qysh më 1 maj se mund të ishte e domosdoshme të bëhej diçka për të frenuar “mitin e martirit të Hitlerit” që ishte ushqyer nga lajmërimi i Admiralit Donitz. Eisenhouer dukej se nuk ishte dakord. Në qershor, kur ndoshta ishte lideri më popullor në Perëndim, ai mbajti një konferencë shtypi në Hotelin Raphael, në Paris. Atje ai ngriti dyshimin se Hitler vërtet kish vdekur. Ai qe figura e parë aleate me autoritet në Perëndim që e tha këtë. Megjithatë ka qenë vetëm në muajin shtator që ka filluar një hetim zyrtar dhe kur ai filloi qenë britanikët që i ndoqën ato.

Vijon

“Legjendat” pas vdekjes

Pati shumë shikime. Midis të parëve qe ai që u raportua se Hitler ishte parë të jetonte si një eremit në një shpellë afër Liqenit të Garda, në Italinë veriore.

Një tjetër raport thoshte se ai tani ishte një bari në Alpet zvicerane, një i tretë se ishte krupié në një kazinó në Evian. Ai ishte parë në Grenoble, St Gallen dhe bile afër brigjeve irlandeze. I parë nga kjo distancë, secili prej këtyre raportimeve duket fantastik dhe i pabesueshëm, por nuk qe kështu që u panë në atë kohë. Jo të gjitha qenë kaq fantastike. Në korrik të vitit 1945, US Office of Censorship kapi një letër të shkruar nga dikush në Uashington. E adresuar një gazete të Chicago, letra pretendonte se Hitler po jetonte në një fermë gjermane 450 milje larg nga Buenos Aires. Qeveria amerikane i dha aq kredibilitet sa të vepronte, duke i dërguar një telegram të klasifikuar ambasadës amerikane në Argjentinë për t’i kërkuar ndihmë në ndjekjen e hetimit

Vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›