KOP: Do të kreditojmë bujqësinë
08/05/2005 PD premton në Lushnje lehtësira për fermerët
Komiteti i Orientimit të Politikave, pranë Partisë Demokratike, në platformat për bujqësinë, parashikon politikat tatimore favorizuese për këtë sektor. Gjatë prezantimit të kësaj platforme në rrethin e Lushnjës, anëtarët të KOP-it kanë theksuar se do të ndiqet një politikë lehtësuese për fermerët shqiptarë. Ata kanë premtuar kreditim për mekanikën bujqësore, reduktim të tatim-fitimit për agrobiznesin, plehrat kimikë etj. Në qendër të zbatimit të kësaj platforme për demokratët qëndron mbështetja ligjore, institucionale dhe financiare, të cilat do t'i nënshtrohen një kontrolli rigoroz të institucioneve të caktuara të administratës. Thelbi i kësaj platforme në sektorin e bujqësisë është kalimi nga gjendja kaotike të tranzicionit në rrugën e sigurisë dhe qëndrueshmërisë. Bujqësia, sipas konstatimeve të demokratëve, në periudhën e qeverisjes së socialistëve është një sektor i prapambetur dhe jo efektiv i ekonomisë në vend, me një tregues të varfërisë që është 50 për qind më i lartë në zonat urbane. Ky sektor rezulton me një tendencë braktisjeje të sipërfaqes së tokës deri në masën 22% dhe është në vazhdim, duke humbur interesin e fermerëve për t'u marrë me aktivitetin bujqësor.