E Hënë, 2 Nëntor 2026

Delvina paralajmëron bojkot për zgjedhjet

08/05/2005  Shoqatës për mbrojtjen e qytetarit dhe grupit të intelektualëve të Delvinës kanë kërkuar bojkotimin e zgjedhjeve në këtë zonë, duke theksuar se gjatë 10 viteve nuk kanë parë asnjë investim. Takimi u zhvillua në kinoteatrin e qytetit. Organizatori i aktivitetit, Luan Laze, tha se qëllimi i mbledhjes është që të sensibilizohet qeveria shqiptare për mjerimin që ka pllakosur në Delvinë. Sipas tij, në këtë qytet nuk shkel asnjë këmbë deputeti dhe politikani. „Ata janë të pabesueshëm për Delvinën kur marrin lekë nga bota dhe i shpërdorojnë ato. Kemi të gjithë dokumentacionin dhe do të bëjmë kallëzim penal për qeveritarin Adem Duka, i cili ka shpërdoruar 130 milionë lekë për rrugën Delvinë-Sarandë, ku nuk është bërë asnjë lloj investimi“, tha Laze.

Intelektualë të ndryshëm kërkuan që t'u bëhet thirrje qytetarëve të Delvinës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e kësaj vere, si shenjë proteste për mungesën e investimeve në këto 15 vjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›