Miratohet projekti për Llixhat
08/05/2005 Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë ka miratuar studimin urbanistrik të zonës turistike kurative të Llixhave në Elbasan. Studimi parashikon zhvillimin dhe përmirësimin e aktivitetit rezidencial të komunës së Llixhave, si dhe përmirësimin e aktivitetit sanitar, që lidhet me atë termik-kurativ. Detyra e projektimit propozon një riorganizim të përgjithshëm të hapësirave të zonës, duke përcaktuar ndërhyrjet që duhen bërë. Parashikohet që rruga kryesore për automjetet të kalojë pranë përroit kryesor, ndërsa në territorin, ku aktualisht funksionon merkata e hapur, studimi propozon një organizim krejt të ri, me sheshe të sistemuara për këmbësorët, terrene sportive, si dhe një objekt me karakter multifunksional me dyqane, zyra, hotele, posta, banka apo edhe pjesë rezidenciale.