Tony Blair & Gordon Brown: ǒkërkon e ardhmja

08/05/2005 Tashmë që zgjedhjet nuk janë më nëpër këbmë, Braunistët nuk bëjnë asgjë për të shuar spekulimet se tashmë ditët e Kryeministrit në detyrë janë të numëruara. Disa ndjekës të vijës së ashpër madje po i bëjnë thirrje që të largohet mejëherë
Në një periudhë afatshkurtër, dita kyçe është referendumi në Francë për Kushtetutën e re të Bashkimit Evropian, më 29 maj. Paradoksalisht, një votë profranceze do të ishte një forcë stabilizuese për qeverinë Bler
Toni Bler u rikthye në shkallët e Downing Street dje, me një vetëbesim pak më të madh nga ai që kishte shfaqur në orët e para të ditës pas fitores. Në përpjekje për të stabilizuar pozicionin e tij, ai theksoi mësimet që kish nxjerrë gjatë fushatës së fortë: “Mendoj se kam një ide të qartë të asaj që pret populli britanik nga ne në këtë mandat të tretë”, tha ai.
Pa bërë të qartë se sa gjatë do të qëndrojë, Bler foli për axhendën e plotë politike që ka mbi tryezë: ekuilibër punë-jetë, reformë në shëbrimet publike, mbështetje e një shteti universal të mirëqenies, reformë pensionesh. Por pavarësisht fjalëve vizionare, si Bleristët ashtu edhe Braunistët, privatisht pranojnë se, ai nuk do të jetë në gjendje të shkojë deri në fund të mandatit të tretë.
Ndjesia është se fushata e laburistëve doli huq, duke u fokusuar më shumë në defektet e konservatorëve, sesa pikat e forta të laburistëve. Ishte më shumë kthim pas sesa ecje përpara.
Siç e shohin Braunistët, nata e zgjedhjeve nuk mund të kish shkuar më mirë se kaq. Mazhoranca e laburistëve kishte “hyrë në ujë”, për të cilën Kryeministri i plagosur u bë fajtor, ndonëse ajo rezulton se është e mjaftueshme për në parlament. Dhe kancelari i thesarit ka patur edhe një tjetër avantazh, atë të meritës që i njihet se pikërisht prej tij ajo natë nuk rezultoi edhe më fatale.
Gordon Brown do të jetë në gjendje të thotë se bëri të pamundurën në mbështetje të Kryeministrit, por trashëgimia e këtij në Irak ishte më e rëndësishme për shumë njerëz sesa përparimet në shëndetësi dhe ekonomi.
Edhe njerëzit më të afërt të Toni Blerit, si Lordi Falkoner, pranojnë se Iraku ka qenë i vetmi faktor i madh në tkurrjen e laburistëve, ndërsa imigrimi vinte i dyti.
Tashmë që zgjedhjet nuk janë më nëpër këbmë, Braunistët nuk bëjnë asgjë për të shuar spekulimet se tashmë ditët e Kryeministrit në detyrë janë të numëruara. Disa ndjekës të vijës së ashpër, madje po i bëjnë thirrje që të largohet menjëherë.
Ish-sekretari i Jashtëm, Robin Kuk, deklaroi, më shumë mes trishtimit sesa zemërimit, se Kryeministri duhet të tregojë gjithashtu se kur ka ndërmend të largohet.
Compass, një tjetër fraksion brenda laburistëve, i bëri gjithashtu thirrje Blerit që të hiqet mënjanë. Kryetari i tij, Nil Louson, tha: “Nëse duam të fitojmë sërish me një mision laburist, qeveria duhet rinovuar. Kjo, me Toni Blerin është e pamundur. Ai duhet të hiqet mënjanë në një kohë dhe mënyrë që i shërben interesave laburiste... le të tregohemi të ndershëm. Nëse ai do të ish larguar para zgjedhjeve, atëherë laburistët do të kishin fituar shumë më tepër vende në parlament. Gordon Braun është pasardhësi i duhur i Toni Blerit”.
Megjithatë, nuk do të ketë grusht në pallat. Braun nuk e ka shumë me ngut për të zënë vend në krye të qeverisë.
Në një periudhë afatshkurtër, dita kyçe është referendumi në Francë për Kushtetutën e re të Bashkimit Evropian, më 29 maj. Paradoksalisht, një votë pro franceze do të ishte një forcë stabilizuese për qeverinë Bler.
Ajo do të garantojë që Britania do të duhet të mbajë referendumin vitin e ardhshëm, duke ofruar një fokus për qeverinë dhe një datë të mundshme largimi për Blerin.
Ndërkohë që eurofilët presin që Britania të votojë kundër, një largim i parakohshëm i Blerit, ndoshta në fund të presidencës britanike të BE në dhjetor, do të ishte jo i mirëpritur nga zoti Braun.
Kjo do ta detyronte atë t’i kushtonte një pjesë të mirë të nëntë muajve të parë si Kryeministër përballjes me një betejë të vështirë kundër një publiku skeptik dhe një shtypi armiqësor.
Në të tilla rrethana, periudha e muajit të mjaltit për Braunin do të ishte vërtet e shkurtër. Në secilin rast, Evropa nuk do të jetë e lehtë. Nëse Franca voton kundër, Britanisë do t’i mbetej në dorë poçja e thyer.
E majta britanike do të jetë sërish e irrituar me Blerin, që merr rolin e avokatit të tregut të lirë. Nëse ashpërsohet shumë, me siguri do të nxjerrë në pah edhe mungesën e ndikimit të tij në Evropë, si dhe çmimin që ai ka paguar për marrëdhënien e ngushtë me George Bushin.
Por Evropa nuk ështe e vetmja arsye, që për Braunin do të qe më mirë sikur Bleri të qëndrojë edhe për një apo dy vite në pushtet. Ndonëse konservatorëve do t’u duhej të fitonin edhe 100 vende të tjerë në zgjedhjet e ardhshme për të patur shumicën, laburistëve do t’u duhej të humbnin jo më shumë se 30 për të humbur mazhorancën. Që do të thotë që vendimet e vështira do të duhet t’i heqin qafe në këtë parlament, për të mos dëmtuar atmosferën politike në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
Ndryshime të pjesshme në qeveri
Kryeministri britanik, Toni Bler, ka bërë ndryshime të pjesshme në kabinetin e tij.
Këto ndryshime ai i shpalli një ditë pas fitores së Partisë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme, që u zhvilluan ditën e enjte. Jack Straw mbetet ministër i Jashtëm.
Postin e tij e ruajti edhe ministri i Financave, Gordon Brown, personi që pritet ta zëvendësojë zotin Blair në të ardhmen. John Reid do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes, ndërsa Peter Hain ka marrë përgjegjësinë për Irlandën e Veriut. Në kabinet është rikthyer edhe ish-ministri i Brendshëm, David Blunkett, i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar, pas një skandali seksual.
Zoti Blunkett do të jetë ministër i Punës dhe Pensioneve. Përpara shpalljes së këtyre ndryshimeve, zoti Blair tha se qeveria e tij do të përqëndrohej në çështjet që shqetësonin popullin, në ekonomi, arsim dhe shëndetësi.
Udhëheqësi i konservatorëve, Michael Howard ka dhënë dorëheqjen
Viktima e katërt e Faktorit Bler
Duke shprehur trishtimin që nuk mundi të largojë Blerin – por kënaqësinë për performancën e përmirësuartë partisë, që merr tashmë thuajse 200 vende – Hauard tha se në moshën 63-vjeçare, ndihej shumë i moshuar për të drejtuar partinë drejt zgjedhjeve të ardhshme. “Kam thënë se, nëse njerëzit nuk sjellin gjë, ata ikin; unë do të sillja diçka, nëse fitoja zgjedhjet. Këtë nuk e bëra”.
Nicholas Watt
Majkëll Hauard befasoi të gjtihë anëtarësinë konservatore, duke u bërë udhëheqësi i katërt i partisë së tij në tetë vjet që jep dorëheqjes, pasi bie viktimë e qëndresës së Toni Blerit. I rrethuar nga pjesëtarët e buzëqeshur të familjes, Hauard u duk i lehtësuar teksa kërkonte një shëbim të fundit – për të qëndruar edhe disa muaj në detyrë, me qëllim që të drejtojë ndryshimet e rregullave të zgjedhjes së lidershipit në partinë e tij.
Deklarata e tij e dorëheqjes, në zonën shumë të rëndësishme të Putney, e cila u rifitua nga konservatorët, pasi kish qenë për tetë vite në duar laburistësh, nxiti menjëherë mërmërimat e para për konkurrimin e gjashtë që nga koha e rënies së Margaret Thatcherit, në 1990.
David Davis, sekretari i brendshëm i qeverisë hije, është tashmë kandidati kryesor, teksa konservatorët në të gjithë partinë shpallën mbështetjen e tyre për njeriun që doli i fundit në konkurrimin e fundit në vitin 2001.
Duke shprehur trishtimin që nuk mundi të largojë Blerin – por kënaqësinë për performancën e përmirësuar të partisë, që merr tashmë thuajse 200 vende – Hauard tha se në moshën 63-vjeçare, ndihej shumë i moshuar për të drejtuar partinë drejt zgjedhjeve të ardhshme. “Kam thënë se, nëse njerëzit nuk sjellin gjë, ata ikin; unë do të sillja diçka nëse fitoja zgjedhjet. Këtë nuk e bëra.”
Brenda pak sekondash, kampet e ndryshëm rendën drejt telefonave për të përcaktuar taktikat. Asnjë kandidat serioz nuk ka gjasa të bëhet publik deri kur të kenë ndryshuar rregullat e partisë, një proces që mund të jetë i komplikuar.
Zoti Hauard dhe konservatorët kryesorë dëshirojnë të ndryshojnë rregullat “qesharake”, të cilat i dhanë partisë një udhëheqës, Jan Duncan Smith, i cili nuk mori kurrë votëbesimin e parlamentarëve.