Socialistët do të humbin se janë në panik dhe skanë alternativa

08/05/2005 Spartak Ngjela thotë për "Metropol" se përballë Spartak Poccit do ta ketë fitoren shumë të lehtë
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Spartak Ngjela, në një intervistë për "Metropol", shprehet i sigurt në fitoren e tij përballë kandidatit të PS-së në zonën 41, Spartak Poçi. Sipas Ngjelës, fushata e tij do të përqëndrohet kryesisht në platformën elektorale të PD-së dhe në projekte që ai ka për këtë zonë. Ndërkohë, gjatë intervistës, sekretari demokrat ka komentuar dhe zhvillimet e kongresit të fundit të PS-së. Ngjela thekson se akuzat e hedhura në këtë kongres, kanë ardhur si pasojë e panikut që ka përfshirë kampin socialist nga humbja e sigurt. Për sa i përket zgjedhjeve në Kryesinë e PD-së dhe faktit se nuk arriti ta kalojë pragun e votave në Këshill Kombëtar, Ngjela shprehet se kjo nuk do ta pengojë në karrierën politike dhe se tashmë do të angazhohet për të fituar mandatin e deputetit.
Zoti Ngjela, si e shihni përballjen tuaj me një ndër figurat e njohura të PS-së, Spartak Poçi?
Nuk e konsideroj të vështirë, mendoj që do ta fitoj, sepse ajo është zona jonë dhe dy herë rresht e kemi humbur padrejtësisht. Nuk po i hyj çështjeve se si e kemi humbur, por dua të them se e kemi humbur padrejtësisht. Argumenti i dytë, në të cilin e mbështes fitoren time, është që ka një dekadencë elektorale të PS-së, e cila vjen si pasojë e dekadencës në qeverisje. Pra, kemi një qeverisje me probleme, që ka thelluar varfërinë në Shqipëri. Kemi një qeverisje që nuk arriti dot të krijojë sistem, dhe kjo ka reflektuar në një dekadencë të elektoratit në funksion të votës. Të gjitha këto, duke i mbledhur bashkë, duke i shtuar dhe faktin që kundërshtari im është ministër i kësaj qeverie, natyrisht që fitorja nuk do të jetë shumë e vështirë.
Përpara dy ditësh u zhvillua kongresi i PS-së. Do donim një koment tuajin mbi këtë eveniment, i cili ka shkaktuar jo pak reagime nga kahe të ndryshme të politikës?
Kongresi reflektonte frikë. Madje, ne kujtonim se ata ishin vetëm të trembur, por, me sa u pa, ata ishin në panik. Kalimi nga frika në panik vjen nga fakti se sondazhet i japin një humbje të thellë socialistëve. Duke u nisur nga kjo, ata mendojnë se humbja vjen nga abstenimet, dhe jo si pasojë e shiftit politik, që ka bërë një kolonë e caktuar e elektoratit. Eshtë mëse e sigurt që elektorati ka bërë shift, dhe përkrahja ka kaluar nga ata te ne, në këta katër vjet. Por, ata mendojnë se kjo vjen si pasojë e abstenimit, dhe e kanë gabim, ata revokuan të kaluarën, për të dhënë të kuptohet se do vijë sërish kjo apo ajo kohë, gjë që s'kishte lidhje aspak me momentet e tanishme që po kalon vendi. Kam përshtypjen se frika, si rregull, ta heq racionalitetin, ta heq logjikën, të fut në hulli të gabuara dhe sidomos të çon drejt fatalizmit. Dhe kjo po duket te këta. E kanë humbur qetësinë, nxorën një ekip elektoral me probleme, nuk kanë alternativë dhe natyrisht, përderisa nuk ke alternativë, do t’i kthehesh të kaluarës. Por, shqiptarët nuk janë më një shoqëri, e cila sheh nga e kaluara.
U lexua dhe platforma Rama në kongres, e cila, gjithsesi, mbetet një alternativë, apo një platformë?
Nuk e dëgjova me shumë vëmendje, por, me aq sa e kapa nga radioja, në makinë, mund të them se nuk ishte një platformë politike. Mund të themi një gjë. Partia Socialiste sot vuan politikisht, jo platformarisht. Degjenerimi në qeverisje është paaftësi në një krah dhe makutëri në krahun tjetër. Të gjitha këto nuk kanë nevojë për platformë kanë nevojë për reformë drastrike. Reformë, e cila duhet të drejtohet nga moraliteti dhe profesionalizmi. Ajo është një klasë dirigjente, së cilës i mungon edhe moraliteti, edhe profesionalizmi. Atëherë i duhet një platformë dyfishe, edhe morale, edhe profesionale. Me platforma të tilla është e pamundur të ndërtohet një shtet. Kam përshtypjen që platforma e PS-së do të vijë për publikun, pasi të dalë në opozitë.
Le të flasim pak dhe për PD-në. Së fundi, u zhvilluan zgjedhjet brenda partisë, dhe ju nuk mundët të kalonit pragun e votave për në Kryesinë e partisë. E shihni këtë si risk që duhet pranuar nga hapja e PD-së?
Duhet të them një gjë, politika është karrierë, kurse forumet partiake diçka tjetër. Mua nuk më pengon aspak në ecurinë time politike, qenia sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në PD. Kam marrë 73 vota nga i njëjti këshill si sekretar, dhe 53 për Kryesinë. Duhet të mësohemi me diçka. Politika është pak a shumë një lojë me sistem. Eshtë si loja e shahut, dhe ata që dinë ta luajnë këtë lojë, dinë dhe faktin që figura nuk ka asnjë vlerë, rëndësinë kryesore e ka pozicioni. Pra, unë në këtë pozicion jam në të njëjtin hap me të tjerët. Politika e vërtetë është në parlament. Për mua, më e rëndësishme është gara elektorale, unë kam hyrë në fushatë dhe do të fitoj.
Meqë jemi te fushata elektorale. Çfarë premtimesh dhe me çfarë platforme do të dilni para zgjedhësve në zonën 41?
Fushata ime elektorale do të mbështetet kryesisht te platforma elektorale e PD-së, e cila është tregu, gjallërimi i tregut, kthimi te ligji etj. Pra, ka një të përgjithshme, që i takon programit të PD-së, pastaj e veçanta i përket zonës, se çfarë do t'i sjell kësaj zone në rast se marr mandatin e deputetit.
I keni marrë parasysh premtimet e kundërshtarit. Pak më lart thatë që ai është ministër i kësaj qeverie?
Kundërshtari im nuk ka çfarë premton, se nuk ka bërë gjë. Ka tetë vjet në pushtet dhe nuk e di se çfarë i ka bërë asaj zone. Ta shikojmë. Zgjedhjen e vendos elektorati.
Një tjetër debat i hapur është dhe qëndrimi i televizionit publik për sa i përket transmetimeve të kongresit të PD-së dhe PS-së. Ju jeni sekeretar për Marrëdhëniet me Publikun, si do ta komentonit këtë qëndrim të TVSH-së?
Ai është domeni i PS-së, ne na bllokoi mediat. Por, s'ka problem, ne i kemi marrë masat do të fitojmë dhe me median e qeverisë kundër. Por, media private është shumë më e emancipuar dhe çështja është më e thjeshtë. Ne na mjaftoi ajo për të përcjellë imazhin tonë.