E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meksi niset në Bruksel për takimin e rradhës

08/05/2005  Shqipëria rapoton në KE për pronat dhe zgjedhjet

Në fillim të javës zhvillohet në Bruksel takimi i 12-të i Grupit të Përbashkët Konsultativ Task-Force të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Në kuadër të raundit të gjashtë zyrtar të negociatave me Komisionin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, delegacioni shqiptar do të përfaqësohet nga ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi. Në këtë takim pritet të diskutohen çështje të tilla si përgatitja e zgjedhjeve parlamentare dhe situata politike që është krijuar në vend. Në axhendën e takimit do të diskutohen dhe çështje të drejtësisë dhe çështje të brendshme si reformat që janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në takim do të diskutohet dhe për mënyrën se si po procedohet me ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Të drejtat e njeriut, duke përfshirë si çështje kryesore të drejtat e minoriteteve si dhe liria e shprehjes dhe medias, do të jetë pjesë e bisedimeve. Ndërkohë, që ditën e hënë, do të shpallen edhe fituesit e konkursit për esenë për integrimin, nismë kjo e inicuar nga ministrja e Meksi dhe përfaqësues të ambasadës angleze në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›