E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pedagogu Gjika te mos abuzoje me emrin e keshillit"

Vlore- Rektori i Universitetit te Vlores, Tanush Shaskaj, reagon pas kerkeses se 15 anetareve te Keshillit Bashkiak per te zhvilluar nje mbledhje urgjente pas largimit nga detyra si pedagog te anetarit Sokol Gjika. Ndersa pedagogu i italishtes pretendoi se diten qe kishte munguar ishte angazhuar ne nje mbledhje te keshillit, data 5 shkurt, rektorati shpjegoi se Gjika mungonte shpesh dhe pa arsye. "Nuk deshiroj ne asnje menyre qe te hyj ne punet e brendshme te Keshillit te Bashkise se Vlores, sepse e respektoj ne maksimum kete institucion te zgjedhur nga populli, por mendoj se nuk eshte e drejte qe nje keshilltar, i kujtdo force politike qofte, te abuzoje ne emer te keshillit", tha Shaskaj dje per gazeten "KJ". Shaska ka vazhduar me pas duke thene se "perpara se keshilli i bashkise te merret me pretendimet e pabaza te nje keshilltari, i cili per hir te se vertetes nuk eshte larguar nga puna, ky institucion i nderuar duhet te merret me dhenien ndihme Universitetit, per dhenien e nje trualli per zgjerim ambientesh".

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›