I fundit i "Bandes se Lushnjes", policia ve ne pranga Arjan Alicon
TIRANE - Eshte arrestuar dhe anetari i fundit i se ashtequajtures, "Banda e Lushnjes". Arjan Alico, 46 vjec eshte vene ne pranga ne Tirane, kur ishte duke pritur te dashuren e tij. Alico lindur ne Lushnje banonte ne Tirane ne nje shtepi me qira. Ai ka ishte person i shpallur ne kerkim si, anetar i "Bandes se Lushnjes". 46-vjecari eshte kapur prej policise ne nje banese ne Tirane ku po priste te dashuren e tij. Operacioni i policise ishte koduar me emrin "I Fundit", pasi Alicka cilesohet si, personi i fundit, anetar i bandes se Lushnjes. Operacioni i djeshem ishte vazhdim i aksionit te koduar me emrin "Laguna". Gjykata e Krimeve te Renda kishte nxjerre ne 21 prill te vitit 2006, masen e sigurise "arrest me burg", ndaj Alicos. Ai akuzohet per "pjesemarrje ne organizate kriminale", "kryerje e veprave penale nga organizata kriminale", "vjedhje me dhune" dhe "dhunim te varreve". Burimet, thane Alico fshihej ne Tirane ne nje banese qe kishte marre me qira. Informacionet ishin marre nga Policia e Fierit se, fshihej ne Tirane. Pasi eshte zbuluar se, Arjan Alico kishte nje te dashur eshte gjetur numri i saj dhe fotografi. Vajza eshte mbajtur nen mbikeqyrje te rrepte prej uniformave blu. Dy dite me pare, Alico ishte ne banesen e tij te marre me qira. Ai kishte kontaktuar me te dashuren ai i kerkoi asaj qe te shkonte ne banesen ku ai strehohej. E ketu policia e ka ndjekur vajzen, duke e vene ne pranga. A. Cena/Xh. Beharaj
Ndjekja
Agjente e policise kane ndjekur vajzen, deri ne banesen ku strehohej Alicka. Pas kesaj, eshte kerkuar ndihma e forcave speciale te drejtorise se policise Tirane dhe krimeve te renda, te cilet kane mundur ta vene ne pranga 46-vjecarin.
Ndjekja
Agjente e policise kane ndjekur vajzen, deri ne banesen ku strehohej Alicka. Pas kesaj, eshte kerkuar ndihma e forcave speciale te drejtorise se policise Tirane dhe krimeve te renda, te cilet kane mundur ta vene ne pranga 46-vjecarin.