Grabit me arme kusherinjte
KUCOVE- Persona te armatosur grabisin dhe terrorizojne me arme dy familje ne Kucove. Megjithese sendet e vjedhura kane qene nje pompe uji, saldatrice dhe kabull elektrik, te shtenat e armeve kane alarmuar banoret e lagjes "Ferme Partizan", qe i kane shpetuar plumbave per fat te mire. Policia nisi hetimet dhe ndaloi nje prej te dyshuarve, qe eshte njekohesisht edhe kusheri i familjeve te demtuara.
Ngjarja
Rreth ores 23:00, pjesetaret e familjes se M. Banit kane ndjere levizje personash ne oborrin e shtepise se tyre. Menjehere kane ndezur dritat per te pare se kush ishte, por ne ate moment, kane degjuar te shtena te panderprera automatiku. Per t'i shpetuar sulmit, nuk kane dale jashte banese, nderkohe qe autoret kane vijuar te qellonin ne ajer per t'i trembur dhe per te kryer bastisjen. Per te humbur gjurmet dhe terhequr vemendjen, i kane vene zjarrin hambarit me jonxhe, te familjes Bani. Po ndersa familjaret kane dale nga shtepia per te shkuar drejt flakeve per te mundesuar shuarjen, autoret kane arritur te futen ne shtepine e S. Banit, ku dhe kane marre pompen e ujit, nje saldatrice dhe kabull elektrik. Vjedhja eshte konstatuar vetem pasi jane shuar flaket e rena ne hambar, ndersa u be edhe denoncimi ne Komisariatin e Kucoves.
Hetimet
Menjehere drejt vendngjarjes jane nisur nje grup i forcave te policise se Beratit, ndersa u moren deshmite e dy familjeve te demtuara. Gjate keqyrjes, ekspertet gjeten 10 gezhoja model 56, te kalibrit 7,62 si dhe dy granata dore te paplasura. E ndersa ekspertet e policise kane qene duke marre ne pyetje familjaret e M. Banit, nje tjeter familje ka denoncuar vjedhjen ne pronen e saj. Uniformat blu kane kryer shume shoqerime te te dyshuarve, banore te fshatit dhe kryen kontrolle neper banesa. Burime zyrtare deklaruan arrestimin e 35 vjecarit Luis Bani, si autor te dyshuar te ngjarjes, nderkohe qe bllokoi ne banesen e tij, ne cilesine e proves materiale nje pompe uji, nje saldatrice, kabull elektrik, si dhe 60 cope fishek model 56. Nga hetimet e para dyshohet se Bani, i aferm me familjaret e demtuar, ka kryer grabitjen ne bashkepunim.
E. Hazizolli
I ndaluari mohon akuzat e grabitjes
Nje grup hetimor eshte ngritur per te hetuar ngjarjen e ndodhur dhe u moren deshmite e banoreve te lagjes "Ferme Partizani" te Kucoves. Gjate ndalimit te te dyshuarit Luis Bani, ky i fundit ka mohuar akuzat e ngritura, duke mohuar te kishte kryer grabitjen me arme, te te afermve te tij. Por zyrtare te policise thane se sendet materiale te denoncuara si te vjedhura, u gjeten ne shtepine e te dyshuarit.