I denuar per trafik, fshihej ne shtepi
I shpallur ne kerkim prej nje viti, eshte kapur ne banesen e tij ku dhe fshihej. Engjell Xhoxhaj 36-vjec, figuronte i denuar ne mungese nga Gjykata e Gjirokastres, per vepren penale te "dhenies se ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit". Ndaj tij ishin dhene 18 muaj e 15 dite burg, pasi akuzohej per trafikimin e 10 personave drejt Greqise. Arrestimi eshte bere mbremjen e se martes. Burime zyrtare bene me dije se rreth ores 19:00 u mundesua edhe arrestimi i Xhoxhaj, banues ne lagjen "Llukan Prifti" te qytetit te Kucoves. Policia tha se per 36-vjecarin ka dale per ekzekutim vendimi penal me numer 126, qe mban daten 10 nentor 2008. Ne baze te ketij vendimi, Xhoxhaj eshte denuar ne mungese me 18 muaj e 15 dite burg. Mesohet se behet fjale per ndihmen qe 36-vjecari, u ka dhene 10 personave, per te kaluar ne Greqi pa dokumentacione.