"A3 tregoi si ndërtohen demokracitë"
Pas Samitit të NATO-s në Bukuresht, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, ka vijuar takimet e tij në Kroaci. Gjatë fjalës së mbajtur në sheshin "Shën Marku" në Zagreb, Presidenti Bush u shpreh se Shqipëria dhe Kroacia janë aleate të besueshme dhe të mirëpritura në NATO. "Ne mirëpresim në Aleancën e Atlantikut të Veriut Kroacinë dhe Shqipërinë, vende që janë aleate të besueshme të NATO-s", është shprehur Bush. Duke theksuar se tashmë ishte i kënaqur që "Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën për anëtarësim në NATO". Gjithashtu, Presidenti amerikan ka shprehur keqardhjen e tij që "NATO-ja nuk e dha ftesën edhe për Maqedoninë". "Ftesa e NATO-s për Maqedoninë u shty vetëm për shkak të konfliktit që ajo ka për emrin me Greqinë. Sapo kjo çështje të zgjidhet, Maqedonia do të bëhet pjesë e Aleancës", tha Presidenti Bush. Sipas tij, "ky është qëndrimi i qartë i SHBA-së dhe Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur". Presidenti amerikan u shpreh se "NATO-ja është e hapur për të gjitha vendet e tjera në rajon, ndërkohë që njerëzit në këtë rajon e dinë se çfarë vlere ka liria". Duke vlerësuar kontributin e vendeve të Kartës së Adriatikut në misionet paqeruajtëse, Presidenti Bush u shpreh se "sot në breg të Adriatikut ne jemi të lirë", ndërkohë që e vlerësoi si mjaft të vlefshëm kontributin e vendeve të rajonit për lirinë. "Liria është ajo për të cilën ne luftojmë", tha Presidenti amerikan. Pas vizitës njëditore në Kroaci, shtet të cilin e ka lavdëruar për ndërtimin e saj duke e quajtur një demokraci të maturuar, Presidenti i SHBA-së, Bush, është nisur drejt Rusisë për bisedime me Presidentin Vladimir Putin.
Presidenti Bush ishte pjesëmarrës në Samitin e NATO-s, ku Kroacia, së bashku me Shqipërinë, u ftuan të hyjnë në strukturat e saj. Në këtë Samit, Shqipëria është përfaqësuar në nivelin e saj më të lartë me Presidentin Bamir Topi dhe me Kryeministrin Sali Berisha, të cilët kanë qenë të shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ministri Jashtëm, Lulzim Basha, si dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare më të mëdha në vend nga PD-ja, Astrit Patozi, dhe nga PS-ja, Valentina Leskaj. Pas marrjes së ftesës dhe takimeve të suksesshme që kanë pasur si në Bukuresht ashtu edhe në Zagreb, delegacioni shqiptar është kthyer dje rreth mesnatës në atdhe. Në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit është zhvilluar një ceremoni festive në pritje të delegacionit të lartë, i cili përfaqësoi vendin tonë në këtë ngjarje me përmasa historike për Shqipërinë.