E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga për drogën tre beratasve

Janë arrestuar dje në Korçë tre personat që dy ditë më parë braktisën një çantë me drogë dhe i shpëtuan patrullës së policisë. Tre të rinj nga qyteti i Beratit janë identifikuar si pronarë të 10 kilogramëve kanabis dhe janë arrestuar nën akuzën e transportit të lëndëve narkotike drejt shtetit grek. Sipas policisë, ata janë Henrik Cakaresto, 19 vjeç, Adiol Braho, 20 vjeç dhe Sotir Zoto, 22 vjeç. Në çantën e hedhur prej tyre në një kryqëzim mes dy fshatrave kufitarë u gjetën 7 pako me kanabis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›